7 lloje të ushqimeve për të shmangur shtimin e peshës së tepërt

Nuk duhet që të lodheni me numërimin e kalorive që të humbni peshë.

Mësoni se cilat ushqime kanë më pak se 100 kalori dhe kënaquni. Pra, këto janë ushqimet që mund t’i hani sa “të doni” dhe të mos keni frikë se do të shtoni peshë.

– Djathi: Djathi i lopës është njëri ndër ushqimet me kalori të pakta. 100 gramë të këtij produkti përmban vetëm 98 kalori. Ky është njëri ndër ushqimet kryesore në listën e secilit person që ka fëmijë, pavarësisht shijes së tij jo edhe aq “të mirë”.

Që t’i shmangeni kësaj hani djathë duke e kombinuar me ndonjë ushqim tjetër. Bëhuni “shpikës” dhe përdorni disa variante të përzierjes së tij me ushqime tjera, që ai mos t’ju bëhet bajat, shkruan sot gazeta “Zëri”.

– Makaronat: Makaronat e zakonshme në 100 gramët e tij i kanë vetëm 110 kalori. Por, bërja e ndonjë gjelle me makarona nuk është ndonjë ide e mirë. Që ta pasuroni shijen dhe ndërkohë ta ruani nivelin e ultë të kalorive kombinojeni këtë ushqim me limon, domate të freskëta apo me pak vaj ulliri. Edhe kremi është shtesë e mirë për makaronat.

– Frutat e detit: Karkalecat janë një ushqim i lehtë që shpesh shkojnë në kombinim me prodhime të ndryshme, si p.sh me salcë nga majoneza apo salca të tjera. Me siguri nuk e keni ditur, por karkalecat mund t’i kombinoni edhe me salcë nga soja apo koriandra. Porcioni i karkalecave përmban vetëm 100 kalori dhe është ushqim i shëndetshëm.

– Fasulja: Fasulja është një ushqim e cila është shumë e shijshme, ndërsa nuk i nevojitet asnjë shtesë e veçantë që të mund ta hani me shije. Këtë mund ta shërbeni si pjatë të dytë, ngase si kryesorja përmban shumë kalori, e cila mund të shoqërohet me ndonjë tost. Dhe kështu ushqimi juaj do të ketë vetëm 80 kalori.

– Salcat: Sallata nga patatja prej 115 kalorive është ushqim ideal për të gjithë që dëshirojnë që të humbin peshë. Por, që ky ushqim të jetë i këtillë shmanguni përdorimit të salcave të ndryshme. Në vend të këtyre përdorni pak uthull apo shtoni pak vaj ulliri. Kujdes që të mos e kombinoni me bukë.

-Peshku: Tuna është njëra ndër peshqit më të mirë dhe përbën një ushqim shumë të shijshëm së bashku me sallatat. Janë të panumërta mënyrat në të cilat mund që të përgatitet dhe shkëlqyeshëm shkon me ullinj, domate, sallatë të verdhë, qepë, ve të ziera.

Një porcion i tunës nga konserva përmban vetëm 100 kalori, kështu që mund që “të lëshoheni” dhe kënaqeni në ushqimet perfekte nga peshku.

Pijet: Një gotë verë, qoftë ajo e kuqe apo e bardhë, është një ushqim me pak kalori. Me vetëm 83 kalori për gotë mundeni kohë pas kohe t’ia lejoni vetes këtë luks dhe pastaj të mos pendoheni për këtë.

Por, kujdes që të mos e teproni me pijen. Që ta rritni sasinë pijes, shtoni ujë mineral dhe kënaquni në shijen e artë e cila nuk të trashë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *