Nuk janë vetëm ushtrimet që ju bëjnë muskuj mirë të zhvilluar. Përdorni këshillat më poshtë për të ushtruaar në mënyrë më të mençur – jo ushtrime të rënda – por ushtrime për rezultate që ju me të vërtet mund t’i shihni.

Qëndroni i përkushtuar në palestër dhe vazhdimisht përmirësoni ushtrimet tuaja, dhe të jeni të sigurtë që do të jeni më i fuqishëm në javët e ardhshme. Dreqi ta hajë, ndonjëherë ju duket shumë gjatë të prisni atë moment – sikur që prisni t’i takoni shokët në palestër për një orë, dhe dëshironi të jeni i sigurtë se do të i kaloni në ushtrimet bench press.Shikoni këshillat tona më të mira për t’u bërë i fortë menjëherë.

  1. Ushtroni me peshat më të rënda në vend se të përdorni peshat në mënyrë piramidale

Bëni disa seri të nxemjeve me përsëritje të vogla që ju përgatisin të ngrisni peshat më të rënda në seritë tuaja të fundit. Në atë mënyrë, do të keni energji për ato seritë e fundit – më të rëndësishmet për të fituar forcë. Le të themi se po planifikoni  të bëni ushtrimin squats me pesha 135 kg për 5 përsëritje. Mund ti bëni me pesha 60 kg për 6 përsëritje, 80 kg për 5 përsëritje, 100 kg për 3 përsëritje, 120 kg për 2 përsëritje, dhe pastaj 135 kg për 5 përsëritje. Kur të arrini tek ushtrimi me pesha 135 kg të rënda, ju do të jeni plotësisht i nxehur dhe aspak i lodhur.

  1. Përfytyroni çdo përsëritje të ushtrimeve para se t’i bëni ato

Paramendoni se si do të ndjeheni kur t’i keni syt e përqendruar dhe si do të merrni frymë. Nëse bëni kështu, do të ju bëjë më të afërt me mënyrën se si bëhet ushtrimi, dhe do të ju duket më e lehtë.

  1. Pushoni 3 deri në 5 minuta ndërmjet serive të ushtrimeve

Për të mundur të ngrisni më shumë pesha të rënda, trupi juaj duhet të rigjenerohet sa më shumë që është e mundur. Për pak kohë do të ndjeheni i regjenuar plotësisht para se të përpjekeni të ngrisni pesha më të rënda për ndonjë rekord tuaj personal.

  1. Nxehuni me pesha më të rënda se që ngrisni peshat gjatë serive të ushtrimeve

Bëni serinë e nxemjeve të fundit me pesha më të rënda se që keni planifikuar të përdorni pesha në serinë e parë. Bëni më pak përsëritje se që do të bëni gjatë serive të ushtrimeve. Ngritja e peshave të rënda gjatë serive të ushtrimeve të nxemjes do të ju ndihmoj të fitoni masë muskulorë shtesë për ushtrimet që vijonë më pas.

5.Bëni 2 apo 3 ushtrimet plank si nxemje

Shtrijuni ne dysheme dhe merrni pozitën sikur do të bënit pompsa. Pastaj mbështetni krahët në tokë, dhe rëndoni peshën e trupit në parakrahë. Qëndroni kështu për 20 apo 30 sekonda. Do ta “zgjoni” boshtin kurrizor, që do të ju mbështes më mirë në ushtrimet që kanë të bëjnë me peshëngritje.

  1. Merrni frymë thellë pasi ta lëvizni peshën nga rrafti i peshave në bench press

Tani mbajeni frymën në dy përsëritjet e para të ushtrimeve nëse mundeni. Duke mos lëshuar frymën në fillim të ushtrimeve, nuk do të humbni pozicionin heret gjatë fillimit të serive të ushtrimeve. Kjo don pak të ushtruar, por gjithsesi shmangeni nëse jeni fillestar.

  1. Ushtroni me dikënd që është më i fuqishëm se ju dhe ka përvojë më shumë

Edhe nëse duhet të ftoni kafshën më të egër për të ju ndihmuar në ushtrime, nëse keni dikënd që ju inspiron dhe ju do të keni gjithmonë forcë më të madhe për të ushtruar me intensitet të madh.

 

 

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

genti April 10, 20154 years ago

“Kur të arrini tek ushtrimi me pesha 135 kg të rënda, ju do të jeni plotësisht i nxehur dhe aspak i lodhur.”

Qysh sjeni te lodhur kur i ke bo 3 seri me pesha ma tlehta , tpihen kraht , sosht e vertet kjo veq nese osht naj fore nga ju…

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!