Bananja është një nga pemët e preferuara të shumë njerëzve, deri në atë masë që nuk ju duhet shumë për t’u bindur të hani banane, por nëse ende dyshoni në aftësitë ushqyese të bananes, më poshtë mund të lexoni për 7 arsye që duhet të konsideroni se duhet të hani banane.

1.Bananja përmban burime të mëdha të kaliumit, një mineral i rëndësishëm për të pasur shtypje normale të gjakut, zemër të shëndosh si dhe eshtra të forta. Një banane përmban 450 mg kalium, 4 herë më shumë se drithërat dhe buka që përmbajnë kalium. Nëse hani dy banane në ditë, do të parandaloni hipertensionin, aterosklerozën si dhe do të keni eshtra më të forta. Bananet poashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Bananet po ashtu zvogëlojnë rrezikun e shtrëngimeve në zemër.

2.Bananet përmbajnë pak sodë, do të thotë përmbajnë 1 mg për njësi.Shumë nga dijetat tona të përditshme, si përshembull drithërat, rostiçeritë përmbajnë qindëra miligram sodë. Zvogëlimi i konsumimit të sodës është i rëndësishëm për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, si dhe dëmtimin e enëve të gjakut, dhe humbjen e kalciumit nga eshtrat.

3.Bananet përmbajnë fibra prebiotik që kontribuojnë në sistemin e tretjes. Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve me jashtqitje(diarea) duke rezultuar me infektim të zorrëve, forcon sistemin imun, mbron zorrën e trashë nga kanceri dhe më shumë. Fibrat prebiotik poashtu kontribojnë në rritjen e thithjes së mineraleve nga zorrët, duke zvogëluar thithjen e kolesterolit dhe baraspeshimin e nivelit të sheqerit në organizëm.

4.Pemët dhe perimet, posaçërisht bananet, ndihmojnë organizmin për t’u mbrojtur nga kanceri në veshkë. Femrat që konsumojnë më shumë perime dhe pemë, janë më pak të rrezikuara nga rreziku i kësaj sëmundjeje, dhe ato që konsumojnë 4-6 banane në javë, janë të rrezikuara nga kanceri në veshkë për gjysmë.

5.Bananja përmban substanca që ndihmojnë qelizat të funksionojnë në atë mënyrë që rregullojnë barkun, dhe dhe kështu formojnë një mukozë si pengesë kunder aciditetit. Komponimet e tjera në banane quhen si enzimë parandaluese, që ndihmon në shkatrrimin e bakteries që shkakton ulçeren në bark.

  1. Sasia e madhe e kaliumit që gjendet në banane ndihmon në përmirësimin e shëndetit si dhe rigjenerimin e organizmit nga konsumimi i alkoholit, dhe largon ndjenjën e turbullimit dhe vjelljes nga konsumimi i tepruar i alkoholit.
  2. Bananja përmban triptofan, një aminoacid që e bën serotoninën, një përbërës aktiv në sistemin nervor. Në mesin e shumë funksioneve që kryhen në sistemin nervor, ajo rregullon gjumin dhe oreksin dhe rrit ndjenjës e relaksit. Për atë arsye, rekomandohet që të hani një banane nëse gjat ditës ndjeni uri.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!