Bodibildingu është shumë më shumë se sa ngritja e peshave. Mësoni si të rafinoni qëllimet tuaja, treningun, dietën dhe planet suplementare.
Të krijoni shprehi për muskuj më të fortë dhe me më pak yndyrë, zakonisht duhet të keni një vazhdimësi në trening, ndjekja e një diete të duhur dhe koncentrimi në shërimin e muskujve. Ka shumë principe tjera që zhvillojnë këto lloj shprehi që ndihmojnë shumë më shumë se sa ushtrimet në fitness.
Në librin “The seven habits of highly effective people” nga Stephen Covey gjejmë 7 shprehi kryesore që do të ndihmojnë të zhvilloni një jetë më të kuptimtë dhe efektive.
Këto shprehi përfshijnë:
1. Bëhuni proaktiv
2. Filloni me një përfundim në mendje
3. Prioretizoni
4. Mendoni të përfitoni
5. Së pari kuptoni, më pas pritni të kuptoni
6. Synergize
7. Mprehni sharrën
Lista më lartë mund të praktikohet në cdo aspect të jetës dhe është e lehtë të praktikohen të gjitha në fitness dhe ndërtimin e muskujve.

1. Bëhuni proaktiv

dave tips 1
Të qenit proaktiv përfshinë më shumë se sa vetëm ndjekja e e një treningu dhe diete. Ju duhet të përfshinë dhe qëllimet tuaja dhe të dizajnoni një plan që ka qëllim të bëjë realitet dëshirat tuaja.

Mëso se si të lidhni qëllimet tuaja me veprimet tuaja. A hulumtoni, a merrni këshilla nga njerëzit e kualifikuar apo më e rëndësishmja a bëni eksperimente në fitness apo në kuzhinë. Ju duhet të jeni detektivi I vetes, të jeni proaktiv dhe të veproni.

Pyetni veten:

• Cfarë dua të arrijë?
• A do të më ndihmojë plani që kam në atë që dua të kem rezultat?
• A po lejoj që egoja dhe emocionet e mira të jenë në rrugën e duhur?
• Cili është motive im?
• Cfarë burime kam në dispozicion?
• Cfarëdo që zgjedhi të bëjë, a do të më përmirësoj ndonjë gjë?
• A jam i gatshëm të bëjë gjithcka për të arritur qëllimin tim?

2. Filloni me një mbarim në mendje

Ju duhet të jeni të siqert në atë cfarë doni. E gjithë puna, dëshira për punë është e kot nëse n uk keni një pikturë të qartë për rezultatet që dëshironi. Të filloni me një vision për përfundim është mënyra më e lehtë dhe më logjike për të parë se cfarë duhet të bëni më tutje.
Pasi të keni krijuar një plan në atë se cfarë doni nga ushtrimet, hapat për të arritur atje do të jenë të sigurt. Sigurisht, ju duhet të koncentorhuni dhe në programin e treningut. Strategjitë e dietës dhe orarin e suplimenteve. Nëse jeni vendosur dhe po punoni drejt qëllimit, ju vetë do të gjeni informatat e duhura dhe do të vazhdoni të ndiqni planin.

Disa gjëra që duhet t’i kujtoni kur zgjidhni dhe koncentrohuni në rrugën tuaj:

• Dini se cfarë dëshironi, mendoni opcione dhe diskutoni me të tjerët
• Shkruni qëllimet tuaja. Ka një praktik që funskion në këtë praktikë.
• Vendoseni diku ku mund ta shihni
• Shikojeni atë cdo mëngjes dhe lexoni me zë të lartë
• Tregojuni shokëve tuaj për planin që keni

Ju duhet t’i keni të gjitha gjërat në një vend në mënyrë që të shihni rezultate maksimale. Treningu efektiv dhe plani I ushqimit nuk janë të mjaftueshme. Ju gjithashtu duhet të veproni vazhdimisht në fitness dhe të punoni shumë.

3. Prioritizoni
Georgia Simmons 4 The Vanity Photography
Tani pasi keni planin dhe qëllimin është koha të veproni. Kjo nuk do të thotë që cdo minutë I ditës tuaj të shkoj në fitness dhe të filloni një trening pa prioritizim.

Kjo është ku ju pastër lidhni dëshirat dhe qëllimet tuaja me veprime. P.sh. nëse keni vendosur të formësoni trupin me më shumë muskuj dhe me më pak yndyra, ju do të krijoni një trening logjik dhe të duhur, gjithashtu mos harroni planin e dietes tuaj ditore, sepse kështu këto janë të lidhura direkt me qëllimin tuaj.
p.sh. nëse keni dëshirë një fizik muskuloz:

• Bëni 8-15 përsëritje
• Mbani 12-16 seria për gjoksin, shpinën dhe këmbët, ndërsa 9-12 për kraharorin krahët dhe vithe.
• Fokusohuni në lodhje. Formën dhe ndjenjën e muskujve me të cilët po punoni.
• Pushimi duhet të jetë i shkurt, rreth 45 ekonda deri në 1 minut, ose për lëzivje më të vështira deri në 2 minuta.
• Hani së paku 1 gram protein për gjysmë kilogrami të peshës trupore
• Karbohidratet duhet të jenë në mes 1 dhe 3 gram për gjysmë kilogrami të peshës trupore, varësisht nga qëllimet tuaja.
• Yndyrat e shëndetshme duhet të jenë deri në 30% të kalorive të marra.

4. Mendoni të fitoni

Edhepse treningu dhe plani i dietës shpesh herë vendosin qëllimet tuaja, por këto do t’ju ndihmojnë edhe në aspekte tjera të jetës. Kjo lidhet lehtë kur ju ushtroni me partnerin. Partneri i ushtrimeve duhet të jetë dikush që ju forcon motivin tuaj dhe ju mbështet në qëllimin që keni. Ai/ajo po ashtu duhet të kontribuojë në dietën tuaj ditore.
Kjo sugjerohet sepse nganjëherë ju keni nevojë për një tjetër pikëpamje në një detaijë të caktuar në treningun tuaj apo ju duhet të qëndroni të fokusuar në qëllimin e përgjithshëm.
Të dorëzoheni para rezultateve jot ë dëshiruara është lehtë, kur ju leni emocionet të diktojnë veprimet tuaja. Nëse ju duhet të ushtroni këmbë dhe e urreni këtë, një partner efektiv mund t’ju ndihmojë të kaloni këtë situatë, duke ju motivuar. Por mos harroni dhe një faktor tjetër të rëndësishëm. Ju duhet po ashtu të jenë kontribues në punën e partnerit tuaj, mundohuni të bëni të njëjtë gjë për ta, sikur ata për ju

Këto janë disa gjëra tjera që duhet ti konsideroni:
• Vendosni qëllime me partnerin që ju vënë në një garë shoqërore.
• Kaloni disa ditë duke ndjekur ushtirmet e njëri tjetrit
• Ndani shumë mendime dhe arrini planin më të mirë të mundshëm.
• Gëzojuni suksesit dhe energjisë së njëri tjetrit
• Ndihmoni njëri tjetrit në praktikë

5. Kuptoni, më pas kërkoni të kuptoheni

Si pika më lartë dhe kjo është një prej përpjekjeve të ndërsjellura. Pasi të keni ndërtuar një ambient që ju qon drejt suksesit është koha të krijoni një linjë komunikimi të hapur dhe të ndërsjelltë. Duhet të dëgjoni, të merrni shënime dhe të jeni të mirëkuptueshëm, këto janë karaktersitikat që ju sigurojnë suksesint së bashku me partnerin tuaj. .
Nëse partneri apo dikush tjetër ju jep këshilla dhe kritika për t’u përmirësuar, ju nuk duhet të ofendoheni. Dëgjoni me mendje të hapur dhe provoni të kuptoni qëllimin e këtyre fjalëve. Kjo është aq e lehtë, të hidhni poshtë xhelozinë. Të tjerët mendojnë me tjera prespektiva, dhe pikërishtë kjo do t’ju ndihmojë.
Disa pika që nuk duhet t’i anashkaloni:
• Rishikoni qëllimet dhe vendosni nëse jeni në rrugë të duhur
• Vlerësoni sinqerisht progresin e partnerit dhe sugjeroni përmirësime
• Lini anash krenarinë dhe dëgjoni kritikat
• Bëhuni të hapur për teknika të reja të treningut, ushqimit dhe motivimit
• Rishikoni treningun dhe planin e dites së bashku me partnerin tuaj

6. Synergize
triceps-rope-pushdown1
Në terme të thjeshta synergize nënkupton kombinimin e asaj cfarë keni mësuar me praktikën, për një rezultat shumë më efektiv. Ju duhet të keni të gjitha pjesët në një vend për të pasur rezultate maksimale. Treningu efektiv dhe plani i nutricionit nuk janë të mjaftueshme. Ju duhet të ushtroni cdo ditë, vazhdimisht dhe të besoni në atë se cfarë jeni duke bërë. Të praktikoni punën drejt cdo aspekti të treningut, ushqimit, shërimit dhe motivimit do t’ju vë në lëvizje të drejtë për arritjen e qëllimit tuaj.
“Bodibilding është sikur cdo sport tjetër. Të jesh i suksesshëm, ju duhet të dedikoheni 100% në ushtrime, dietë dhe në qasje mendore po ashtu”, thënie e Arnold Schëarzenegger.

Këtu janë disa gjëra bazë që duhet t’I bëni në praktikë:

• Bëni ushtrime të kombinuara si flas, incline barbell, dumbbell presses, deadlifts, barbell roës, pull-ups, squats, leg presses and Romanian deadlifts, barbell and dumbbell shoulder presses, close-grip bench presses, dips, barbell and dumbbell curls and standing and seated calf raises.
• Ushtroni thujse cdo ditë të vikendit, nëse është e mundur ushtroni cdo pjesë të trupit dy herë në javë me volum mesatar. Ushtrimet jo shumë të shpeshta nuk do të tregojnë rezultate
• Ju duhet të hani 4 deri 6 herë në ditë.
• Merrni protein nga peshku, mishi i kuq, pula, jogurti grek, vezëve, djathit dhe proteinave të hirrës.
• Merrni karbohidrate komplekse: perimet e gjelbra, patatet e ëmbla, orizi i bardhë dhe i kaftë, pastat dhe buka.
• Merrni yndyra të shëndetshmes: nga arrat, bajamet, vaji i ullirit dhe avocado.
• Flini së paku 7 orë në ditë, preferohet 8-9 orë. Gjithashtu sigurohuni që ky gjumë të jetë kualitativ, larg teknologjisë.

7. Mpreni sharren
Andreea Tina scr7
Libri i Covey mbaron me një zakon që është universal dhe aplikohet në cdo aspect të jetës. Mprehja e sharrës përshkruhet si një rinovim, një shqyrtim të asaj që ju jeni duke vënë në praktikë. Sic është dhe një thënie e vjetër, cdo gjë funksion, për aq sa ju mundoheni.
Kjo nënkupton se ju nganjëherë duhet të rishikoni herë pas here planin dhe ushtrimet. Pas një kohe të cdo rutine është rreziku për t’u bërë bajat. Është shumë e rëndësishmë për të kuptuar se cfarë duhet të ndryshoni për të dhënë maksimumin tuaj.

Mos i harroni këto gjëra:
• Mbani një ditar për të monitoruar treningun dhe ushqimin. Shikoni nëse po shënoni përmirësim në peshë, nëse po arrini të keni muskujt që dëshironi.
• Cdo 30 ditë rishikoni progresin tuaj. Bëhuni të sinqert. Ju mund të bëni hapa të vegjël drejt qëllimeve tuaja,, por bëhuni krenar për cdo gramë që arrini të humbni apo fitoni në pëshën muskulore.
• Vlerësoni nivelin e motivimit. A jeni entuziast për fitness? A jeni të mbushur me energji kur kapni të ngritni peshat? Nëse jo, është koha të ndryshoni disa gjëra.
• Shtoni disa gjëra. Nëse keni djegur shumë kalori, ju duhet të zvogëloni përsëritjet për disa javë. Ndryshoni disa ushtrime, shtoni disa të tjera, kështu do të ndryshoni rutinën tuaj. Nëse mendoni se edhe dieta juaj meriton një ndryshim, zvogëloni apo shtoni kalori nga 300 të tilla në të njëjtën kohë.
• Relaksohuni. Nganjëherë ju duhen disa javë pa progress. Trupi i njeriut nuk është makinë, nganjëherë jot ë gjitha ushtirmet bëjnë punën e tyre. Pushoni ngapak dhe më pas rifilloni ushtrimet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!