Të gjithë kemi përjetuar një ndjenjë e të turbulluarit. Në këto raste, instinkti ju thotë të merrni medikamente; sidoqoftë, xhenxhefili është mjaft efikas dhe shërben si kundërhelm.

Për mijëra vite me radhë, Arabët, Indianët, si dhe Aziatikët kanë shpallur xhenxhelin si mjet ushqyes dhe shërues. Kjo bimë tropikale që është e familjes së njëjtë të bimëve shafran indian dhe cardamom, ka qenë efikase në largimin e turbullimit në organizëm dhe vjelljes që shkaktohen nga sëmundjet e zakonshme apo ato të detit.

Duke ju falënderuar tregtisë, kjo traditë dhe bimë erdhi në Evropë. Siç thotë një fizicient I shekullit të 16-të: “Xhenxhefili i bën mirë barkut të prishur. ”Në familjen e barishteve nga viti 1814, fizicienti anglez Robert Thornton theksoi se “dy apo tre filxhana të mbushur plotë me xhenxhefil në mëngjes” do të lehtësojë tretjen për shkak se keni pirë shumë lëngje.

Hulumtimet bashkëkohore konfirmojnë që xhenxhefili zvogëlon ndjenjën e turbullimit të organizmit dhe vjelljes në shumë raste: sëmundjet e mëngjesit, disponimin pas operacionit kirurgjik, trajtimin me kimioterapi, sëmundjet që përbëjnë problemet me lëvizje.

Studimet nëse xhenxhefili parandalon sëmundjet me probleme të lëvizjeve janë paksa hutuese. Një studim ka gjetur se xhenxhefili është efikas njëjtë si dimenhidrati(dramamina) me pak efekte anësore. Studimet e tjera tregojnë se kur përzihet me medikamente kundër vjelljes dhe turbullimit të organizmit, zvogëlon edhe më tutje turbullimin e organizmit dhe vjelljes nga kemioterapia.

Përderisa përdorimi më i mirë xhenxhefilit i hulumtuar ka efekt kundër vjelljes dhe turbullimit të organizmit, studimet tregojnë që xhenxhefili është një ilaç i shumëfishtë me së paku 6 efekte shëruese:

  1. Zvogëlon dhimbjen dhe pezmatimet.
  2. Ka efekt të ngrohjes dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
  3. Pengon rino virusin, që mund të shkaktojë ftohjen e zakonshme.
  4. Pengon bakteret si Salmonella, që shkaktojnë bark qitjen, dhe protozoa siç p.sh Trikomona.
  5. Në traktin e zorrëve, zvogëlon gazin dhe spazmat me dhimbje të mëdha.
  6. Mund të parandalojë ulcerën në bark që shkaktohet nga medikamentet josteroidale dhe kundër-nxitëse, siç p.sh aspirina dhe ibuprofeni.

Mund ta merrni xhenxhefilin në çfarëdo forme që pëlqen.

Nëse jeni femër dhe jeni shtatzëne: Provojeni me çaj, supë apo kapsula – deri në 250 miligramë 4 herë në ditë. Nëse e pini më pije të gazuara, sigurohuni se është xhenxhefil i papërpunuar. Mund të ndukni edhe xhenxhefil të kristalizuar.

Përdorimi kundër sëmundjeve të lëvizjes: Merrni 1 gramë të tharë, në formë pluhuri, mbërthejeni xhenxhefilin 30 minuta deri 2 orë para se të udhëtoni dhe kjo ju ndihmon në turbullimet që ju mund të shfaqen nga udhëtimi.

Kundër turbullimit pas operacioneve kirurgjike: Në një studim të fundit, është dëshmuar se përdorimi i lartë i xhenxhefilit kur paraqitet turbullimi i organizmit pas operacionit kirurgjik, doza prej 500 gramësh 30 minuta para ndërhyrjes kirurgjike, dhe 500 gramëve 2 orë pas ndërhyrjes kirurgjike. Përndryshe, xhenxhefili zakonisht nuk rekomandohet gjatë 7-10 ditëve para ndërhyrjes kirurgjike për shkak të efektit të tij në koagulimin e gjakut. Këshillohuni me kirurgun për përdorimin e xhenxhefilit para se të merrni atë para ose pas operacionit kirurgjik.

Më poshtë keni një recetë nga libri “500 ilaçet e provuara dhe shkenca prapa tyre, ” në të cilën xhenxhefili dhe minta – një shërues i përgjithshëm i barkut – bashkëveprojnë së bashku për të luftuar turbullimin e organizmit.

Zingy Minty Nausea Fighter (Shërbehet për dy persona)

  • Në një tenxhere, vendosni dy tasa më ujë për ti zier.
  • Shtoni 2 lugë të çajit me mendra të thara(ose një lugë supe), dhe 1 lugë çaji me xhenxhefil të integruar.
  • Lëshojeni të vlojë tenxheren si dhe mbulojeni ate, dhe lëreni të vlojë për 15 minuta.
  • Shpërndaj barishtet mbi tenxheren e vluar.
  • Pastaj i hidhni një lugë çaji mjaltë. Pastaj përzieni të tërën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!