Vera po afrohet dhe secili prej nesh dëshiron të heqë qafe kilogramët e tepërt të grumbulluar gjatë stinës së dimrit.

Shumica aplikojnë dieta të ndryshme, por kjo nuk është e domosdoshme. Ushtrimet natyrisht se ndihmojnë, por edhe kontrollimi i ushqimit. Ne ju sjellim ushqimet të cilat e përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në shkrirjen e shtresave të dhjamit.

Mollët

Mollët janë të pasura me materie ushqyese dhe përmbajnë fibra të mjaftueshme që tretjen ta mbajnë normalisht. Mollën hajeni 20 minuta para shujtës, në mënyrë që më vonë të hani më pak kalori gjatë ushqimit kryesor.

Mish gjeldeti

Mishi i gjelit të detit konsiderohet alternativë e mirë për mishin e shpezëve, pasi përmban më pak kalori dhe më shumë proteina dhe materie ushqyese.

Brokoli

Shtimi i bronkolit në ushqim, ndihmon në humbjen e peshës së tepërt. Brokoli përmban pak kalori, por edhe të ngop shpejt. Brokoli gjithashtu përmban mjaftueshëm vitaminë C dhe K, ndërsa është burim i mirë i vitaminës B6, B2, fosforit, magnezit, proteinave dhe acideve yndyrore omega 3.

Bademi

Bademi përshpejtojnë metabolizmin, zvogëlojnë kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Specat

Specat janë të shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Ato ju mbajnë të ngopur dhe po ashtu nuk përmbajnë shumë kalori. Përmbajnë përbërësin kapsaicin, i cili ndihmon në shkrirjen e dhjamit.

Bishtajat

Bishtajat përmbajnë hekur, vitamina nga grupi B dhe fibra. Ato mundësojnë punë të rregullt të zorrëve dhe lëvizin shpejt përmes sistemit tretës.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër gjithashtu e përshpejton metabolizmin dhe funksionin e sistemit nervor. Është i jashtëzakonshëm në humbjen e peshës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!