Sezona e verës dhe se bashku me të e pllazhës është vetëm pak muaj afër, prandaj është koha që të filloni të mendoni se si do te dukeni kur të filloni mos të veshni më rroba të trasha.

Për të gjithë ata që nuk preferojnë fitnesin, më poshtë i keni disa mënyra që të formësoni trupin pa pasur nevojë për të shkuar në fitnes.

Aerobik në natyrë

 

Keni kudo klasë për aerobik në parqe gjithandej vendit. Istruktorët ju mësojnë gjërat themelore të ushtrimeve në aerobik si për shembull Zumba, vallëzimi apo yoga pa pasur nevojë për pajisje të fitnesit ose studio. Pjesa më e mirë? Shumicën e kohës mund të gjeni seri të këtyre ushtrimeve të aerobikut pa pagesë.

Parkour

Duke parë njerëzit duke bërë gjimnastikë me ndihmën e gjërave në natyrë, mund të ju duket paksa gjë qesharake, por kur ka qenë hera e fundit që keni parë dikënd të bëjë këso ushtrime që nuk është i/e formësuar mirë? Parkour është në fakt një mënyrë e përsosur për të shkrirë kalori, në mes 600 dhe 900 sosh për një orë, ndërtoni muskuj dhe rrisni qëndrueshmërinë. Ndoshta keni dëshirë të ndjekni një klasë për këtë ushtrim, para se ta provoni vetë. Pllazha nuk do të jetë aq tërheqëse nëse ju nuk veshni rrobat që shfaqin trupin tuaj bukur të zhvilluar.

Ngjitja në shkëmbinj

Nëse pjesa e sipërme e trupit tuaj ka nëvojë për zhvillim më të mirë, delni diku në natyrë, dhe filloni të ngjiteni nëpër shkëmbinjm natyrisht me litar. Ngjitja në shkëmbinj ndërton pjesën e sipërme të trupit dhe e forcon ate, si dhe ju bën të shkrini 500 dhe 900 kalori në orë dhe do të ju jap një shpind seksi të formësuar në mënyrë të përsosur. Kur të shkoni në pllazhë dhe rreziteni, dhe jeni të shtrirë në bark, do të keni dëshirë të keni një shpind bukur të zhvilluar që do ti ekspozohet diellit për rrezitje.

Ngasja e biçikletës në terrene malore

Nëse vrapimi nuk është diçka që ju intereson dhe në vend të saj ju propozojmë një ushtrim të ngjashëm zëvendësues dhe më të lehtë për këmbë, konsideroni të merrni një biçikletë dhe ngasni ate në terrene malore. Do të keni rastin të shihni edhe disa pamje të shkëlqyera dhe do të shkrini mbi 500 kalori për çdo orë.

Noti në pishinat e mbyllura

Bën pakës ftohtë për të shkuar në një pishinë të hapur tani, por në Prishtinë ka shumë hotele që kanë pishina gjysme-olimpike të mbyllura.Noti është një mënyrë e përsosur për të shkrirë kalori dhe perfeksionuar muskujt tuaj, plus ju do të jeni veç i ushtruar kur të shkoni në pushime verore dhe notoni në det të hapur. Do të shkrini diku në mes 400 dhe 900 kalori për orë duke bërë xhiro të notit. Është pabesueshëm lehtë se sa mirë ndikon në kyçet tuaja prandaj është një formë e shkëlqyer e ushtrimeve për çdo moshë.

Klasat e boksit

Boksi është një sport i shkëlqyer i cili jo vetëm që ju ndihmon për të humbur peshë dhe merrni një formë trupore të shkëlqyer, por edhe do të mësoni si të bëni boks në mënyrën më të mirë. Keni disa mundësi më këtë lloj të ushtrimeve. Ose mund të bashkangjiteni një palestre lokale të boksit dhe të mësoni si të bëni boks në duele, apo mund të shkoni në palestër të boksit vetëm për kardio boks. Në secilin rast, ju do të shkrini në mes 400 dhe 700 kalori në orë.

Skijimi/Snowboardimi

Ende ka borë në Brezovice apo diku tjetër në rajon? Skijimi apo Snowboardimi ju ndihmon të shkrini mbi 500 kalori në orë. Por nëse nuk e keni afër Brezovicën, nuk jeni me fat, por një gjë është e sigurtë se mund të ju ndihmojë në formësim të trupit poashtu. Do të ju lëjmë juve të vendosni për atë se çfarë është më e mira për ju.

Ecni çdokund

Disa njerëz nuk janë në gjendje për të bërë sporte atletike, për shkak të ndonjë lëndimi, nuk janë në formë apo nuk kanë disponim për të bërë këto ushtrime gjimanstike. Në rregull. Ecja nuk don shum mund në fund të fundit dhe është diçka që çdokush mund t’a bëjë për të humbur peshë. Varësisht nga madhësia dhe pesha, një person mund të humb në mes 200 dhe 500 kalori për një orë vetem nga ecja në këmbë. Ndoshta është koha për të konsideruar të parkoni makinën gjatë dimnit dhe të ecni në këmbë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!