Jeni duke menduar të rrisni marrjen e proteinave? Më poshtë keni 8 receptet për atletët që synojnë formën e të ushqyerit

 

A ju bën një “Shake” të ndjeni të mirat që ju sjellë proteina? Lajmi I mirë është se me pakë kreativitet dhe merak në kuzhinë, nuk keni nevojë të merrni gjithë kohën “shakes”.

Përfitoni nga të gjitha proteinat Ëhey për ndërtimin e muskujve në formë të ushqimit me receptet si vijon më poshtë, të cilat përveç tjerash janë të shijshme dhe kanë proteina duke filluar prej ushqimeve të mëngjesit si pallaçinkat, Konsumoni një nga këto ushqime – do të ju ndihmojnë të ndjeheni I ushqyer më mirë dhe të disponim.

 

1) Shake PB&J me proteina

Alex Carniero e din që nëse zvogëloni sasinë e karbohidrateve mund të jetë e vështirë. Jo vetëm që duhet kufizoni konsumimin e bukës, por edhe ushqimet e preferuara të fëmijërisë duhet kufizar – gjalpa e kikirikave me xhem. Ka një lajm të mirë. Del se ju mund të keni proteina PB&J dhe konsumoni atë në formë pije.

1

Përbërësit:

  • 1 lugë të mesme të proteinave Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Vanilla Ice Cream
  • 1 gotë me qumësht të bajameve
  • 1 lugë të madhe gjelle të gjalpës së kikirikave
  • 2 lugë të mëdhaja
  • Çerek gote me mjedrra
  • Çerek gote me manaferra

Gatimi:

  1. Përzieni të gjithë përbërësit më lartë së bashku
  2. Shijoni super “shake” që sapo keni përgatitur!
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 347
Gjithsej yndyrëra 9.5 g
Gjithsej karbohidrate 38 g
Proteina 32 g

 

2) Sunrise Shake

Mëngjeset mund të jenë të vështira. Ju zgjoheni me vonesë, shkoni në punë I nervozuar, dhe derdhni kafen pa dashje në këmishë. Përcjellni sugjerimet e Alex-it: Hedhni në kafe protinë të ëmbël.

2

Përbërësit:

  • 1 Banane
  • Gjysë gote dredhëza
  • 1 lugë gjelle me kikirika natyral
  • 1 lugë të mesme të proteinave Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Straëberry Banana
  • Çerek litre qumësht të bajameve

Gatimi:

  1. Përziej të gjithë përbërësit
  2. Tundeni para se ta konsumoni
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 394
Gjithsej yndyrëra 8.6 g
Gjithsej karbohidrate 37.5 g
Proteina 29.8 g

 

3) Shake me përzierje të kokosit dhe gjalpës së kikirikave

Atleti Stephanie Toomey e bënë këtë “shake” çdo mëngjes. Kombinimi I kokosit dhe qumshtit të bajameve bënë një shake filestar të butë, përderisa gjalpa e kikirikave I jep shijen e duhur këtij “shake”i. Kënaquni më këtë shake me këso kombinimi.

3

Përbërësit:

  • Çerek gote qumësht të kokosit
  • 1/3 të gotës me qumësht jo të ëmbël të bajameve
  • 1 lugë gjelle me gjalpë të kikirikave
  • 1 lugë të mesme të proteinave Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Vanilla Ice Cream

Gatimi:

  1. Përzijeje dhe futeni në friz.
  2. Largojeni nga frizi 5 minuta para se ta shërbeni. Shijojeni!
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 350
Gjithsej yndyrëra 21 g
Gjithsej karbohidrate 7.5 g
Proteina 29.3 g

 

4) Proteinat në pallaqinka me gjalpë të bajameve

Garuasja për garën kombëtare me bikinet më të mira, preferon marrjen e proteinës në pallaqinka. Kush do të mund të ju thoshte jo një pjate me pallaqinka si gjëjën e pare ushqyese në mëngjes? Harroni për joshijen, dhe llojllojshmëritë dhe ushqehuni me këto llojë ëmbëlsira të ngrohta.

4

Përbërësit:

  • 1 lugë të mesme Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Vanilla Ice Cream
  • 3 Ve – të bardhën e vesë e përdorni si përbërës
  • Çerek gotë ujë
  • 1 lugë gjelle me gjalpë bajamesh
  • 1 Pako Splenda
  • 2 lugë gjelle sirup pa sheqer

Gatimi:

  1. Përziej përbërësit në një tas. Nëse është e nevojshme, shtoni ujë më shumë.
  2. Gatuajeni në temperaturë pak përmbi mesataren
  3. Shpërndaj gjalpen e bajameve në një lugë gjelle mbi pallaqinkat.
  4. Spërkati më një pako Splenda dhe hedhni pika pika sirup panje.
  5. Nëse dëshironi, shtoni dhe pak dredhëza dhe banana për të bërë t’a shijshme.
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 347
Gjithsej yndyrëra 1.3 g
Gjithsej karbohidrate 3.6 g
Proteina 34.8 g

 

5) Shake në ushqimin e mëngjesit

Ju duhet një llojë pije pemësh? Noah Siegel veç e ka reception. Gjalpë kikirash? Mirë. Manaferra? Në rregull. Tërshërë? Shumë mirë!

5

Pëbërësit:

  • Gjysmë litre qumësht bajamesh
  • Gjysmë gote boronicash
  • Gjysme gote dredhëzash
  • 1 lugë të mesme me gjalpë të kikirikave natyral
  • 2 lugë të mesme Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Vanilla Ice Cream
  • 1 gotë të vogël me tërshërë
  • Sipas dëshirës: 2 lugë të mesme ON Essential AmiN.O. Energy Blue Raspberry

Gatimi:

  1. Përzij të gjithë përbërësit!
  2. Shijo atë që sapo keni gatuar!
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 347
Gjithsej yndyrëra 12 g
Gjithsej karbohidrate 46 g
Proteina 57 g

 

6) Pallaqinkat me banana

Përse të kufizoni bananën vetëm me bukë? Provoni këtë recept nga Jaquelyn Kastelic, atletë I suksesshëm në Optimum Nutrition dhe pronar I “Crossfit Unrivaled”. Thyeni monotonë e të shërbyerit standard duke shërbyer këto pallaqinka me shije të pemëve.

6

Përbërësit:

  • Çerek gote me copa në formë fjolle të kokosit jo të ëmbël
  • 1-2 lugë të mesme Optimum Nutrition 100% Gold Standard Ëhey Vanilla Ice Cream
  • 6 ve të plota, 2 ve – vetëm të bardhën e vesë e përdorni për gatim
  • 1 lugë gjelle me vaj të kokosit
  • 1 banane të plotë
  • Cimet, për shije
  • Sirup panjë për shije

Gatimi:

  1. Nxeni së pari tiganin në temperaturë 300 shkallë Celzius.
  2. Në një tas përzieni vetë, çerek gote me copa në formë fjollë të kokosit, gjysmë banane të shtypura, dhe gjysmë lëngu herbal Stevia.
  3. Shkrieni vajin e kokosit në mikrovalë dhe shtojjeni në përzimjen që keni bërë më lartë.
  4. Shtoni pak cimet. Shtoni racion proteinash për kreme të dëshiruar.
  5. Derdheni në tigan, dhe gatuajeni për disa minuta në secilën anë.
  6. Kur t’I keni gatuar të gjitha pallaqinkat, bananën e mbetur hedheni në pallaqinka më sirup panje që përmban asnjë kalori.
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 347
Gjithsej yndyrëra 6.5 g
Gjithsej karbohidrate 5.5 g
Proteina 11.7 g

 

7) Rostiçeri nga proteinat në kungull

Pasuroni proteinat në ushqimin tuaj më këto rostiçeri! Aromat si cimeti dhe karafili do të zgjojnë kureshtjen për shijen përderisa alternativat për të përdorur gjalpën sosin e mollave kanë një përmbajte të ulët të yndyrërave përderisa ende I jepin shije për një torte të shijshme.

7

Përbëresit:

  • 1-2 lugë pluhur te herbës Stevia
  • 110 gram të sosit të tundur të mollave për bebe
  • 2 lugë gjelle të mëdha cimet
  • 1 ose 1 lugë e gjysmë xhenxhefil të freskët
  • Gjysmë lugë gjellash më karafil
  • 1 lugë me pluhur gatimi
  • 1 luge me sodë bikarboni për gatim
  • Gjysmë lugë çaji më kripë
  • 2 lugë çaji me ekstrakt nga vanilla
  • 4 të bardha të vesë
  • 425 gram konservë të kungullit të papërpunuar
  • 2 lugë të miellit të tësrshërës
  • 2 lugë të mesme Optimum Nutrition 100% Gold Standard Ëhey Vanilla Ice Cream
  • Gjysmë gote me arra të copëtuara(Sipas dëshirës)

Gatimi:

  1. Nxeni furrën në 150 shkallë Celzius.
  2. Shpërndani 9×13 gjellë Pyrex më një spraj që nuk ngjitet.
  3. Kombino 11 përbërësit e parë mirë.
  4. Shtoni edhe 3 përbërësit e fundit dhe përziejini të gjithat bashkë.
  5. Shpërndani brumin në gjellën Pyrex dhe gatuajeni për 30 minuta.
  6. Lëreni te ftohet. Pastaj prejini në formë të 30 katrëve.
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 347
Gjithsej yndyrëra 0.5 g
Gjithsej karbohidrate 6.2 g
Proteina 2.9 g

 

8) Tost franko-jevrej Ezekuel me sasi të madhe të proteinave

Mëngjeset nuk duhet të kryhen vetëm në formë të Shakës që përmban proteina. Konsumoni tost francez për mëngjes me këtë recept nga Noah Siegel.

8

Përbërësit:

  • 2 Copa të bukës Ezekuel
  • 3 të bardha të vesë
  • Një lugë çaji cimet
  • 1 lugë të mesme Optimum Nutrition Gold Standard 100% Ëhey Cinnamon Graham Cracker protein

Gatimi:

  1. Shpërndani vaj dhe vendoseni në temperaturë mesatare.
  2. Kombinoni të bardhat e vesë, pluhurin e proteinave, dhe cimetin së bashku me taven.
  3. Vendosni një copë buke Ezekuel në këtë përzierje dhe lëni çdo anë të fitojë shkëlqimin nga përzierja.
  4. Vendosni bukën në tigan, ktheni dy anët para se pjesa e mesme të jetë gatuar tërësisht. Sigurohuni që temperature është mjaftueshëm e ulët për të gatuar tërësisht pa u djegur.
  5. Heqni tiganin dhe lëreni të ftohet për 2 minuta.
Faktë ushqyese
Shërbehet: 1 Shake
Sasia e proteinave:
Kalori 334
Gjithsej yndyrëra 2 g
Gjithsej karbohidrate 34 g
Proteina 45.7 g

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!