Fuqia dhe guximi mund të ju ndihmojnë që të arrini gjëra të mëdha në palestër dhe jetë. Legjendat ndërmjet nesh kanë mësuar të i kombinojnë këto të dyjat, mundesh poashtu edhe ti.

Fuqia fizke është mbresëlënëse – nuk ka dyshim për këtë. Por është fer të ndërtosh një jetë të virtytshmë. Nëse mendoni për një çast, mund të kujtoni që një mashkull apo femër me dobësi të dukshme. Ata mund të ngrisin pesha dyfish, por ja huqin sikur një punëtor ose prind. Ata kanë biceps apo muskuj të barkut për disa ditë, por financat e tyre janë të dobëta.

Kjo është arsyeja që kam filluar para shumë vitesh, për të menduar për konceptin e fuqisë së Spartanit, në vend të fuqisë muskulore. Për të ndërtuar fuqi të Spartanit, duhet të përkushtoheni në ushtrime për një kohë më të gjatë pa ndonjë matje te rezultatit të përditshëm, e cila mund të ju shpije në humbjen e mendjes, dhe gjërat e parëndëshishme përgjatë kohës. Është më pak e rëndësishme fuqia e jashtëzakonshme që ka paraqitur Arnold Schëarzenegger në palestër, dhe më me rëndësi fuqia e mendjes dhe shpirtërore që e ka shtyrë ate të ketë trup që i tejkalon të gjitha kufinjtë dhe parashikimet.

Fuqia e Spartanëve shkon së bashku me guximin dhe kurajon një tipar “me të lindur” që fshehet në të gjithë ne, që megjithatë mund të zbulohet përmes përkushtimit dhe ekspozimit ndaj sfidave. Kurajo referohet në një aftësi të palodhshme për të tejkaluar pengesat, garues në terrene të vështira që mund ti bëjë ballë për kohë të gjatë, ose seri të qarqeve metabolike që ju bëjnë të ndjeni thuja se po thithni ajr përmes jastukut në fund.

Mendoni në këtë mënyrë:

  • Fuqia e Spartanëve është përcaktimi që ngrit të vërtetën e përkushtimit të vërtetë.
  • Kurajo është zbatimi i asaj fuqie në fytyrën e ngopjes së vështirë.

Fuqia e spartanit del të jetë nevojë psiqike për të kryer diqka deri në fund. Është një pranim: Kjo do të jetë ashtu çfarë do të jetë. Ju vë në vijën fillestare dhe ju motivon përmes ushtrimit rraskapitës. Kurajo është një ekzekutim në ditën e lojës. Kurajo ju bën të arrini deri në fund.

Kombinimi perfekt

Kombino fuqinë e Spartinanëve dhe kurajon, dhe madhësia mund të ketë hapsirën që të lulëzojë më në fund. Edmund Hillary është ngjitur në Everest, Ferdinand Magellan ka lundruar rreth botës. Mahatma Gandhi jeton të shoh Indinë të fitojë pavarësinë nga Britania e Madhe. Vëllezërit Ëeider përfytyrojnë një lëvizje të fitnesit mbarëbotërore dhe e krijonë përgjatë 75 viteve, që pengohet nga një kundërshtim i patundur dhe stereotipet kulturore. Shikoni, kurajo nuk zbatohet gjithmonë në formë fizike. Është Edisoni që ka përsosur disenjimin e poçit elektrik për mijëra përpjekjeve të kota.

Fuqia e Spartanëve dhe kurajo tiparet të cilat njerëzit i vizatojnë në garën e Spartanëve, dhe në mënyrë të çmendur kërkojnë pengesa 3 ditore në garë që ndryshe njihet si gara e vdekjes. Jo rastësisht, ato janë faktorët më të rëndësishëm në suksesin personal jashtë garës natyrisht. Për të pasur sukses në jetë, ne duhet të bëjmë atë që vështirë bëhet, ushtroni natën vonë gjatë vikendeve në mënyrë që të arrini të qëndroni në afat, të bëni çfarë ju thotë shefi në punë, ju thotë të bëni edhe atë më të cilën nuk pajtoheni, ose të shkoni në ushtrime kur shokët tuaj kanë dal për një pije në ndonjë aheng.

Këto aktivitete nuk duhet gjëra të këndshme për momentin, por duhet ti bëni këto në mënyrë që të arrini. Nëse keni qasje të duhur në jetë, mund të shëndrroni të pamundshëm, në diçka të pabesueshme dhe të mundur.

Jeta juaj mbahet në ekuilibër

Dëshironi të dini si të zhvilloni kurajon? Është e thjeshtë: e bëni në të njejtën mënyrë që i zhvilloni muskujt. Në zgjedhjet që bëni, ju ose e mësoni vetën të keni kurajo, ose të bëni të kundërtën, pra të mos keni kurajo.

Alarmi bën në oren 5 të mëngjesit – çfarë bëni? Besoni apo jo, suksesi juaj shpesh herë varet në ekuilibër. Nëse vazhdoni të prekni susten që e shtyn alarmin për disa minuta që njihet ndryshe si Snooze, shanset tuaja për të arritur sukses zvogëlohen. Kur ekzekutivët e suksesshëm studiohen, një nga gjërat themelore të përbashkëta gjenden në atë se të gjithë zgjohen herët dhe bëjnë ushtrimet. Ata nuk e prekin Snooze, ata vetëm e dijnë një gjë se kur prekni Snooze, ju jeni humbës.

Sikur që zgjoheni para agimit, të zhvilluarit e kurajos është më e lehtë të qëndroj si fjalë se sa të praktikohet. Por janë disa hapa të veçantë që mund të ju bëjnë t’a realizoni. Këto përfshijnë:

  • Të keni përkushtim për diçka që do të ju bëjë jetën më të mirë për ju dhe njerëzit që ju rrethojnë.
  • Të përcaktoni çfarë pengesa ju dalin në rrugë në përmbushjen e përkushtimit tuaj.
  • Të mësoni se si të identifikoni pengesat kur ju afrohen, dhe si t’i largoni sa më larg ashtu që ju mund të fokusoheni i vetëm në detyrat që duhet t’i përmbushni.
  • Të ekzekutoni detyrën vazhdimisht.
  • Të bëni ndonjë përkushtim tjetër dhe përsëritni hapat më lartë përsëri.

Sigurohuni që qëllimet tuaja përshtaten me hapin e parë. Përndryshe, ju do të mendoni, “Përse kam dashur t’a bëjë këtë në vend të parë?” Por nëse motivimi juaj është i qartë, ju mund të bëni gjëra të pabesueshme. Kam parë shumë njerëz të fitojnë motivimin e mjaftueshëm për të kompletuar “trifektin e Spartanëve”, që do të thotë, se vetëm për një vit, një Spartan sprint, nëse është më e gjatë, ateherë njihet si Super Spartan, dhe më se gjati njihet si Spartan Bisha. Nëse dikush i bashkangjitet klubit 300 Burpees – klub emir i të cilit tregon diçka që saktë ju nevojitet për të u bashkangjitur në klub – pastaj nuk kam dyshim që ata e kanë përdorur edhe fuqinë dhe kurajon e Spartanit për të arritur aty.

Por, çfarë të bëni me dhimbjet?

Për të arritur një qëllim të vertetë triumfues, ju ndihmon të praktikoni në tejkalimin e qëllimeve të vogëla, pakëndshme. Kjo ndërton besimin që ju nevojitet për të arritur çfarë do që ju bie në mend – dhe që të ju bind që ju keni kurajo. Sepse, nëse nuk jeni ndogjë sikur shumica e njerëzve, do të ju nevojitet bindja.

Për shembull, le të themi që ju veç keni pëfunduar një trajnim hyrës si Ushtrimet fillestare të trupit për 12 javë nga Lee Labrada. Tjetra në rradhë, konsideroni të provoni diçka më intenzive, sikur MFT28: Ushtrimet ushtarake të fitnesit për 4 javë. Ose nëse dëshironi të ashpërsoni zhvillimin e kurajos suaj, në një test të paparashikueshëm, regjistrohuni në garën e Spartanëve.

Inspirimi për të ju bashkangjitur garës se Spartanëve është I njëjtë me ndjenjën që fitojmë kur shikojmë filmin “Die Hard”, ku një njeri  zakonshëm si John McClane bëhet hero: “Djali, po e shoh veten duke e bërë atë. Mund ta bëja nëse do të doja. ”Vetëm nuk ka “duhet të” në garën e Spartanëve; është krejt sipas vullnetit. Akti I thjeshtë për regjistrimin në garën e Spartanëve, është një shkëndijë fillestare për fuqinë dhe kurajon spartane, sepse ju e dini që keni një detyrë të veshtirë përball jush, dhe keni zgjedhur të përballeni me te.

Por këtu është një gjë për garën e Spartanëve, ose një trajner ditor në Transformohu.com, apo ndonjë sfide tjetër që ju ndryshon jetën: JU MUND T’A BËNI. Është e lehtë të mendoni këtë përkushtim, sepse ju thjeshtë po thoni po! Ju jeni vazhdimisht pjesë e shoqërisë – ekipit – me njerëzit e tjerë që thonë po. Në këtë mjedis, ju duhet të zhvilloni kurajon sepse ju nuk dëshironi ti lëni keq ata, poashtu as vetvetën. Kur të jeni aty, do t’a kuptoni. Pjesa tjetër mvaret nga ju.

A është ndokush në botën e fitnesit ose në jetën tuaj personale që ju ndjehni I personifikuar me konceptin e fuqise dhe kurajos Spartane? Na tregoni në rubrikën e komenteve më poshtë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!