Arsyet se përse femrat duhet të ngrisin pesha

Edhe pse ushtrimet me pesha zakonisht konsiderohen që janë për meshkuj, derisa femrat zakonisht më shumë bazohen në veglat për kardio-stërvitje dhe në grupet e tjera më të vogla muskulore, njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojnë që kjo është praktikë e gabuar dhe është kuptim krejtësisht i gabuar.

Nëse tashmë flasim për përparësitë të cilat femrat mund t’i kenë nga ushtrime me pesha, atëherë do të duhej të dinë që ushtrimet me ngarkesa: më me sukses shkrijnë shtresat dhjamore dhe bëjnë tendosjen e muskujve.

▪ Ndihmojnë në luftën kundër trashjes
▪ Shtojnë forcën
▪ Forcojnë eshtrat
▪ Ulin rrezikun nga diabeti
▪ Ruajnë shëndetin e zemrës
▪ Ndihmojnë në luftën kundër artritit dhe dhembjeve të shpinës
▪ Rrisin aftësitë atletike
▪ Kanë veprim efikas, pa marrë parasysh moshën
▪ Përmirësojnë shëndetin mendor

Për shkak të të gjitha këtyre, herën tjetër kur të shkoni në palestër, shfrytëzoni të gjitha ato përparësi të shumta të cilat natyrisht mund t’i merrni nga çdo ushtrim!

E gjithë kjo, arrihet ekskluzivisht me programe të planifikuara drejt, me ushqim adekuat, ushtrime të rregullta, me instruktor profesionist, dhe, para së gjithash, me angazhim vetjak.

Nëse kihet kujdes që niveli i aktivitetit përputhet me rezultatet nuk do të vijë deri te reduktimi i pavetëdijshëm i aktivitetit fizik.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *