Kjo barishte është bërë e njohur si një antidepresiv. Përdoret si mënyrë kryesore e shërimit në Gjermani, dhe është hulumtuar hollësisht nga Komisioni Evropian, në grup këshillues pranë parlamentit gjerman. Përmban disa kemikale, duke përfshirë hipericinë, hipeforinë, dhe pseudohipericin, që mendohet se janë burimet kryesore të aktiviteteve antidepresive. Sipas disa studimeve laboratorike në kafëshet dhe njerëzit, një ose më shumë nga kemikalet në barishten Kantarion kanë dëshmuar se vonojnë ose zvogëlojnë ri-absorbimin e neurotransmiterëve dopaminë, norepinefrinë, dhe serotonin nga qelizat nervore.

Neurotransmiterët janë kemikale që bartin sinjalin nga qëlizat nervore në qëlizat e tjera. Zakonisht, kur sinjali të përcjellet, neurotransmiterët ri-absorbohen dhe deaktivizohen nga qelizat nga të cilat lirohen. Kemikalet në këtë barishte, mund të mbajnë më shumë neurotransmiterë antidepresivë në dispozicion për trupin që ti përdorë. Studime të shumta kanë treguar që kantarioni mund të jetë efikas në çlirimin e butë apo mesatar nga depresioni, edhe pse efektet e antidepresivëve maksimalë mund ta zgjasin disa javë për t’u zhvilluar.

Kantarioni është një parandalues I MAO dhe nuk duhet të përdoret me alkohol dhe disa lloje të ushqimeve të tjera.

Kjo barishte është studiuar edhe si shërues për ç’rregullime emocionale të tjera si: ankthi, ç’rregulliimet e obsesionit, luajtja e disponimit menopauzal, dhe sindromi paramenstrual. Sipas studimeve laboratorike, është treguar efikas në zvogëlimin e simptomave nga vuajtja prej varësisë së nikotinës dhe për zvogëlimin e dëshirës për alkohol në kafshë. Besohet që kemikalet e kantarionit mund të veprojnë me kemikalet e tjera që lidhen me lirimin e emocioneve.

Efektet e mundshme antivirale të kantarionit po studiohen për trajtimin e HIV/AIDS, hepatitit C, dhe sëmundjeve tjera virusale. Mendohet se hipericina, pseudohipericina, dhe kemikalet e tjera të kantarionit, mund të kapen për sipërfaqet e virusëve dhe t’i ndalojnë ato të lidhen me qëlizat trupore. Një teori tjetër për kantarionin, është se ajo mund të përmbajë kemikale që pengojnë prodhimin e qelizave virale të liruara. Aktiviteti antiviral rritet duke ju ekspozuar dritës. Sidoqoftë, dozat e nevojshme të nevojitura për efektin aktiv antiviral nga kantarioni, mund të jenë aq të larta që efektet anësore mund të dalin në pah, ashtu që nuk do të ketë më efekt antiviral.

Kantarioni është përdorur për të shëruar hipotirodoizmin dhe balsamin që prodhohet për hërimin e mavijosjeve, djegjeve, pickimet dhe irritimet e lëkurës nga insektet.

Barishtja njihet në gjuhen latine me emrin: Hypericum perforatum.

Kantarioni forcon sistemin nervor dhe shpejton shërimin nga ndonjë sëmundje. Shërben si qetësues I dhimbjeve(Analgezik). Ai poashtu shërben në masë të madhe si antidepresiv, antiviral, anti-inflamatorë, diuretikë(rritë qarkullimin e urinës), ndihmon në ciklin menstrual tek femrat. Ai shërben edhe si përtritës I ushqimit.

Efektet anësore të kantarionit

Nuk duhet të konsumohet së bashku me kapsullat contraceptive, anti-epilepsikë, dhe një numër të shëruesve në formë të kapsullave si antidepresivët. Nëse jeni në trajtim mjeksor, konsulltohuni me mjekun tuaj para se të konsumoni kantarion. Nuk duhet të merret së bashku me ushqim që përmban tiraminë për shembull: djath, verë të kuqe, mish në konservë, ekstraktë të tharmit.

Mos e konsumoni kantarionin nëse jeni nën trajtimin e kemioterapisë për disa javë, pasi që kantarioni ndikon në dobësimin e metaboliizmit të kemioterapisë në mëlçi, dhe e dobëson efikasitetin e kemioterapisë në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!