Benefitet e Yoga-s sjellin kënaqësi shpirtërore të vazhdueshme dhe ndryshime të vazhdueshme. Në botën e fitnesit, të dy këto fakte janë të rëndësishme. Shume kohë me shumë pak rezultat mund të jetë jo inkurajuese, rutinë monotone javë pas jave dhe mund të ju shpie deri tek ngecja. Yoga mund të ju ndihmojë të ndryshoni kapacitetin mental dhe fizik, përderisa përgatisni trupin dhe mendjen për një shëndet afatgjatë.

Yoga është për çdokënd

Shumica e studiove dhe palestrave lokale ofrojnë Yoga për të gjitha moshat Është emocionuese të hysh në një sallë përplot me të rinjë, atletë, nëna të moshave në të 30tat, njerëz më në moshë, por dhe bodibilderë. Çdo kush ndjehet i pranuar dhe i përfshirë dhe ndryshe nga sportet tjera, yoga është e hapur për të gjithë. Edhe nëse ankoheni apo mallkoni ndo gjë, ose e urreni vet fjalën Yoga, edhe nëse jeni të moshës 92, 53 apo 12 vjeç, yoga do të ju ndihmojë.

Yoga inkurajon shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien

Yoga nuk është krejt vetëm të ushtruarit, por është një stil i ri i jetës në mënyrë të shëndetshme. Praktikimi i Yogas ju lejon studentëve që të përballojnë një botë përplot stres. Paqja dhe qetësia që arrihen përmes përqendrimit tërheq çdo kënd.

Frymëmarrja dhe frymënxjerrja e thellë dhe meditimi ndihmojnë në çlirimin nga stresi i përditshmërisë, në një relaksim shpirtëror. Yoga ju ndihmon në lirimin e stresit dhe pastrimin e mendjës nga gjërat që ju kan munduar, dhe ju bën të përqendroheni më shumë.

Yoga ka shumë fytyra

Një nga benefitet e yoga-s është se ju mund të zgjedhni një stil të yogas që lidhet me mënyrën e jetesës suaj, siç për shembull hot yoga, power yoga, yoga për relaksim, yoga për femrat që janë në pragë të lindjës, etj. Edhe nëse mendoni të ushtroni yoga në shtëpi, në seancë private, duke përcjellu DVD-në, apo në ndonjë studio, ose palestër, janë disa lloje të mundësive në dispozicion për të përmbushur qëllimet tuaja dhe nevojat.

Nëse jeni për një praktikim më të gjerë të yogas, Yoga të avancuar, ose Bikram, që njihet ndryshe si “hot yoga, ” mund të jetë ajo për çfarë po kërkoni. Në yogan Bikram, temperatura e dhomës duhet të jetë 35 gradë celsius, që rezulton me një eliminim më të madh të materieve toksike, nga trupi përmes prodhimit të shtuar të djersës. Pa marrë parasysh nivelin tuaj në fitnes, përqindjen e yndyrërave, ose historinë e shëndetit tuaj, yoga ka vend për ju.

Ushtrimet e forcës dhe fleksibiliteti

Yoga përqendrohet në ushtrimet e forcës dhe fleksibilitetin që është një benefit i pabesueshëm për trupin tuaj. Qëndrimet kanë qëllim të përforcojnë trupin tuaj nga brenda-jashtë, ashtu që ju jo vetëm që do të dukeni bukur, por dhe do të ndjeheni shkëlqyeshëm. Çdo qëndrim në Yoga ka qëllim që të përforcoj muskujt spinal, boshtin kurrizor, që është shtylla e funksionimit të organizmit tuaj. Kur keni një bosht kurrizor të shëndetshëm, qëndrimi përmirësohet, që parandalon dhimbjet në shpinë, krahë dhe qafë.

Si ndihmon yoga të ndërtoni muskuj?

Një formë më e avancuar e yoga-s mund të plotësoj këto efekte. Duke u adaptuar nga yoga bazike Ashtanga, power yoga kërkon që të keni energji më të shtuar, përqendrim dhe forcë. Edhe pse power yoga është një evoluim nga bazat e yogës, nuk është doemosdo një kurs fillestar.

Por si ndihmon të zhvilloni muskuj? Më thellë, një pjesëmarrje më e përqendruar kërkohet, sepse shumica e qëndrimeve mbahen për 5 frymëmarrje të organizmit. Muskujt sfidohen përderisa mendja dhe trupi duke të punojnë në mënyrë të njëtrajtshmë për të mbajtur qëndrimin ose vazhdoni një seri pa u dorëzuar. Të marrurit frymë, qëndrimi, lëvizjet dhe rritja e fleksibilitetit ndodhin së bashku, që kërkon një nivel tjetër të diciplinës në mendjen dhe trupin tuaj.

Ushtrimet izometrike janë mënyra më e mirë për të forcuar boshtin kurrizor. Izometriket, që dmth njëjtë dhe gjatë, thjeshtë përkthehen në të mbajturit e një pozite pa lëvizur. Fleksibiliteti dhe baraspesha e trupit tuaj, është e rëndësishme për të reaguar ndaj lëndimeve të mundshmë që mund të rrezikojnë trupin tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!