Mjalta e gështenjave ka ngjyrë të mbyllët dhe shije të ëmbël dhe të shijshme. Ajo ka shije birre të djegëst dhe një pas-shije që të mbetet në gojë që të përkujton si të ndonjë antihelmi. Më një përmbajtje të gjërë të vitaminave dhe mineraleve, si dhe antioksidantëve polifenol, mjalta e mbaruar nga lulet e e gështenjave ka shumë benefite shëndetësore poashtu. Në të vërtetë, ky lloj I mjaltës tani rekomandohet për fëmijë nën moshën 6 vjeçare si një alternativë e shëndetshme si shurup kundër kollitjes.

Një nga benefitet më të mëdha të mjaltës së gështenjave lidhet me ngjyrën e mbyllët të saj. Konsiderohet se llojet e mjaltës që kanë ngjyrë të mbyllët janë kryesisht të pasura me antioksidantë më shumë se llojet e mjaltës që kanë ngjyrë të qelët. Kjo është për shkak se antioksidantët janë një nga kemikalet që ja japin ngjyrën e mbyllët mjaltës me ngjyrë të mbyllët. Mjalta që mbarohet nga lulet e gështenjës përmban një llojë të antioksidantëve që quhet polifenol, që i jep mjaltës ngjyrë bakri të dalluar.

Llojet e mjaltës më ngjyrë të mbyllët siç për shembull gështenjat, përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale si shtesë në antioksidantë. Mjalta e gështenjave është një burim I vogël I 18 aminoacideve. Ky lloj I mjaltës ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore që mund shpejtoj shërimin e plagëve dhe mund të zvogëlojë zgjërimin e plagës.

Një nga faktorët që I jep mjaltës së gështenjave disa nga benefitet ushqyese është se ajo është mjaltë monoflorale. Kjo do të thotë se mjalta është tërësisht e mbaruar nga lulet e gështenjave, dhe nuk është e përzier me lloje të tjera të mjaltës që mund të përmbajnë më pak antioksidantë ose ushqyes të tjerë. Mjalta e papërpunuar mund të jetë edhe më e mirë për tu konsumuar, me më shumë benefite, për derisa disa nga ushqyesit e mjaltës mund të humbasin kur mjalta të procesohet në temperature të larta.

Në veçanti për fëmijët nën moshën 6 vjeçare, një nga benefitet shëndetësore më të rëndësishme të këtij lloji të mjaltës është se shërben si parandalues I kollitjes nëse krahasohet me shurupët e tjerë. Për më shumë, plotë prind tregojnë se nëse ju japin fëmijëve të tyre këtë llojë mjalte si ilaç kundër gripit, edhe prindët do të flejnë më mirë, sepse gjumi I fëmijëve të tyre është më I pushueshëm.

Mjalta me ngjyrë të mbyllët janë më efikase në këtë rolë se mjalta më ngjyrë të çelët, për shkak se përmbajnë antioksidantë dhe ushqyes. Për më shumë për këta ushqyes, cilësia e mjaltës poashtu e bën si një ilaç kundër kollitjes më efikas kundrejt ilaçeve tjera në formë shurupi. Mjalta është e ngjitshme si dhe më e trashë, që ndihmon në zbutjen e fytit dhe parandalimin e kollitjes refleksive. Pediatrët thonë se fëmijëve nën moshën 1 vjeçare nuk duhet jepur asnjë llojë mjalte, për shkak të rrezikut që sporet e botulizmit mund të jenë prezent. Nëse këto spore janë prezente në mjaltë, ato mund të jenë të dëmshme për fëmijët tuaj.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!