Ndonjëherë, fshehtësia e suksesit është diçka që ju rrethon ju me njerëz të suksseshëm. Vlerësoni kushtet që I keni dhe përcaktoni shtegun tuaj drejt suksesit

Çdo ditë inboksi im mbushet me mesazhe elektronike të panumërta me pytje që kanë lidhje me bodibildingun dhe fitnesin nga njerëz që shkruajnë nga mbarë bota. Shumica e këtyre mesazheve elektronike pyesin gjëra se cilat janë ushtrimet më të mira për ti përcjellur, cilat janë ushqimet më të mira për tu konsumuar, dhe cilat janë shtojcat ushqimore më të mira për tu konsumuar. Përderisa nuk ka asgjë keqe me këto pyetje, ato nuk do të ju afrojnë gjethqysh të arrini qëllimet fizike në bodibilding. Çelsi kryesor për të pasur sukses në fitnes përfshinë duke shikuar gjërat nga një nivel më I lartë.

Nëse do të bënit një sondazh në njerëzit që kanë trupat më të mirë anekënd globit, do të gjenit që ata kanë teori dhe qasje të ndryshme në lidhje me ushtrimet e tyre aktuale, dijetat, si dhe shtojcat ushqimore. Disa preferojnë ushtrime me vëllime më të larta, disa preferojnë ushtrime intenzive, disa ushtrime kardio, disa të tjerë dijeta kardio, disa marrin shtojca ushqimore, përderisa disa të tjerë nuk marrin ndonjë shtojcë ushqimore.

Teknikat dhe strategjitë aktuale do të ndryshojnë nga personi në person. Siç thotë një shprehje e moçme se ka më shumë se një mënyrë për t’i hequr lëkurën macës.

Kushtet

Ka një gjë që të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë të përbashkët dhe ajo gjë është se ata I bëjnë gati kushtet e jetës së tyre në atë mënyrë që të sigurohen që suksesi I tyre është I pashmangshëm për një kohë më të gjatë. Të menduarit padashje, është një mënyrë I vendosjes së gjërave në vend ashtu që çfarë ju dëshironi të arrini ndodh automatikisht.

Para se të lëvizin përpara dhe përparojmë në ndonjë fushë, ne duhet së pari të pranojmë faktin që çdo gjë në jetën tonë është në ndonjë nivel mënyra se si është e sotmja përshkak të kushteve që janë caktuar në të kaluarën tonë. Edhe nëse këto kushte janë vendosur me vetëdije, pavetëdije, nga ne direkt, apo nga ambienti që na rrethon.

Për shembull, nëse Filani është duke punuar si auto mekanik ateëherë kanë ndodhur gjëra në jetën e tij që e kanë bërë të zgjedhë atë lloj profesioni. Sipas të gjitha gjasave, ka pasur njerëz dhe raste në të kaluarën e tij që kanë zgjuar interesimin e tij për makinat. Kjo ka shtyrë Filanin të shkojë në shkollë dhe të studjoj për auto-mekanikë, dhe pastaj ka vazhduar të punoj me ato çfarë ka mësuar në këtë shkollë. Përfundimi është se ai nuk është bërë në mënyrë të kotë dhe magjike një mekanik. Kushtet që I ka pasur të caktuara në jetë, me vetëdije ose pavetëdije, atë e ka bërë të pashmangshme.

1

Kushtet tuaja ditore

Gjëja e njetë zbatohet në dikënd që është I butë, atletik, dhe muskuloz. Ata vetëm nuk e kuptojnë atë mënyrë aksidentalisht. Kushtet e tyre të jetës janë përcaktuar në atë mënyrë që të kenë muskujt të fortë. Në gjithë rastet virtuale të njerëzve që janë në formë të shkëlqyer kanë dikënd në jetën e tyre që janë kujdesur për të në mënyrë që të duken në formë të shkëlqyer. Ata janë anëtarë të palestrës që ju jepin mësime atyre se si të ndërtojnë trupa të mirë. Ata shpenzojnë kohë duke studjuar libra, kurse, dhe video ashtu që mund të mësojnë se si të rrisin rezulatet e tyre. Ata sipas të gjitha gjasave, do të marrin pjesë në ndonjë formë të sporteve ose aktiviteteve që ju jepin shtyrje shtesë dhe motivim për të fituar formë fizike të lartë, si : bodibilding, fuqi në ngritjen e peshave, modelim në fitnes, ekipe sportive, ose diçka që sjellë një shtyrje të jashtme kompetitive për të pasur sukses.

Ne të gjithë jetojmë në kushtet e caktuara më parë, që ndikojnë jetët tona të përditshme edhe nëse ne e vërejmë apo jo. Ashtu që, nëse nuk jeni I lumtur me rezultatet që keni arritur deri më tani, atëherë duhet të ndryshoni kushtet në mnëyrë që ti ndryshoni rezultatet që ju po I merrni. Pytni vetën çfarë kushte ju duhen që rezultatet t’i arrini në mënyrë automatike? Çfarë bëni që të bëni qëllimet tuaja të arrihen pa ndonjë problem?

Një nga kushtet më të rëndësishme që ju mund të caktoni është të përcaktoni nivelin tuaj të suksesit në ndonjë fushë të jetës suaj në zgjedhjen e njerezve që lidhen me ju. Nëse shikoni për 5 njerëz që lidhen me ju, ju do gjeni se jeni mesatarja e atyre 5 njerëzve.

2

Për shembull, nëse merrni mësataren e të ardhurave të 5 njerëzve që lidhen me ju më së shumti, shanset janë se do të jenë afër të ardhurave tuaja. Nëse merrni mesataren e nivelit të shëndetit dhe fitnesit të atyre 5 njerëzve, shanset janë se do të jenë afer nivelit tuaj të shëndetit dhe fitnesit. Por për pjesën kryesore e matjes së ndonjë fushe të jetës suaj mund të lidhet pas me mesataren e 5 njerëzve që ju lidhin me ju më së shumti.

Ashtu që, të njohurit që ne jemi mesatarja e 5 njerëzve që kalojmë kohë më së shumti. Mënyra më e shpejtë për të caktuar kushte në jetë është të ju ndihmojë të lëvizni tutje me rezultatet e dëshiruara është të keni ngat vetës njerëz që jetojnë jetë në nivel të lartë. Ne imitojmë njerëz rreth nesh nëse e dijmë apo jo. Ashtu që, nëse dëshironi të keni trup të formësuar, fortë dhe atletik, ju duhet të lidheni me njerëz që janë të fortë, formësuar, dhe atletik, ashtu që energjia e tyre pozitive do të ju ndihmojë të jeni në nivel të njejtë me ta.

Kushtet e mia

Në rastin tim, disa nga kushtet nga e kaluara ime që më kanë ndihmuar për të caktuar shtegun për arritjen e suksesit në bodibilding, ka qenë fakti që babai im ka ushtruar vetë, dhe ka pasur një komplet me pesha në podrum ku luaja kur isha fëmijë. Poashtu, më kujtohet se shikoja filmin “Conan The Barbarian” dhe Arnoldin në rolin kryesor me fizikus të muskujve të mëdhenj. Gjatë asaj kohe ka qenë një shfaqje në TV “Body Shaping” ku kanë mësuar për ushtrimet me pesha, dhe une e shikoja çdo epizodë. Të gjitha këto kanë ndihmuar që farat e suksesit të bimës të mbjellura të rriten në mendjen time.

3

Kur isha 17 vjeçar, përfundova garën e parë të bodibildingut dhe fillova të shoqërohesha me bodibilderë vendas. Kjo krijoi një dëshirë të zjarrtë në mua për të përmirësuar fizikusin tim, ashtu që të përshtatesha më këta djelmosha. Atëherë në çdo garë të bodibildingut, hyja si të isha në mision për të ju treguar të tjerëve sa shumë kam ndërruar që nga shfaqja ime e parë. Gjatë kësaj kohe, kam pasur përkrahje edhe në shtëpi. Babai im dhe une ndërtuam një palestër tonën në shtëpi në podrum ku ushtronim bashkë. Nëna dhe babai im vinin në çdo garë të bodibildingut ku merrja pjesë dhe më përkrahnin. Ata paraqisnin me krenari të gjitha arritjet e mia në bodibilding, në shtëpi.

Përfundimi

Të gjitha këto gjëra më kanë ndihmuar të më caktojnë kushtet për sukses në bodibilding në jetën time. Jo vetëm që kam pasur shtyrje të brendshme dhe ëndërr për të ndërtuar fizikus muskulor në mendjen time. Por kam pasur edhe faktor shtytës të jashtëm që rregullisht të të bëjë gara në bodibilding dhe të jem I gjykuar në dysheme nga qindra të pranishëm. Ka qenë presioni shoqëror për të qëndruar në një vijë më bodibildiert tjerë vendorë. Dhe kam pasur mbështetjen e familjes time dhe një ambient I mirë në shtëpi që më ka sjellur suksese në bodibilding. Të menduarit pa dashje, është një shprehi që përdoret nga njerëz të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës. Psh në biznes, jetë akademike apo edhe në bodibilding. Duke caktuar kushtet për jetë me vetëdije, do të marr kohë procesi I dërgimit të qëllimeve në fazën tjetër. Kur rradhisni gjasat në të mirë tuaj, suksesi është I pashmangshëm. Është vetëm punë kohe.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!