E dini se duhet të ushqeheni mirë dhe ushtroni tërë javën për të arritur qëllimet për humbjen e peshës së tepërt, por kur jeni shumë zënë në punë dhe me përgjegjësi ndaj familjes, është paksa e vështirë ti realizoni të gjitha këto më lartë. Mirëpo një plan i vogël është i mirë për mirëqenien tuaj, kështu që më poshtë mund të lëxoni për disa këshilla që mund t’i bëni ditën e diel, që më pas të keni një javë të shëndetshme dhe qetë.

Planifikoni ushtrimet

Mos mendoni se vetëm duke vrapuar dhe ushtruar në palestër, do të dobësoheni dhe formësoheni – planifikoni më orar të gjitha këto. Merrni kalendarin dhe bëni orarin për secilin ushtrim, me ditë dhe orë bile edhe minuta. Mund të flisni me ndonjë mike tuajën, për të planifikuar bashkë orarin e ushtrimeve, seancat në Yoga, Pilates, si dhe shikoni parashikimin e motin për javen e re, në mënyrë që të dini se cila ditë  e javës është më e mira për ushtrimet në natyrë.

Goditni vështirësitë

Asgjë nuk i bën ushtrimet më të vështira se aftësia për të gjetur një mënyrë të ushtrimeve që nuk do të ndjeni vështirësi në asnjë pre tyre. Bëni ca ushtrime ditë e hënë, duke i bërë të gjitha ushtrimet që keni planifikuar atë ditë. Bëni gati teshat e fitnesit, në mënyrë që të mos silleni vërdallë në shtëpi duke i kërkuar ato, kur të vie koha e fitnesit.

Merrni të gjitha gjërat që ju nevojiten në palestër

Merrni çdo gjë që ju nevojitet në palestër – qilimin e gomës për Yoga, patiket, dëgjueset e veshit dhe iPod-in, dhe sigurohuni që i keni të organizuara këto gjëra, ashtu që ti merrni shpejtë pa humbur kohë kur të shkoni në palestër. Bëni gati çantën e fitnesit, lëreni tek dera ose në makinë ashtu që nuk do t’a harroni kur të shkoni në palestër. Nëse ushtroni në shtëpi, lëshoni ca video përcjellëse për ushtrime si dhe peshat e dorës dhe shiritin e llastikut. E diela është një ditë e mirë edhe për të përgatitur ca lista të këngëve tuaja të preferuara që të ushtroni sa ma mirë dhe inspiroheni nga muzika.

Planifikoni racionet e ushqimeve dhe rostiçeritë

Shkruani një plan të të ushqyerit përgjatë javës, duke përfshirë të gjitha racionet e ushqimit si dhe rostiçeritë. Nëse dëshironi ndonjë recept, atëherë lexoni disa nga receptet që ne kemi folur për në artikujt e kaluar. Pasi të keni bërë listën e gjërave ushqimore që duhet ti bleni në market për tërë javën, shkoni në dyqanin e gjërave ushqimore të shëndetshme dhe furnizohuni për tërë javën. Pasi ti keni marrë të gjitha këto, rrugën për në shtëpi, mos harroni të bleni pemë dhe perime për tërë javën.

Bëjani jetën vetës edhe më të lehtë dhe përgatitni gjërat uushqimore që do t’i përdorni për gatim, ashtu që t’i keni gati për ti bërë receptat e preferuara të ushqimeve tuaja.

Merrni me vete ushqimin

Nëse nuk do të  jeni në shtpi gjatë ditës, ushqimin që e keni përgatitur, mbështjelleni në folje, dhe merreni me veti. Mund të përgatitni ndonjë sallatë të pasur me perime, si dhe ndonjë supë, nëse dëshironi të mos merrni ushqim që nuk keni si ta mbështjellni. Merrni edhe rostiçeri me vete, jogurt grek, zdenka, karrota si dhe ndonjë pemë. Këto gjëra mund t’i konsumoni mjaft shpejtë, maksimum 10 minuta. Do të kurseni kohë gjatë ditës, ashtu që një mbrëmje të hani ushqim mirë.

Së fundmi

Kur t’i keni përfunduar të gjitha, më lartë, tani ka ardhë kohë të bëni një banjo, veshni pixhamat dhe fleni në gjumë. Mund të bëni ndonjë seancë të shkurtër dhe të lehtë të Yogas ose lexoni ndonjë libër relaksues, dhe do të keni një gjum më të mirë, ashtu që të zgjoheni e freskët në mëngjes, gati për t’u përballur me sfidat e ditës.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!