Ushtrimet fizike janë një mënyrë e mirë për të mbajtur në formë trupin, prandaj është e rëndësishme që ju në çdo moment të dini se kur mund të jetë koha e duhur.

Trupi e ka orën e vet të brendshme, të njohur si ritmi cirkadian. Kjo paraqet një cikël që i rregullon ndryshimet fizike, mendore dhe të sjelljes që ndodhin brenda 24 orëve. Këto ndryshime mund të ndikojnë në atë se në ç’kohë të ditës do të dëshironi të ushtroni dhe cila kohë e ditës është më e mira për ju personalisht për të ushtruar.

Personat që merren me ushtrimet e mëngjesit

Studimet kanë treguar se personat të cilët ushtrojnë herët në mëngjes, më rrallë i anashkalojnë stërvitjet dhe i qëndrojnë besnik orarit, dhe gjithashtu e menaxhojnë më mirë kohën e tyre gjatë pjesës tjetër të ditës. Nëse do të ushtroni në mëngjes, sigurohuni që para ushtrimit të nxeheni mirë. Disa njerëz kanë probleme me ushtrimet në mëngjes, sepse ndiejnë marramendje dhe lodhje.

Është e këshillueshme që për të mos pasur asnjë problem ato të ushtrohen pas ngrënies së mëngjesit.

Persona që i ushtrojnë në mbrëmje

Ushtrimet në orët e pasdites ose të mbrëmjes mund të jenë të përkryera për t’u relaksuar. Një numër i madh i personave ushtrojnë në orët e pasdites, sepse gjatë orëve të mëngjesit ndiejnë tension në muskuj dhe kanë nivel të ulët të sheqerit në gjak. Ushtrimet e pasdites janë më të mira sepse jeni të zgjuar në mënyrë natyrale, temperatura e trupit është e ngritur dhe trupi juaj është më i ngrohtë dhe më fleksibël.

Nëse është humbja e peshës, lehtësimi nga stresi apo përfitimet e tjera, por është e rëndësishme që të ushtroni rregullisht. Organizojeni kohën ashtu që gjithmonë të arrini të ushtroni në kohën e ditës që ju përshtatet më së miri. Madje edhe ndryshimet e vogla në shprehi janë të mjaftueshme për ta mbajtur trupin tuaj të balancuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!