A mund kjo bimë të ju ndihmojë të dobësoheni?

Ju kujtohen kafsha Chia? Disa dekada më parë, dhe farat nga bima Chia po shiten gjithnjë e me shumë përmes mënyrave elektronike në dyqane për ushqime të shëndetshme si një ndihmues për humbje të peshave.

Fara e bimës Chia supozohet se kontrollon urinë, përderisa pasuron dietën tuaj me elemente të shkëlqyeshme ushqyese. Por cila është e vërteta për këto elemente që gjenden në farë dhe aftësinë e tyre për të ju ndihmuar të humbni peshë?

Çfarë është Chia?

Chia është një farë ushqyese që vije nga një bimë që gjendet në shkretirë që quhet Salva hispanika, që rritet ne Meksikë, dhe daton që nga kohët e majanëve dhe kulturës azteke. Chia do të thotë fuqi, dhe është përdorur për rritje të energjisë. Kjo ka kuptim, pasi që farat chia përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Omega 3, karbohidrate, proteina, fibra, antioksidantë dhe kalcium.

Farat Chia janë një lloj ushqimi i papërpunuar në formë të kokrrave, që mund të thithen nga trupi (ndryshe nga flax-farat). 2 lugë çaji më fara Chia përmbajnë 139 kalori, 4 gramë proteina, 9 gramë yndyrëra, 12 gramë karbohidrate dhe 11 gramë fibra, plus vitamina dhe minerale.

Shija e butë e bën farën Chia të lehtë për tu konsumuar dhe shtuar në racione të ushqimit dhe pije. Ato më së shpeshti shtohen në drithëra, salcë, perime, pjata me oriz, jogurt ose përzihen me pije apo të mira që gatuhen. Ato mund të përzihen edhe me ujë.

A mund Chia të ju ndihmojë me të vërtetë të humbni peshë?

Sipas teorisë, farat Chia supozohet se zgjërohen në belin tuaj, dhe ju ndihmojnë të ndjeheni i ushqyer, duke ngrënë më pak, dhe hekni peshë të tepruar. Në një studim të bërë, të anketuarit që kanë konsumuar fara Chia nuk kanë humbur peshë apo oreks për një periudhë prej 12 javësh, thotë hulumtuesi David Nierman, Dr PH, profesor në Universitetin Shtetëror të Appalachian në Karolinën Veriore. “Studimi jonë nuk ka shfaqur ndryshime në peshën trupore, yndyrërat dhe përmirësim në sistemin kardiovaskular, tek ata që kanë konsumuar 50 gramë në ditë Chia.”

Dëshmia është kufizuar për Chia-n, dhe vetëm dy seanca klinike kanë ekzaminuar shëndetin e zemrës dhe peshës trupore, thotë një hulumtues Catherine Ulbricht, PharmD. Chia ka treguar disa të mira efektive në zemër, por jo ndonjë efekt në peshën trupore.

A duhet ta provoni Chia-n?

Edhe pse ka pak dëshmi se benefitet nga Chia për humbjen e peshës, mund të jetë si shtesë e përkryer për racionin tuaj të ushqimit. Nierman thotë se njerëzit sipas studimeve që ai ka bërë nuk janë ankuar për 12 javë përderisa e kanë konsumuar Chian.

Përdoreni Chian në ushqim, dhe jo si suplementë, po si një alternativë për të procesuar dhe tretur bukën, dhe është më e shijshme nëse e shtoni si aditiv kur të gatuani bukën.

Rekomandohen dy doza, secila që përmban 20 gramë fara Chia. Aktiviteti i antioksidantëve është i lartë në farat Chia më shumë se në çdo ushqyes tjetër.

A ka ndonjë efekt anësor Chia?

Duhet të keni kujdes të gjithë ata që jeni alergjik në farat e susamit apo mustardës, ose nëse merrni medikamente për hollimin e gjakut, duhet të konsultoni mjekun para se të konsumoni fara Chia.

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

Driton October 21, 20163 years ago

Pershendetje na dergoni nje kontakt ku mujm me gjet faren Chia

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!