A mund çaji I gjelbërt të ju ndihmojë të humbni peshë, ndihmojë në performancë gjatë ushtrimeve, zvogëlojë kolesterolin, trajtojë jashtqitjet, dhe më shumë?

Gjeni se çfarë është e duhur për ju!

Përdorimi I çajit të gjelbërt(Sipas dëshmive)

  • Mbështet humbjen e peshës dhe mirëmbajtjen e një peshë të shëndoshë(që përdor ekstraktin e çajit të gjelbërt të standardizuar deri në 25% EGCG).
  • Mund të përmirësojë aftësinë e të njohurit.
  • Mbështet nivele normale të kolesterolit.
  • Lidhet me zvogëlimin e kancerit në gji, fshikëz, fyt dhe pankreas.
  • Zvogëlojnë kohën e jashtqitjeve të dëmshme.
  • Lidhet me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit.

qajigjelbert1

Mekanizmi I veprimit

Ekstrakti i çajit të gjelbërt që është I pasur me EGCG(gallatë epigallokatecin) mendohet se rrit metabolizmin e kalorive dhe yndyrërave. Polifenolët antioksidantë(si EGCG) mendohet se lidhen me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe ateroskelorëz(sëmundjeve të arterieve).

EGCG mendohet së është përgjegjës për zvogëlimin nga rreziku I kancerit. Ky mekanizëm ndihmon në parandalimin gjakëderdhjen dhe rritjen e tumoreve(dmth e shkatrron tumorin).

Hulumtimet tregojnë që polifenoli në çajin e gjelbërt mund të prodhoj efekte antidieretike.

Kafeina në çajin e gjelbërt mund të parandalojë ndalimin e adenozinës të përhapjes së dopaminergjisë, për atë arsye lejon më shumë dopaminë, që luan rol të rëndësishëm në simptomat klinike të sëmundjes së Parkinsonit.

Efektet anësore

Efektet anësore nga konsumimi I tepërt I çajit të gjelbërt(Nëse pini më shumë se 5 gota në ditë) janë:

  • Dhimbjen në bark
  • Kapsllëku
  • Kokëdhembjet
  • Djersitja
  • Ankthi
  • Nervozimi
  • Pagjumësia
  • Pa-pushueshmëria
  • Agjitimi
  • Dridhjet në trup
  • Irritimi
  • Aritminë në zemër
  • Rrahjet e zemrës
  • Thartësira në bark
  • Humbja e oreksit
  • Trubullimi
  • Vjellja
  • Jashtqitja
  • Marramendja
  • Shtypja në veshë
  • Lëvizja e sheqerit në gjak
  • Ndryshimi I kolesterolit
  • Helmimi I mëlçisë
  • Ngërçi

qajigjelbert2

Vëni re: Efektet e dëmshme të kafeinës në çajin e gjelbërt mund të jenë më të dëmshme në fëmijët se sa të rriturit.

Bashkëveprimet me medikamentët

  • Adenozina(përdoret për ritëm jo të duhur të zemrës): çaji I gjelbërt pengon funksionimin e adenozinës.
  • AntiKoagoluesit, agjentët kundër pllakëzave të gjakut: çaji I gjelbërt përmban vitamin K dhe mund të bëje Koumadinën të paefektshme ose më pak të efektshme.
  • Antibiotikët beta-lactam(penicilina dhe cefalosporina): çaji I gjelbërt mund të rrisë efikasitetin e këtyre antibiotikëve duke zvogëluar rezistencën e bakterieve ndaj trajtimit.
  • Benzodlazepina(Valiumi dhe Ativani): Kafeina zvogëlon efektet qetësuese të benzodlazepinës.
  • Bllokuesit-beta(propranololi dhe metoprololi): Kafeina mund të rrisë shtypjen e gjakut në njerëzit që marrin bllokues-beta.
  • Klozapina(përdoret si medicament antipsikotik): çaji I gjelbërt mund të zvogëlojë efikasitetin e klozapinës nëse çaji I gjelbërt pihet 40 minuta para se të merrni klozapinë.
  • Efedrina(përdoret si bronhodilatator, vasopressor): çaji I gjelbërt dhe efedrina së bashku rrisin pjesëmarrjen e agjitimit, dridhjes, pagjumësisë, dhe humbjes së peshës.
  • Litiumi(për trajtimin e manisë dhe depresioni): çaji i gjelbërt mund të zvogëlojë invelin e litiumit në gjak.
  • Agjentët frenues të oksidazës monoamine(MAOIs- përdoret për të luftuar depresionin, fenelzina dhe tranilcipromina): çaji I gjelbërt dhe MAOIs kur merren bashkë shkaktojnë hipertension(rritje të shtypjes së gjakut).
  • Kontraceptivët oral: Së bashku me çajin e gjelbërt mund të rrisin efektet e kafeinës.

Dozat që preferohen të merren sipas hulumtimeve:

  • 1 gotë çaj në ditë lidhet me përmirësimin e aftësive të të njohurit
  • 10 gota apo më shumë lidhen me nivel më të ulët të kolesterolit
  • 3 apo më shumë gota në ditë lidhen me zvogëlimin e rrezikut të kancerit
  • 5-33 gota në ditë lidhen më zvogëlimin e rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!