Keni menduar të shtoni shkrirës të yndyrërave si mënyrë për ti humbur sasitë e tepërta të yndyrës në trupin tuaj? Bëni një zgjedhje të mirë kur vie puna të marrja e shkrirësve të yndyrës së tepruar duke I kuptuar ato.

 

Po, e di. Ato 5 kilogramët e fundit vështirë që mund të humben. Në mënyrë që të fitoni luftën gjer në “vdekje” me dhjamin e madh, disa njerëz marrin shtojca ushqimore për humbjen e peshës së tepruar në ushqimin ditor.

Para se të shkoni në market dhe të bleni gjësende ushqimore, mësoni më shumë për përbërsit që ndodhen në produkte, për të shkrirë dhjam të tepruar. Nëse jeni një konsumator I informuar mirë, ju do të gjeni produktin më të mirë për shëndetin dhe qëllimet tuaja në fitnes.

Secili nga këta 5 përbërës do të ju ndihmojë të djegni yndyrë të tepruar, por secili nga ata funksionojnë ndryshe nga njëri tjetri. Përfitoni nga fuqia e tyre për të arritur qëllimet tuaja sa ma mirë.

Kafeina

1

Shumica nga ne konsumojmë kafeinë në filxhanin e kafes së mëngjesit. Përderisa ju bën të jeni më I kthjellët, nga kafeina keni disa përfitime të mira për të humbur yndyrën e tepruar.

Kur mbani dijetë, niveli juaj I energjisë bie shumë poshtë, duke ju bërë të ndjeheni I përgjumur dhe pamotivuar në punë, shkollë dhe palestër. Kafeina mund t’ua lehtësojë këtë gjë. Me më shumë energji, mund të mbanin nivelin e aktivitetit më lartë dhe djegni yndyrë duke kryer punë më shumë.

Përsonat me dijetë që konsumojnë kafeinë para se që ushtrojnë, tregojnë se kanë mundur t’I bëjnë ushtrimet më lehtë se personat që nuk konsumojnë kafeinë.

Një studim nga Ditari I Mjekësisë dhe Shkencës në Sport, tregon se ata që konsumojnë pije që përmban 330 mg kafeinë, 60 minuta para ushtrimeve, kanë shkallë më të lartë të oksidimit të yndyrërave gjatë ushtrimeve, e shoqëruar me shkallë më të vogël të oksidimit të karbohidrateve.

Kjo shkallë e lartë e oksidimit të yndyrës është mrekulli sepse do të thotë se ju po djegni më shumë yndyrëra për energji gjatë pakësimit të glykogjenit të muskulit. Kur keni glykogjen të pakësuar, ushtrimet do të bëhen më vështirë, dhe do të ndjeheni I lodhur përfundimisht. Kafeina mund të ju ndihmojë të përdorni yndyrërat e trupit për t’u ndjerë I fuqishëm, peshuar me lehtë dhe ndjeheni mirë.

Njerëzit tregojnë që ndjehen më pak me uri pasi të marrin kofeinë. Të konsumuarit e vetëm një kafeje të vogël do të ju mbajë larg nga pjata e ushqimit.

Nëse konsumoni produkt që përmban kafeinë, keni kujdes nëse nuk jeni I ndjeshëm ndaj stimuluesve. Nëse jeni I ndjëshëm, mund të kërkoni për produktet stimuluese.

 

2

Kafeina – nuk është shërben vetëm për energji të shpejtë, por është duke u bërë e njohur si përbërës për shkrirjen e yndyrërave, si dhe mbështetës për rritjen në përformancën e ushtrimeve.

 

Yohimbe

Yohimbe ka prejardhjen nga lëvozhga e një druri të caktuar në Afrikë. Mund të jetë e mirë posaçërisht për humbjen e yndyrave në një trup problematic. Duke rritur qarkullimin e gjakut, yohimbe mund të bëj më lehtë oksidimin e acideve yndyrore. Kjo mund të kuptohet si mbështetje për shkrirjen e yndyrërave të tepruara, posaçërisht kur keni nevojë për to.

Rritja e qarkullimit të gjakut në qelizat e muskujve mund të mbështes edhe rigjenerimin duke ju dhënë më shumë oksigjen dhe ushqyes në muskujt që jeni duke I ushtruar.

 

3

Yohimbe është një nga përbërësit kryesorë kur dëshironi të kaloni në një fazë tjetër të shkrirjës së yndyrërave.

 

Ekstrakt I çajit të gjelbërt

4

Sikur kafeina, ekstrakti I çajit të gjelbërt mund të rrisë shkallën e oksidimit të yndyrërave në trup, duke përmirsuar shkallën e përgjithshmë të shkrirjës së yndyrërave. Ky lloj ekstrakti përmban katekinë, që mund të ju ndihmojë të përmirsoni shkallën e metabolizmit duke ndihmuar që trupi juaj të djeg më shumë kalori menjëherë pas konsumimit të tij.

Përderisa ekstrakti i çajit të gjelbërt nuk do t’I djeg qindra kalori vetë, efektet e tij mund të vërehen gjatë kohës dhe mund të jepin ndryshime në rezultatin tuaj.

Një studim I publikuar nga Instituti Amerikan I Nutricionizmit, ka treguar që konsumimi I çajit të gjelbërt sipas të anketuarve, se gjatë aktiviteve fizike, ka dal të rezultojë më shkallë më të lartë të shkrirjes së yndyrërave.

 

5

Çaji I gjelbërt mund të ju ndihmojë të këni një funksionim të shëndetshëm dhe qëndrueshëm, kështu që nëse dëshironi trup shkrini yndyrëra dhe ndjeheni shëndetshëm, konsideroni të konsumoni përbërësin e çajit të gjelbërt.

 

Hoodia Gordonii

 

Nëse ju pëlqen të konsumoni ushqim të lehtë dhe jeni të urritur për këso gjëra ushqimore, hoodia gordonii mund të ju ndihmoj. Hoodia gjendet në një bimë në shkretirat e Afrikës së Jugut dhe është përdorur së pari nga gjuetarët për ti bërë ballë urisë në ekspeditat e gjata të gjuetisë.

6

Fatmirësisht, shumica nga ju nuk keni pse të brengoseni për ekspedita të tilla të gjuetisë në shkretirë, por përdorimi I hoodia gordonii mund të ju ndihmojë vuajtjet nga uria e shkaktuar nga dijeta e përgjysmuar e kalorive.

Disa njerëz mendojnë se të konsumuarit e këtij përbërësi I duhen disa javë për të pasur efekt, kështu që keni durim ca kohë para se të gjykoni nëse ka pas ajo jo efekt në ju.

 

7

Hoodia është përdorur qysh nga popujt vendas në Afrikën e Jugut për të ndihmuar në përmirësimin e oreksit dhe etshmërisë gjatë ekspeditave të gjata të gjuetisë.

 

7-Keto

7-Keto mund të ju tingëllojë si një përbërje jashtëtokësore, po në të vërtetë është metabolit I hormonit Dehidroepiandrosterone – DHEA. Sikur DHEA, 7-KETO prodhohet në mënyrë natyrale në trup. Me moshë, nivelet e 7-Keto bihen.

Marrja e 7-Keto mund të ndihmojë në rritjen e shkallës së metabolizmit dhe shkrini yndyrëra në mënyrë më efektive. 7-keto mund të përmirësojë sintetizimin e proteinave, që do të thotë se ju ndihmon në ruatjen e dobësimit të muskujve në mungesë të kalorive.

 

8

7-Keto është përdorur për të mbështetur në përpjekjet për humbjen e peshës trupore kur kombinohet me shkrirjën e yndyrërave dhe dhe planit të ushtrimeve.

 

Mbani në mend që asnjë shkrirës I yndyrërave nuk është për të ju ndihmuar me një plan për dijetë dhe ushtrime të mira. Këta përbërës shtesë ju ndihmojnë të shkrini yndyrë, por ata nuk shkrijnë yndyrë për ju.

Nëse përdoren si duhet, shkrirësit e yndyrës mund të ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Sigurohuni që keni lexuar etiketimet ë përmbajtjeës së produktit dhe përdorni të gjithë përbërësit me rregull.

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

mirlinda February 25, 20155 years ago

a mund te di sa asht qmimi si perdoret dhe a ndikon ne qarkullim gjaku

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!