Frymëmarrja kyçe për ushtrime të suksesshme

Mbajtja drejt e frymëmarrjes gjatë ushtrimeve është më e rëndë se cilido qoftë ushtrim që do t’i zgjidhni ta bëni.

 

Natyrisht, derisa bëjmë ushtrime nuk është fare e pazakonshme nëse fokusimit kryesor nuk i kushtojmë vëmendje derisa ai funksionon, mirëpo kur njëherë e mësoni frymëmarrjen e drejtë dhe mësoni se si ta mbani, niveli i lodhjes përgjysmohet.

Filloni derisa jeni duke pushuar. Drejtohuni, merrni frymë thellë sa më shumë që mundeni, pastaj nxirreni frymën nëpërmjet hundës.

Bëni kështu disa ditë, së paku nga pesë minuta, pastaj përpiquni derisa jeni duke u lodhur, por në vend të lodhjes, përqendrimin ta keni tek frymëmarrja.

Nuk është e lehtë, pas një kohe, posaçërisht gjatë ushtrimeve intensive, frymëmarrja di të jetë jashtëzakonisht e vështirë, andaj ajrin thjesht duhet patjetër ta nxirrni nëpërmjet gojës, mirëpo përpiquni që atë moment ta shtyni sa më shumë që të jetë e mundur.

Kur njëherë ta mësoni këtë, por edhe derisa punoni në këtë drejtim, do të vëreni që shumë më pak lodheni dhe që do të jeni më të qetë dhe më të relaksuar, pa marrë parasysh lodhjen.

Frymëmarrja e këtillë këndell organizmin, e bën më të përgatitur për sfida të reja, por edhe niveli i qëndrueshmërisë te personat të cilat e kanë mësuar frymëmarrjen, nuk mund të krahasohem me të tjerët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *