Vetëm pse do të shkoni në deti këtë verë, nuk do të thotë se duhet të i lëni ushtrimet anash kur të jeni në deti. Merrni ca pajisje të fitnesit me vete. Më poshtë ju kemi rekomanduar ca gjëra për fitnes që mund t’i merrni kur të shkoni në deti.

Litari elektronik

fitness-gear-01

Të kërcyerit me litar është një nga mënyrat më të mira dhe të shpejta për të shkrirë kalori. Ditëve të sotme mund të bëni ushtrimet kardio pa pasur nëvojë të bëni dëme në dhomën e hotelit ose bezdisur fqinjët në hotel. E tërë kjo është e mundur më shpikjen e litarit elektronik. Me  përparimin e teknologjisë, ka pësuar edhe litari klasik për kërcim, duke u shpikur litari elektronik. I tërë qëllimi i tij është të mos keni nevojë për një tavan të lartë, a po edhe të lëndoheni nga performimi i këtij ushtrimi.

Peshat e dorës

fitness-gear-02

 

Këto pesha të dorës që njihen si AQUABELL apo pesha dorë për pllazhë, palohen dhe mund të paketohen lehtë. Ato janë shumë te lehta. Kur ushtroni në deti, atëherë vetëm i mbushni me ujë. Mund ti mbushni me ujë në varësi se sa ujë keni afër. Ato mbushen me ujë deri në atë masë sa mund të jenë të rënda 7 kg secila peshë.

Llastiku elastik

fitness-gear-03

Me një llastik elastik ju mund t’a shëndrroni dhomën tuaj të hotelit në palestër të ushtrimeve. Zgjedhni llastik të vogël, mesatar apo më të rëndë ose shumë të rëndsë, dhe ju mund të performoni ca ushtrime para se të shkoni dhe rrëziteni nën rrezet e diellit.

Topi që fryhet me pomp

fitness-gear-04

 

Nëse preferoni të ushtroni me top elastik për forcë, lehtë mund të llogarisni në marrjen e tij në deti, pasi që mund ta paloni shumë mirë në valixhe, dhe nuk do të ju zëj aspak vend. Merreni edhe një pomp të ajrit për ta fryrë këtë top, dhe ju do të keni një palestër 24 orëshe, ashtu që kur të dëshironi mund të ushtroni.

DVD të fitnesit

fitness-gear-06

Merrni disa DVD me vete, apo edhe video të ruajtura në flask disk, ashtu që të mund ushtroni duke përcjellur ushtrimet të inçizuara, nga trajnerët më të mirë që njeh bota e fitnesit.

Pamfletat e ushtrimeve

fitness-gear-07

Me afrimin e verës, ju është mirë të mendoni që të mos qëndroni pasiv kur të jeni në deti. Prandaj ju rekomandojmë të merrni pamfleta të ushtrimeve me vete. Ne poashtu do të postojmë disa artikuj që përmbajnë pamfleta në mënyrë që ju ti shkarkoni dhe ti printoni për ti marr me vete në deti.

Qilimi i lehtë që merret me vete

fitness-gear-08

Yoga ësht një ushtrim plotësues për pushime verore të relaksueshme. Paketoni në valixhe një qilim prej pllastikës apo gomës, dhe merreni me vete në pushime verore. Jo vetëm që është eko-friendly por edhe peshon më pak se 300 gramë. Vetëm mbështjelleni dhe palojeni në fund të valixhes.

Rrathët e plastikës

fitness-gear-09

Nëse rrotullimi i rrathëve të plastikës ju pëlqen atëherë merreni një të tillë që palohet lehtë në valixhe, dhe bëni rrathë të tillë më bel.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!