Në përgjithsi Glutamini është amino-acid jo esencial i cili sintetizohet ,deponohet dhe lirohet në indet e muskujve ku dhe ndodhet në përqindje të lartë.Glutamini si amino-acid më dominues në trupin e njeriut merr pjesë në rregullimin e një numri procesesh metabolike të rëndesishme për mbarëvajtjen e aktivitetit fizik .

Roli metabolik : Glutamini në organizmin sportiv i ka keto funskione :
1.Stimulimin e sintezës proteinike në qelizat muskulare . Studimet eksperimentale tregojnë se me marrjen e suplimentit glutemin vjen deri tek rritja e nivelit te hormonit të rritjes me çka vjen deri tek nxitja e sintezës proteinike në qelizat muskulare (rritja e numrit të kontrahimeve filamenteve ) që rezultojnë me rritjen e vellimit të qelizave muskukare dhe forcë më të madhe kontrahuese.

2.Glutamini paraqet burimin kryesor energjik per qelizat e sistemit imunitar ,kjo nënkupton se suplimentet e glutaminit e përmirsojnë statusin e imunitetit tek sportisti .Gjatë ushtrimeve me organizmin dhe planifikim të mirë në aspektin e intensitetit dhe kohëzgjatjes vjen deri tek rritja e prodhimit glutemik që tregon në faktin se me aktivitet fizik përmirsohet statusi imunologjik i sportistit.

3.Me marjen e suplementeve glutemike parandalohet sindromi ,,overtrajning”ose sindromi i stërvitjes së tepërt .Studimet kanë treguar se në kushte të stërvitjes së tepërt vjen deri në rënie të plazmës glutamin me sindromin ,,overtrajning” Prandaj me suplimentin glutamin parandalojmë sindromon e stërvitjes e stërvitjes së tepërt.Domethanë,është e njohur se sportisti gjatë kohës kur e ka tepruar me stërvitjen i bie imuniteti dhe ka tendenca për t’u semurë.
4.Glutamini paraqet substancë nga e cila me rrugë metabolike mund të sintetizohet glukoza,nga kjo del se dhënia e suplementeve glutamine ndihmon në sintezën e glukozës në kohën kur zbrazen depot e glikogjenit (menjëher pas ushtrimeve).

Rekomandimet për marjen e gluteminit në bazë të llojit të aktivitetit fizik :Sasia e nevojshme e gluteminit rritet gjatë stresit në organizem siç janë :ngarkesat e forta fizike ,lëndimi i sistemit muskular dhe ne kushte të sëmundjes së organizmit .

Meqë trupi ynë prodhon vetëm një sasi të caktuar të gluteminit për nevojat metabolike të organizmit ,në kushtet te stresit eshte i nevojshem që ky amino-acid dhe si supliment farmakologjik . Nga ana tjeter ,stërvitja fizike adekuatE në pikpamje të intensitetit dhe kohëzgjatjes i stimulon qelizat muskulare në drejtim të rritjes së sintezës ,deponimit dhe taitjes të ketij amino-acidi jashtzokonisht të rëndesishem .

Glutamini ne produktet ushqimore:Produktet ushqimore te pasura me glutemin janë bizelja ,fasule,peshku,dhe prodhimet e qumështit.

Mënyra e marrjes :Suplementi farmakologjik kryhet me dhënien e preparatit farmakologjik në formë të gluteminës -L (si pluhur ose tableta ). Brenda ditës meren 10-15gr të ndara në 2-3 doza nga 5gr(1lugë kafeje me pluhur ose tabletë).

Është mirë që doza e parë të merret në mëngjes ,e dyta menjëher pas përfundimit të aktivitetit fizik dhe e treta para se të flemë.Nëse merren vetëm dy doza atëherë të shfrytëzohet në intervalin kohor pas aktivitetit fizik dhe para se të flemë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!