Humbni peshë të tepërt duke konsumuar karrota

Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karrota është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepërta. Nga pikëpamja e vlerave ushqimore dhe terapeutike, karrota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin.

Konsumimi i shpeshtë i karrotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Dieta është treditore dhe këshillohet të mbahet 1 herë në 10 ditë (pra brenda 10 ditëve të mbani 3 ditë këtë dietë). Nuk është një dietë e mundimshme dhe gjatë një muaji, trupi mund të humbasë deri në 5 kilogram.

Dita e parë

  • Mëngjesi: Një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
  • Paradreka: Një gotë lëng karrote.
  • Dreka: 50 gr oriz dhe një frut.
  • Pasdreka: Një frut sipas dëshirës.
  • Darka: 100 gr fileto pule dhe një domate.

Dita e dytë

  • Mëngjesi: Një filxhan kafe me qumësht, 4 feta buke dhe pak marmelatë.
  • Paradreka: një gotë lëng karrote.
  • Dreka: Një racion peshk, një racion sallatë me karotë, borzilok dhe pak bukë.
  • Pasdreka: Një frut te stinës.
  • Darka: 70 gr proshutë me një sallate me vaj, limon, karrota dhe perime.

Dita e tretë

  • Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë buke dhe një luge gjelle marmelatë.
  • Paradreka: Një gotë lëng karrote.
  • Dreka: Një racion pure karote, 60 gr djathë dhe pak bukë.
  • Pasdreka: Një frut sipas dëshirës.
  • Darka: 100 gr peshk, një sallate me vaj, limon, karrota dhe perime si dhe një frut sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *