Kur keni filluar treningun dhe stilin e shëndetshëm të jetës?
Andreea Tina: Kam filluar të ushtroj si e vogël në moshën 5 apo 6 vjecare. Ka qenë gjimnastika që më ka ndihmuar të bëjë këtëj vijë të trupit. Kam bërë gjimnastikë deri në moshën 12 vjecare kur fillova të merrja lëndime dhe të mos shkoja në shkollë. Normal vazhdova të merrem me aktivitete tjera sportive, si tenis, volejboll, basketboll. Më pas në moshën 20-21 vjecare fillova fitnesin, që shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e jetës time.

Si qëndroni e motivuar?

Andreea Tina: Ia dal mjaftë mirë me motivimin dhe provoj të inspiroj këtë tek të tjerët aq sa mundem. Shumë rrallë kam problem me motivimin. Unë e dua dhe argëtohem shumë me atë cfarë bëj dhe kur I them dicka mendjes të bëj, më duhet ta bëj! Gjithmonë do të ketë ulje d engritje në jetë, shumë sfida, dhe shoh shumë njerëz që dorëzohen shumë shpejt. Ju duhet ta kuptoni se duhet të dështoni nganjëherë, sfida kryesore e rritjes mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht është dështimi. Duhet inkurajim për të vepruar, të filloni prapë dhe të vazhdoni drejt suksesit.
Andreea Tina scr2
Cilat ushtrime të kardios kanë funksionuar për ju?

Andreea Tina : Nuk jam shumë fanse e këtyre ushtrimeve, të them të drejtën. Nuk e kam parë veten të qëndroj me ditë të tëra në shirit. Unë pëlqej hit dhe metcon, këto funskionojnë për mua, boxking dhe kickboxing si dhe ecje të gjata. Ushtrimet e shpejta kardio funksionojnë poashtu, por unë tentoj që këto ushtrime për mëngjes, kur kam bërë 8-9 orë gjumë.
A keni një recet të preferueshme të ushqimit?
Andreea Tina: Në fakt kam shumë por po e ndajë këtë me ju, është home made Turkey Burgers.
Për 8 burgera:
500 gramë mish i grirë i gjeldetit
Gjysma e një speci të kuq
1 ve
1 qep
Gjysma e karrotës
2 kërpurdha
15 gr fara të kunkullit
2 lugë supe miell të kokosit
Erëza si: shafran i Indisë, xhenxhefil, piper, fara susami, kripë. Përzieni të gjitha këto, përgaditni burgerat dhe piqeni në furrë në 200 gradë për 12 minuta.

Cfarë përmban dieta juaj?

Andreea Tina: Dieta ime është e balancuar dhe fleksibile. Një dietë fleksibile është rruga përpara, nëse flasim nga pikëpamja e qëndrueshmërisë dhe asaj shëndetësore. Unë kam një sasi të caktuar të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve në bazë ditore, por varet nga regjimi I treningut. Mëngjesi gjithmonë do të jetë protein plus yndyra. Gjithashtu cdo mbrëmje para gjumit ha një pjatë me patate të ëmbla hde qumësht kokosi, kanellë dhe një lugë fibra.

Si i rezistoni dëshirave për ushqim të shpejt, ëmbëlsira dhe ushqim të kryposur?

Andreea Tina: Që të jem e siqert, unë kurrë nuk kam ngrënë ushqim të shpejt si ai i McDonalds. Kur dieta juaj është e mbushur me ushqime organike me të gjitha vlerat ushqyese që ju nevojiten, ju nuk do të keni dëshirë t’i hani ato lloj ushqime. Nuk e ndaloj veten pra, thjeshtë ha shëndetshem dhe nuk kamë nevojë për ato ushqime. Sidoqoftë neës ndonjeherë ndodh kjo, cokolata e zezë është përgjigjia.
Andreea Tina scr3

Cilat janë tri ushtrimet tua të preferuara?

Andreea Tina : Përkuljet- këto ushtrime kanë miliona përfitime, por sigurohuni që jut ë zotëroni teknikën e një përkulje të saktë.
GHR (glute-ham raise)- mbase këto janë ushtrimet që nuk vlerëoshen fare. Unë I dua këto ushtrime, ajo godet tërë zinxhirin tuaj të pasme, nga gastrocs deri te hamstrings, vithe dhe shpina e poshtme, të forcoheni më shumë në GHR është më mirë për përkuljet, si dhe ju bën të vraponi më shpejt dhe të kërceni më lartë.
Pompat- në të gjitha versionet. Këto janë ushtrimet më efektive për pjesën e sipërme të trupit tuaj. Janë fantastike për ndërtimin e forcës, durimit dhe më e rëndësishmja besimit. Kur jut ë keni zotëruar ushtrimin që ju bën të qoni peshën tuaj, cdo ushtrim tjeter bëhet më me lehtësi. Këto shrime ju ndihmojnë po ashtu të forzoni krahët dhe vithet.

A dëgjoni muzikë gjatë treningut?

Andreea Tina: NUk i kam shpesh dëgjuset me vete në palestër, pasiqë zakonisht ka muzikë mjaft të mirë dhe shumicën e kohës ushtroj me grupin tim. Por po kam playlistën time të preferushme që muzikë hip hop dhe house.

Si është rutina juaj e treningut?

Andreea Tina: Treningu im shkon në disa faza, kështu që mund ta ndryshoj strukturën cdo 4-6 javë, kur them strukturën i referohem zgjidhjes së ushtrimeve, intensitetit, volumit, seriave, përsëritjeve, tempos, splitit dhe frekuencës. Trupi është vazhdimisht në ndryshim dhe ju duhet ta dini këtë, kur dhe sit a sfidoni. Tani jamë në fazën kur dua të humb pak peshë, dhe po mirrem me yoga, gjimnastikë dhe trening për këmbët një herë në javë, shumë ushtrime për vithe dhe kështu.

A caktoni qëllime afat shkurta apo afat gjata?

Andreea Tina : Unë gjithmonë I përcaktoj vetes qëllimet siç edhe duhet cdonjëri nga ne. Vendosja e qëllimeve dhe planifikimi I veprimeve i jep drejtim jetës tuaj, rrit besimit tuaj, motivimin dhe në fund të fundit do të jus jell ndjenjen e të përmbushjes . Kjo është ajo që unë e quaj lumturi – ndjenja e kënaqësisë me të arriturat tuaja në nivel personal dhe atë profesional. Në një afat të shkurtër unë jam e kënaqur me mënyrën se si biznesi im në internet po rritet, por jam në kërkim për të rritur numrin e tërheqjes shëndetësore në vit që unë bëj në Evropë së shpejti në mbarë botën. Njerëzit janë më të hapurrreth ideve për të ndryshuar kur ju i merrni ata jashtë mjedisit të tyre dhe I’u tregoni sa e thjeshtë është për të ri-ngjallur trupin e tyre, shëndetin dhe t’i bëjë ata të kuptojnë mjetet pafundme që ata kanë në dispozicion për ta bërë këtë. Pra, kjo është arsyeja pse unë i dua tërheqjet e mia, është një kënaqësi e madhe për mua kur unë them: ‘një transformim më shumë’ ose ‘një konvertim më shumë në të mire të shëndetit’ – dhe pastaj unë marrë të gjitha ato email me fjalët si “ju falenderoj që më ndryshuat jetën time” -, unë buzëqesh dhe ndjehem mirënjohëse dhe e bekuar. Pra, në një afat të gjatë unë do të doja të hapja një Qendër Fitnessi & Shëndeti diku në plazh (nuk do të përmend vendndodhjen ende) dhe gjithashtu të përkushtoj më shumë për punë bamirëse (duke ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara) dhe adresimit I çështjes së’trashjes së fëmijëve” si problem të shoqërisë. Numrat në Britani të Madhe dhe SHBA janë në rritje çdo vit dhe po bëhet një shqetësim kryesor për të ardhmen. Gjithkush në palestër duhet të bëjë së paku dicka prej vetes për të ndihmuar.
Andreea Tina scr5
Për cfarë jeni më së shumti krenare?

Andreea Tina :
Unë jam krenar që jam në gjendje të ndryshoj trupat e njerëzve dhe shëndetin e tyre çdo ditë. Unë jam krenar me arritjet e mia personale në fizkikun tim. Unë ndihem jashtëzakonisht krenare me ekipin e madh të njerëzve që kam rreth meje, DreamTeam – ata janë kolegët e mi dhe shokët e mi (dhe ata e dinë se kush janë) – së bashku ne gjithmonë arrijmë më shumë! Ne ndihmojmë njëri-tjetrin, ne frymëzojnë njëri-tjetrin dhe unë jam mirënjohëse dhe krenare që kam ata në jetën time. Unë jam krenar për mesazhet e shumta që shoh në mediat e sociale nga njerëz që kanë gjetur frymëzimin dhe motivimin dhe duke pranuar se gjërat e thjeshta në jetën time (si një stërvitje apo recetë darke) në të vërtetë kanë ndryshuar jetën e dikujt tjetër, pa modesti, e pranoj që, unë jam krenare

A keni pasur ndonjëherë vështirësi për të arritur qëllimin tuaj?

Andreea Tina : Vështirësitë ishin dhe do të jenë këtu në të ardhmen. Por kjo nuk do të më ndaloj, dhe vetëm do të më bëjë më të fuqishme për të arritur atë që dua. Jam perfektioniste dhe në fillim kurr ënuk isha e kënaqur. Gjithmonë doja më shumë e më shuë. Tani jam në pikën kur jam shumë e lumtur me punën që kam bërë dhe vetëm më duhet të vazhdoj.Kam dëgjuar mendime të ndryshme sa I përket muskuljve të mijë , por kujtoni që nuk mund të kënaqni të gjithë.
Andreea Tina scr7
Si e matni progresin?

Andreea Tina: Unë nuk ju besoj peshoreve, kur keni një sasi të caktuar të muskujve, peshorja nuk ka relevancë. Pasqyrja është juria më e mirë për mua, dhe po më pëlqen të mbajë shënime për nivelin e performancës. Ju kushtoj vëmendje energjisë dhe nivelit të hidratimit për secilin ushtrim. Shkruaj progresionin nga ushtrimi i fundit, rezultatet duhet të jenë të matshme.
Kush janë atletët apo modelet e fitnesit që i keni më për qef?
Andreea Tina:I respektoj shumë të gjithë njerëzit që mirren me shëndet dhe fitness, më pëlqejnë disa atletë dhe modele të fitnesit.

Cilat suplimente do të rekomandonit për përdorim?

Andreea Tina : Unë përdor mjaft suplimente, sidoqoftë përdori vetëm brende kualitative, në të kundërtën është humbje parash, më besoni. Më pelqen Poliquin, por rekomandoj dhe Gluco Reg, Carnitine Synergy dhe Ultra Brain Force e Protein Poëder, IsoRapid nga Absorb Nutrition.
Gluco Reg bën qelizat më sensitive në insulin dhe rregullon mitokondiret, që jut ë mund të hani më shumë karbohidrate dhe të bëni energji më shpejt.
Carnitine Synergy 2.0 është thermogenic dhe shndërron yndyrat në mitokondire. Ultra Brain Forcë rrit fokusin. IsoRpid ka protein t ë hirrës, nuk ka laktozë, nuk dëmton digjestionin dhe gjëra tjera.

Tri këshilla për femrat që duan të kenë trupin tuaj?

Andreea Tina: 1. Mos u fiksoni pas peshores, kalorive të ulta dhe dietave ë ndryshme. Fokusohuni që të jeni të shëndetshme dhe gjithcka do të jetë në rregull.
2. Keni përputhje me stilin e shëndetshëm të jetës dhe rutinën e treningut, nëse dëshironi rezultate. Suksesi nuk ndodh mbrenda një nate. Është puna e palodhshme dhe motive që ju ushqen të arrini qëllimet tuaja.
3. Qëndroni aktiv dhe pozitiv, përqendorhuni në lidhjen që keni mes trupit, mendjes dhe shpirtit.Mos harroni se ka jetë jashtë palestrës, mundohuni të keni një balancë në jetë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!