Si dhe kur ja filluat me fitnes dhe me stilin e jetës së shëndetshme?

Në të vertetë ja fillova shumë vonë, në Janar të 2014-tës! Një shok filloj të shkoj në fitness dhe unë ju bashkangjita. Kur fillova të jetoj shëndetshëm, trupi filloj të ndryshoj shpejtë, pas 2 jave fillova të shoh ndryshime. E kontaktova një trajner personal, një specialist të dietave dhe tash jam shumë e kënaqur me rezultatet.

Si arrini të qëndroni e motivuar?

Unë marr shumë komplimente prej të tjerëve dhe kjo më mban të motivuar. E kam qëllim që të garoj në IBFF Pro Bikini dhe Arnold Classics në Amerikë dhe jam duke kërkuar sponzorë 😉

Lelde_Liepa_1

Çfarë lloj kardio ka funksionuar më së miri per ty?

Për trupin tim HIIT (Kardio e intenzitetit të lartë) ka funksionuar më së miri.

A keni ndonjë recetë për ushqim të shëndetshëm?

Receta ime e preferuar është lëng me fruta, me copëza të akullit, lëng të arrave të kokosit si dhe e përzier me pak buzqeshje 🙂

Lelde_Liepa_2

Çfarë përmban dieta juaj?

Dieta ime është strikte, e përbërë prej mishit të pulës si burim kryesor i proteins, orizit të kafët, patateve të ëmbla, perimeve, drithrave si dhe lëngut të arrave të kokosit.

Si ja bëni të mos konsumoni ushqime të ëmbla dhe ushqime tjera jo të shëndetshme?

I gjuaj në shportë të gjitha, haha! Të shumtën e kohës nuk mbaj asgjë të tillë në shtepinë time, vetëm në ditën e përcaktuar sipas planit.

Lelde_Liepa_5 - Copy

Cilat janë tri ushtrimet tuaja të preferuara?

Të preferuarat e mia janë:

  1. Squats
  2. Cable Crossovers
  3. Deadlifts

A dëgjon muzikë gjatë ushtrimeve?

Jo, dëgjoj çfardo që lëshohet në fitnes

Lelde_Liepa_4

A ke qëllime afatshkurtëra dhe afatëgjata?

Qëllimi im afatshkurtër është që të mos e humb definimin dhe formën e trupit që e kam dhe qëllimi im afatëgjatë është të fitoj sa më shumë gara për fitness që është e mundur si dhe të bëhem e njohur si model(shembull) për atletët e rinjë dhe publikun.

Për çfarë jeni më së shumti krenare?

Jam krenare që jam e shëndeshtme, e fortë, e bukur dhe e mençur.

Si e matni progresin tuaj?

Bëj shumë selfie, haha. Gjithashtu bëj matje trupore dhe e kontrolloj peshën time.

Lelde_Liepa_7

Cilët janë atletët ose fitnes modelet tuaj të preferuar?

Në të vërtetë nuk e di… Më pëlqen Zyzz, ai ishtë një djalosh i mrekullueshëm.

Cilat janë suplementet tuaja të preferuara?

Defenitivisht – Preteinat e hirrës (Whey Protein), multivitaminat si dhe vaji i peshkut

Lelde_Liepa_3

Çfarë këshille do ti jepni femrave që dëshirojnë të kenë një trup fëmëror, të formuar si të tëndin?

Mos iu frikësoni asaj se çfarë do vijë më pas, shko në fitnes, kërko këshilla nga profesionistët, nese unë mund ta bëj edhe ti mundesh.

Lelde Liepa

Datëlindja: 25\07\1989
Gjatësia: 169cm
Pesha: 57kg

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!