ushtrime per kembe

Nëse keni nevojë për disa lëvizje për të bërë verën tuaj të mahnitshme. Ju prezentojm me disa ushtrime që ju ndihmojn për të marr formën e këmbëve që deshironi.

Dhe pasi të perdorni muskujt e këmbëve të cilet jan muskujt më të mëdhej në trup ju do të rrisni djegien e kalorive dhe do të humbni peshë

Për ushtrime më këmbë që ti bëni këmbët gati për pantallona të shkurtra.

Këto janë 5 ushtrimet për të marrë formën e këmbëve sexy për verë

Squats – Ky ushtrim I këmbëve është një ndër ushtrimet më të rëndësishme për të marr formën sexy të këmbëve dhe vitheve

Si të bëni një squats: Qëndroni me këmbët pak më të gjera se largësia e shpatullave, duke treguar këmbët në një kënd të jashtëm. Shtrij duart para gjoksit për tu balancuar. Me shpin të drejtë dhe me mjekër lart, uleni trupin në një pozicion .Sigurohuni që të mbani gjunjët në përputhje me këmbët tuaja (përkulja në gjunjë mbi këmbët tuaja rrit mundësinë e lëndimit). Ngrihuni lart. Bëni 10 deri në 15 përsëritje.

Ngritja e këmbëve (muskujve të jashtëm): Ky është një ushtrim i shkëlqyer për t’u ndeshur me celulitin e kofshëve që doni të mbuloni.

Si të bëni një ngritje këmbësh: Vendosni një top ushtrimi në dysheme në anën e trupit tuaj. Gjunjëzohuni pranë topit, duke mbështetur një krah dhe belin në të. Shtrije këmbën e jashtme në një anë kështu që të jetë në përputhje me belin tuaj dhe ngrije. Ndaloni për një moment në krye të lëvizjes para se ta ulni poshtë. Bëni deri në 20 përsëritje në çdo këmbë.

Ngritja e këmbës (muskujve të brëndshëm)

Si të bëni këtë ushtrim: Shtrihuni në një anë, këmba e poshtme të shtrihen drejt. Tërhiqe këmbën e lartë në mënyrë që pjesa poshtë gjurit te jetë para këmbes së shtrir. Ngrini këmbën e zgjatur(shtrir), thembra duhet të jetë pak më e lartë se këmbët, në drejtim të tavanit. Bëni 15 përsëritje, pastaj ndërroni anët dhe përsërisni me këmbën tjetër.

Ushtrimi i pulpave –Rritja e pulpave mund të bëhet gjatë rutinës tuaj të rregullt të stërvitjes ose në zyrë.

Si të bëni ushtrime për pulpa: Uluni në një karrige, shtrat ose stol të qëndrueshëm dhe vendosni këmbët rrafshë në dysheme. Mbaje një peshë përsipër këmbës që do ta ushtrosh. Ngrini thembrën tuaj, duke përdorur muskujt e këmbëve (pulpat) pastaj uleni thembrën në dysheme. Bëni 10 deri në 12 përsëritje në çdo këmbë.

Ushtrimi ansor I këmbëve (Side Lunge) – Ky ushtrim është ideal për këmbë të formsuara dhe të bukura për një pamje ideale në verë.

Si ta bëni këtë ushtrim: Qëndroni drejt, vendosini duart në belin tuaj. Merrni një hap të madh në një anë me një këmbë, duke u përkulur në gju (këmba tjetër qendron dhe nuk shkëputet nga toka). Shtyje thembrën duke e përdodrur atë shtytje për të sjellë këmbën përsëri në qendër. Kompletoni 15 deri në 20 përsëritje në çdo këmbë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!