Edhe pse ushtrimet ju ndihmojnë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të mbajtur trupin në formë, tepër e rëndësishme është dhe përzgjedhja e duhur e ushqimeve para stërvitjes, pasi konsumimi i ushqimit të duhur do t’ju japë energjinë e nevojshme.

Shumë të rinj shkojnë në palestër apo ushtrohen në mënyrë të pavarur por nuk u japin rëndësi ushqimit që konsumojnë.

Këtu keni disa ushqime të shëndetshme që duhet t’i keni parasysh dhe t t’i konsumoni përpara se të ushtroheni.

Kafja – Konsumimi i kafes ndihmon në rritjen e energjisë suaj, ndërsa pas ushtrimeve kafeina redukton dhimbjen e muskujve, ky është fenomen shumë i shpeshtë, veçanërisht tek meshkujt. Në kafe shtoni edhe sasi të vogël të qumështit të skremuar, sepse ai ofron sasi të mjaftueshme të kalciumi për eshtrat e forta dhe vitaminë D.

Xhenxhefili – Keni shumë dhimbje në muskujt pas ushtrimeve? Nëse është kështu atëherë hani xhenxhefil para ushtrimeve. Çaji nga xhenxhefili mund të parandalojë dhimbjen në muskuj.

Mollët – Mollët përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të cilat ju ofrojnë energjinë më të mirë natyrale për ushtrime. Mollët përmbajnë kuercetinë (materie ushqyese) e cila ndihmon në rritjen e metabolizmit tuaj.

Lëngu i vishnjave – Lëngu i vishnjave përmban polifenole të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve në muskuj. Po ashtu mund të konsumoni vishnja të freskëta para së të niseni për palestër.

Panxhari  – Panxhari është shumë i rëndësishëm për femrat të cilat janë anemike. Panxhari është ushqim i dobishëm për ta ngrënë para ushtrimeve sepse ju ofron sasi të mirë të oksigjenit.

Drithërat integrale – Konsumimi i drithërave integrale është gjë e mirë për ju, ndërsa arsyeja e kësaj është ajo që kokrrat e papërpunuara më ngadalë e lirojnë glukozën në gjak.

Mjalti – Një lugë e mjaltit e shtuar në qumësht të nxehtë do t’ju japë forcën për ushtrim të mirë. Mjalti përmban fruktozën dhe glukozën e cila është e nevojshme për nivelin shtesë të energjisë.

Bimët bishtajore. – Ndër ushqimet themelore që duhet të hani para ushtrimeve. Fasulet dhe thjerrëzat përmbajnë sasi të madhe të proteinave dhe karbohidrateve komplekse që janë burim i mirë i energjisë. Megjithatë, konsumoni vetëm sasi të vogla të bimëve bishtajore sepse ato janë shkaktar i gazrave në stomak.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!