Diçka që ndoshta nuk e keni ditur, supet dhe pjesa e sipërme e shpinës kanë shtresa më të pakta të yndyrës se pjesa tjetër e trupit, prandaj ushtrimet e duhura për krahët mund t’i japin ndërtim të bukur gjithë kësaj pjese.

Për të ditur ushtrimet e duhura për të patur një krah të tonifikuar dhe të bukur tek femrat, Anita Jackson instruktorja e një prej palestrave më të frekuentuara të qytetit të New Yorkut thotë:

“Në qoftë se ne merremi vetëm me krahët dhe bëjmë ushtrimet e duhura për muskujt e tyre në mënyrë të veçantë do t`i sjellin ato në formën që ne dëshirojmë”. Ajo shton se “Këto ushtrime kanë secilin muskul kryesor dhe ndihmojnë në stabilizimin e nyjave, duke përmirësuar qëndrimin tuaj dhe duke ndërtuar krahë të tendosur me formë të bukur”.

Krahë të tonifikuar dhe femëror

Shfrytëzoni pesha prej 1.5- 3 kilogramë, bëni nga 15-20 përsëritje të secilit ushtrim dhe të gjitha ushtrimet bëni përnjëherë pa pushim mes tyre. Realizoni nga dy apo tri seri ushtrimesh nga tri herë në javë.

Ushtrimet për muskujt e krahëve tek femrat duhet të kenë kujdes tek peshat në mënyrë që të mos jenë pesha të rënda pasi sipas intruktores tek femrat nuk është e këndshme e të pasurit krahë shumë muskuloz.
Anita Jackson thotë se nuk duhet të ngarkohet qafa.

Ushtrimet duhet të bëhen me rradhë dhe me pesha të moderuara që të sjellim një krahë të formësuar dhe jo të lëshuar apo me muskuj të ekzagjeruar”.

Tek femrat janë shumë të nevojshme ushtrimet për krahët. Vajzat dhe gratë duhet të merren vetëm me krahët në qoftë se ato i kanë shumë problematik ato. Të vetmet ushtrime që ato duhet të bëjnë janë sipas një programi të caktuar që ia vendos instruktorja.

Ushtrimet sipas programit të instruktores:

-Ushtrimet që punojnë pjesën deltoide
-Ushtrimet që punojmë pjesën e para të gjoksit, (muskujt e brëndshëm).
-Ushtrime me pesha të vogla
-Ushtrimet për pjesën triceps (pjesa e brëndshme të krahut)
-Ushtrimet për pjesën biceps
-Ushtrimet e pjesës së mbrapme të krahut dhe shpinës

Këto ushtrime bëhen me gira por edhe me mjete të ndryshme. Pasi mbarohen të gjitha ushtrimet është shumë e nevojshme që gjithë muskujt të streçohen për të mos patur dëmtime të muskujve në ditët në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!