Në përditshmërinë e përkujdesjeve ndaj trupit përgjithësisht vëmendja jonë orientohet më shumë drejt barkut, ijëve apo muskujve gluteale, duke anashkaluar dhe harruar krahët, të cilat në fakt gjithashtu dëmtojnë siluetën femërore kur nuk janë të tonifikuar mjaftueshëm.

E pra ato janë në fakt të parat që dalin në pah, sapo vjen koha kur na duhet të heqim teshat e rënda të dimrit për të veshur ato me mëngë të shkurtra. Kjo pa dyshim na detyron që dhe ndaj tyre të jemi gjithmonë të kujdesshme, pasi në këtë rast do të mundim të përmirësojmë edhe më shumë aspektin tonë fizik.

Dhe ja me poshtë disa këshilla për të marrë më të mirën edhe në këtë drejtim.

1. Bashkërendimi i ushqimit dhe ushtrimeve fizike do të ishte këshilla e parë.Qëndroni larg sheqernave, karbohidrateve dhe yndyrave të rafinuara dhe praktikoni sa më shumë ushtrimet aerobike që jo vetëm djegin yndyrat e tepërta, por aktivizojnë metabolizmin.

2. Peshk dhe mish të bardhë dhe ujë. Duhet që të synojmë marrjen e sa më shumë ushqimeve proteinike por me pak yndyrë, sikurse mishi i pulës dhe peshku. Sa me larg ushqimeve të yndyrshme, ushqimeve në kuti, sallamëve, ndërkohë që veza do të rekomandohej dy herë në jave. Sa i takon ujit, 2 litra në ditë janë optimale.

3. Kërcimet. Në këtë drejtim vallëzimi klasik dhe ai flamengo do të ishin më të këshilluarit, pasi ato sigurojnë një postim të drejtë të të gjithë trupit përfshi edhe krahët të cilat në këtë rast i bëjnë ushtrimet por pa pjesëmarrjen e peshave. Nga ana tjetër sensualiteti që përcjellin këto lloj kërcimesh rrisin edhe autostimën personale si një efekt tjetër dhe i rëndësishëm kolateral i tyre.

4. Ushtrimet për krahët. Në këtë rast është fjala për ushtrime që synojnë kryesisht muskulin biceps. Për këtë janë të nevojshme pesha që nuk e kalojnë masën e 1-2 kg dhe këshillohen ushtrime që kryhen me ngadalësi dhe të shoqëruar me një qëndrim sa me drejtë të trupit.

5. Shtrirje e muskujve. Këto ushtrime janë të rëndësishme dhe duhen kryer edhe në fillim, por më shumë akoma në përfundim të ushtrimeve fizike. Kjo pasi në këtë mënyrë eliminojmë acidin laktik të mbledhur në muskuj por dhe i zgjasim ato, duke i dhënë një formë të dëshiruar. “Vegla” më e mirë për këtë gjë është shkopi i fshesës se shtëpisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!