Qoftë nëse keni bërë ushtrime të hershme ose jo, ia vlen që të ngrihesh dhe të bësh disa lëvizje për t’u zgjuar më lehtë në mëngjes.

Përderisa temperatura trupore rritet, hormonet dhe endorfinet lirohen, duke i bërë gjymtyrët tuaj të ndjehen më të relaksuar dhe duke përmirësuar humorin.

Më poshtë do të mund t’i mësoni disa lëvizje të cilat ju ndihmojnë të zgjoheni më lehtë në mëngjes.

levizjetmengjesit1

Lëvizja e parë:

Këmbët e bashkuara dhe të kthyera në anën e djathtë, kurse duart e hapura dhe gjoksin përpara duke marrë frymë thellë.

levizjetmengjesit2

Lëvizja e dytë:
Duke qëndruar shtrirë, kthehuni në anën e djathtë dhe bashkoni pëllëmbët e duarve duke i bashkuar përsëri gjunjët. Kthejeni kokën në anën e majtë. Mundohuni t’i mbani pjesët e trupit të prekura në shtrat.

Më pas, kalojeni dorën e majtë në anën e majtë dhe dorën e djathtë afër gjoksit, duke përcjellë dorën me kokë, dhe më pas duke bashkuar dorën e majtë me të djathtën. Përsëriteni këtë 10 herë, më pas ndërroni anët.

levizjetmengjesit3

Lëvizja e tretë:

Qëndroni shtrirë në shpinë dhe më pas tërhiqni para këmbët duke i mbajtur gjunjët lartë dhe duart duke i prekur për shtrati. Ngrijeni kokën nga shtrati duke e shtyrë përpara. Qëndroni kështu për një frymëmarrje komplete, dhe më pas shtrijuni përsëri. Përsëriteni këtë 10 deri në 15 herë.

levizjetmengjesit4

Lëvizja e katërt:

Qëndroni shtrirë në shtrat me ije të ngritura lartë dhe gjunjë të lakuar. Krahët shtrini në të dyja anët e shtratit dhe pëllëmbët mbani poshtë. Bashkoni këmbët duke i prekur shputat së bashku dhe duke i mbajtur gishtat të ndarë.

levizjetmengjesit5

Duke i prekur shputat, drejtoni gjunjët duke i shtrirë këmbët në ajër për së larti, duke i prekur shputat së bashku. Bëni një pauzë në atë pozitë. Ktheni ngadalë gjunjët poshtë duke i lakuar në drejtim të gjoksit. Përsëriteni këtë 10 herë ngadalë.

Lëvizja e pestë:

Duke u ulur në skajin e shtratit, ngrijeni njërën këmbë lartë duke e mbajtur gjurin e lakuar dhe më pas duart ngritni lartë duke prekur dyshemenë me gishtat e njërës këmbë. Përsëriteni 10 herë në njërën anë, dhe më pas ndërroni anët.

levizjetmengjesit6

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!