Lexoni më shumë për Pilates

Pılates është sporti që të formon, të kuron e të zgjat. Është sporti i yjeve të Hollywoud­it, duke filluar nga Madonna, Julia Roberts, Uma Thurman etj. Kështu preferon ta fillojë shpjegimin e mjeshtrja e fiskulturës dhe estetikës, Linda Kalemi për Pilates, një sport i ri në vendin tonë i padëgjuar më parë në vendin tonë.

Ajo ka e bën shumë efektiv dhe të rëndësishme këtë lloj sporti sipas saj është pikërisht shmangia nga traumat e shumta fizike që mund të shkaktohen nga aerobia, fitnesi etj.

Çfarë bën pilates më të veçantë se sportet e tjera?

Sipas statistikave, specialistet e shëndetit e sportit kanë konstatuar se çdo vit në botë janë me dhjetëra mijë vetë që dëmtohen me trauma nga aerobia, stepi, fitnesi, e ky numër ka qenë gjithmonë në rritje kjo për aresye se sportet me ritëm të lartë vërtet që ndihmojnë për rënien në peshë por krahas kësaj : dëmtojnë sistemin kockor, vertebrën e kyçet sidomos, gjunjët, kaviljet, dëmtojnë sistemin kardiak, tendinat, sistemin muskular, zgjerojnë enët e gjakut­varicet etj.

Por shkaku me kryesor u theksua se instruktorët e programeve nuk kanë bërë punë specifike me personat që marrin pjesë në këto programe, nuk i kanë kategorizuar në bazë të grupmoshave, të gjendjes së tyre shëndetësore, etj. Për këtë arsye njerëzit filluan ti braktisin programet në grupe dhe u përqëndruar në programe individuale, të cilat janë të vlefshme por jo si puna në grup ku stimulohesh, merr përgjegjësi më tepër, garon me grup­kategorinë tënde, socializohesh dhe pse jo edhe argëtohesh ­ kushte të domosdoshme për një stërvitje me cilësi.

Prandaj kjo arsye bëri që specialistët e sportit të studiojnë metoda të reja për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë edhe shtatzanat dhe doli mrekullia e epokave në sportin publik pilates.

Kur ka filluar të praktikohet pilates?

Është metoda që krijoi Dr. Gjerman Joseph Pilates dhe e përdori pas Luftës së I­rë Botërore për rehabilitimin e ushtarëve të dëmtuar nga kjo luftë edhe pse përdorte mjete rrethanore e primitive. Më pas specialistët e ndryshëm të sporteve filluan të kërkojnë metoda të tjera më të thjeshta e pa risqe për stërvitjen e komunitetit. Pilates­I u zhvillua e pasurua me kombinime të disiplinave të tjera si joga ( jogalatës). Përmban ushtrime të stretching (tërheqje) që ndihmojnë në hapjen e vertebrave e ligamenteve, tonifikim (forcimin muskujve), drejtimin e postures (bustit) si dhe ato kurative (therapy) që ndihmojnë në riaktivizimin e muskujve e tendinëve.

Pilates është programi më i frekuentueshëm, që ka pushtuar palestrat e Botës duke zëvendësuar programet e komplikuara të Stepit e Aerobisë në të cilat sipas statistikave një përqindje e konsiderueshme e frekuentuesve janë dëmtuar në sistemin kardiak ­ muskular ­ kockor, etj. Dhe kjo kryesisht për faktin që nuk është konsideruar sa duhet kategorizimi i situatave shëndetësore apo të grupmoshave të pjesëmarrësve.

Përse quhet pilates sporti i të gjitha moshave?

Pilates quhet sporti i çdo moshe me slloganin “Sporti i 7 ­ 77 vjec” sepse aplikohet nga të gjithë grupmoshat, veçanerisht për ata që dëshirojnë të tonifikohen pa u stërmunduar, që kanë probleme të vertebrës, kalçifikimit të kockës, artikulacioneve, osteoporoses, deformimit të posturës, etj. Sipas J.Pilates : Në 3 seanca dhimbjet e mesit do t’iu evitohen , në 10 seanca do te kuroheni plotësisht, e në 20 seanca do të keni totalisht një trup të ri. Gjithashtu programi Pilates ju bën të fitoni deri 2 cm gjatësi, (nxjerr në pah gjatësinë maksimale të njeriut).

Cilat janë më konkretisht vlerat dhe efektet e pilates?

Pilates është quajtur metoda më superiore nga të tjerat sepse ushtrimet e kësaj metode janë të vetmet që mund te adoptohen e të përshkohen gjatë aktivitetit ditor, quhet edhe imitim i jetës reale të veprimeve tona, duke synuar kështu përmirësimin e grup muskujve dhe rritjen e rezistencës së trupit.

Veçoria e këtij programi është: gjatë të ushtruarit si një udhërrëfyes ndihmon personin të kontrollojë në brendësi efektin e reagimet që jep trupi gjatë stërvitjes, rrit ndërgjegjësimin e tij për të zëvendësuar pozicionin neutral të posturës me atë të drejtë e të shendetshëm.

Gjithashtu kjo metodë i jep mundësinë kujtdo të krijojë në mënyrë autodidakte ushtrime në përshtatshmëri të konstruktit të tij e performancës muskulore.

Ku qëndron ndryshimi i pilates me programet e tjera?

Pilates me Aerobi . Metoda Pilates është sistem i te ushtruarit pa hedhje, figura koreografike te komplikuara , pa sforcime, shtytje e goditje prandaj është konsideruar metoda më e rehatshme e të stërviturit. Për faktin që ritmi i Pilates është i qetë e i ngadaltë i jep mundësi personit që së bashku me rënien në peshë e tonifikimit të kontrolloje edhe çdo lëvizje dhe përshtatëshmërinë e tyre me konstruktin e tij.

Pilates ndryshon tëresisht nga Yoga e cila është kryesisht metodë spirituale. Ndërsa Pilates përqëndrohet në zhvillimin e tonifikimin e muskujve në performancën më të lartë të tyre. Tipari më dallues i Pilates nga sportet e tjera është se nuk krijon ngarkesë apo presion ekstrem në mushkëritë, zemër dhe në shtyllën kurrizore, përkundrazi ndihmon në kurimin, hapjen e kyçeve, të vertebrave, eviton kontraktimin e muskujve dhe rrit elasticitetin e tyre.

Ushtrimet e Pilates janë projektuar për të korrigjuar te metat e posturës, për të ndërtuar apo rithemeluar traun e ekuilibrit të dhe shton forcën brenda tij. Pilates me fitnesin ndryshon nga ushtrimet e zakonshme qe janë më komplekse dhe me shumë përsëritje, sepse përbëhet nga një numër i ulët i përsëritjes së ushtrimeve gjatë stërvitjes. Për një përcaktim më të saktë, në programet e fitnesit personi synon më tepër për zhvillimin sipërfaqësor te muskujve ndërsa Pilates përqëndrohet në punën më të thellë e te brendshme për të forcuar strukturën.

Kur dhe ku mund të praktikohet pilates?

Pilates është i vetmi program që aplikohet kudo e kurdo, në ambientin ku jeton apo ku ndodhesh. Pra, palestrën e ke kudo me vete, që do të thotë: pilates të mëson se si të forcosh muskujt e barkut ulur në tryezën e punës, si te hollosh belin në poltronin e zyrës, si të kurosh e drejtosh shpinën në murin e ambientit ku ndodhesh, si te forcosh muskujt e vitheve edhe kur je duke gatuar në aneks .

Cili është ndryshimi i pilates që ju aplikoni?

Baleti është konsideruar si disiplina që përmban nivelin më të lartë profesional dhe estetik të exercise’s (lëvizjes). Kështu që personat me experiencë nga disiplina e baletit, dancit profesionist si dhe gjimnastikës ritmike, përveç kuturës muzikore që disponojnë sigurisht që të gjitha programet sportive mund ti pasurojnë edhe me qëndrime e maniera estetike si dhe elegante.

Unë veç karrierës se baletit e dancit, jam edhe krijuese e imazhit, i jap rëndësi të veçantë edhe gjuhës së trupit, qëndrimeve, ecjes, xhesteve, të cilat luajnë rol pozitiv në edukimin e posturës, lirshmërinë, koordinimin e lëvizjes. Pra, nëse ju do te stërviteni me mua, ju siguroj që trupi juaj në të njëjtën kohë do të kurohet, formohet dhe zbukurohet, gjë që ju kursen kohën e buxhetin, jeni të mirëpritur të provoni falas.

METODA PILATES

Pilates është një disipline e vërtetë e mendjes dhe e trupit ku formula për të realizuar çdo ushtrim theksohet në koordinimin e përqendrimit mendor dhe fizik :

  • Tonifikon pa patur nevojën e veglave apo te instruktorit
  • Program qe zhvillohet kudo e kurdo
  • Ndikon për largimin e stresit
  • Ekuilibron frymëmarrjen Korrigjon çrregullimet e qëndrimeve
  • Siguron muskuj të hollë, elastike e të zhdërvjellët
  • Rrit ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë
  • Zvogëlon rrezikun e traumave
  • Jep mundësinë e të ushtruarit pa sforcuar kyçet

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *