Zgjidhja ndaj një stili të shpejtë jetese, shoqëruar me stres.

1. Frymëmarrja flutur
Ky është një ushtrim joga për frymëmarrjen, që ngadalëson rrahjet e zemrës dhe qartëson mendimet.
Ja si ta bëni: Qëndroni drejt, me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave. Mbajini krahët e hapura anash. Merrni frymë, ndërsa ngrini gjurin e majtë drejt bërrylit të djathtë. Nxirrni frymën, ndërsa ulni këmbën. Përsëriteni edhe në anën tjetër.

largimishtresi1

2. Boksi
Pas një dite plot stres, ushtrime më agresive si ato të boksit ose kikboksit ju ndihmojë ta shfryni stresin në mënyrë të shëndetshme.

3. Shkundja
Qigong, një praktikë kineze e ngjashme me Tai Chi-në, praktikon shkundjen e gjymtyrëve për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të liruar nyjet. Filloni duke shkundur duart dhe vijoni me gjymtyrët e sipërm. Më pas tundni gjithë trupin, nga maja e gishtave të këmbës tek thembra, duke marrë frymë me hundë.

4. Kardio
Një tjetër mënyrë për të ulur rrahjet e zemrës është kardio. Bëni ecje të shpejtë ose vrap të lehtë për 20 minuta çdo ditë, 3 herë në javë.

5. Shtriqje e gjithë trupit
Shtriqja është një ushtrim i mirë për të liruar tensionin në gjithë pjesët e trupit. Nëse e keni në pjesën fundore të shpinës, ja çfarë të bëni: Uluni me këmbët para vetes. Këmbën e majtë kalojeni nga ana e së djathtës, pranë gjurit të djathtë. Trupin kthejeni nga e djathta. Përsëriteni edhe në anën tjetër.

largimishtresi5

6. Tai Chi me duar
Tai Chi-ja sjell përfitime si mendore, ashtu edhe fizike, këshillon Living. Një nga mënyrat më të mira për të larguar stresin është: Filloni duke zgjatur dorën e djathtë para trupit, ndërsa dorën e majtë e mbani pranë trupit, duke mos ia treguar pëllëmbët fytyrës. Më pas shtrini krahun e majtë, duke afruar të djathtin pranë vetes. Vijoni me këtë lëvizje rrethore duarsh, duke u tundur lehtë para-mbrapa.

largimishtresi6

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!