Nuk keni nevojë të adoptoni donjë dijetë të caktuar për të përfituar nga benefitet që përmban grejpfruti, dhe parë belin duke u formësuar vetvetu. Edhe pse kjo pemë e ëmbël dhe me shije të fortë njihet si pemë dijetale, në të vërtetë përmban benefite shëndetsore (si për shembull likopene dhe vitamin C) dhe është me shumë dhumti për të tu konsumuar sidomos në racionin e ushqimit të mëngjesit. Konsiderohet si një shkrirës i shpejtë i yndyrës së tepërt që mund të nxis funksionim më të mirë të metabolizmit, kështu që nuk ka asnjë arsye për të anashkaluar këtë pemë. Pasi po afrohet vera, dhe keni vendosur per të pasur një bel të përsosur, më poshtë mund të lexoni për 4 arsyet që grejpfruti ju ndihmon të humbni peshë të tepruar.

1.Qëndroni përherë i ushqyer

Grejpfruti përmban plotë fibra, që ju mbajnë juve të ushqyer për një kohë më të gjatë duke zvogëluar mundësinë që ju të konsumoni rostiçeri. Një servim i një grejpfruti ka vetëm 63 kalori dhe diku rreth 2 gramë fibra. Nëse hani një gjysmë grejpfrut para çdo racioni të ushqimit, gjasat që ju të humbni peshë janë më të mëdha. Përderisa e konsumimi i grejpfrutit para çdo racioni të ushqimit është paksa ekstrem, kjo taktikë mund të funksionojë edhe për mëngjes.

2.Zëvendëson ushqimet me kalori të vogla

Ka disa mënyra që ju të shijoni grejpfrutin përveç në mëngjes. Konsideroni që në vend të pemëve të thata të i zëvendësoni më copa ta grejpfrutit në sallatë ose ti vëni këto copa të grejpfrutit në një gjellë me mish pule. Ju mund të konsumoni grajpfrutin edhe pas bukës, si një lloj dezerti.

3.Stabilizon sheqerin në gjak

Kjo pemë magjike ka përbërje të tilla që mund të zvogëlojnë nivelet e insulinës. Nivelet e ulëta të insulinës në trupin tuaj, mund të përdorin më mirë ushqimin për energji se sa të ruhet ai ushqim si yndyrë.

  1. Frenon dëshirat

Ka diçka për të thënë në lidhje me ate se ju duhet të ja filloni ditës duke konsumuar së pari grejpfrut. Shija e lehtë e grejpfrutit mund të ndihmojë në humbjen e peshës së tepërt. Spekulohet se nëse i merrni erë vajit të grejpfrutit, do të ketë ndikim në enzimat e mëlçisë, që ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt. Është koha për të konsideruar produktet e banjos me aromë të grejpfrutit.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!