Mbrëmja e maturës është një ngjarje që do t’a mbani në mend tërë jetën tuaj. Ashtu që, du dëshironi të dukeni si është më së miri për këtë mbrëmje të madhe. Nëse kjo dukje përfshin edhe planin për të humbur peshë të tepruar, më poshtë keni disa këshilla të thjeshta se si të humbni peshë të tepruar dhe më pas të jeni gati për të shkëlqyer këtë natë.

Pilates

Pilates ju ndihmojnë të ndërtoni forcë, qëndrueshmëri, fleksibilitet dhe koordinim. Praktiohet shumë nga valltarët për të forcuar kurrizin si dhe parandaluar rrezikun nga ndonjë lëndim, pilates janë teknika tashmë 80 vjet të vjetra që do të shtrëngojnë trupin dhe formësojne ate në tërësi. Ndryshe nga teknikat e ushtrimeve tradicionale që bëhen në përsëritje, ushtrimet pilates nuk kanë shumë përsëritje, për të thënë më pak, por mjaft përsëritje të sakta që të ushtrojnë tërë trupin tuaj. Pilates fillimisht përdorin peshën e trupit tuaj si rezistencë dhe frymëmarrjen e përqendruar përderisa ju i performoni ushtrimet.

Kondicioni për forcë

Ndërtimi i muskujve dhe formësimi i trupit tuaj përmes ushtrimeve kondicionale për forcë do të ju ndihmojë të jeni në formë dhe e shëndetshme. Përdorni peshat e dorës, llastikun elastikose peshën trupore për ushtrime për t’i ushtruar të gjitha grupet e muskujve. Nëse përdorni pesha të lehta 2 kg, bëni një seri me 8 përsëritje të secilit ushtrim me pesha të dorës, deri sa mund t’i bëni 3 seri dhe pastaj të rrisni peshën.

Eliminoni Celulit

Kudo në trup që keni celulit, qoftë në këmbë, krahë apo bel, ai mund të ju bëjë të ndjeheni në një far mënyrë pa vetëbesim. Ushtrimet kardio në baza ditorë të kombinuara me 2 apo 3 seanca të ushtrimeve për forcë për çdo javë, plus një dijetë të shëndoshë, do të ju ndihmojë të zvogëloni celulitin në trupin tuaj. Kujdes nga mënyrat artificiale për largimin e celulitit, ato jo vetëm që nuk kanë efekt, por edhe janë të dëmshme. Një kombinim i ushtrimeve kardio, ushtrimeve për forcë si dhe një dijetë e shëndoshë, sidoqoftë, do të ju ndihmojë më së shumti dhe krejtësisht në mënyrë natyrale.

Kërcimi me litar

Mund të ju duhet gjë për fëmijë, por kërcimi me litar është një ushtrim aerobiku I përkryer, për shkrirjë të yndyrës dhe rritje në kujdesin ndaj trupit. Duke shkrirë kalori shtesë, ju do të filloni të largoni atë peshë të tepërt para mbrëmjes së maturës. Plus, është e lehtë të filloni, vetëm duhet të keni një litar dhe vullnetin për të bërë këtë ushtrim. Filloni duke bërë kërcimin më të lehtë dhe fillestar, gjë të cilën sigurisht që e keni bërë në shkollën fillore. Kur të ja merrni dorë, mund të kërceni me litar prapa dhe përpara dhe anash, ndryshoni formën e këmbëve gjatë kërcimit, kërceni me gjunjë më lartë; ose dhe bëni këmbët në formë gërshërë gjatë kërcimit në tokë.

Jepini një start të mirë metabolizmit tuaj

Vendosni metabolizmin tuaj në funksion duke konsumuar një mëngjes të shëndetshëm. Edhe pse ndoshta do të përtoni për të konsumuar racionin e ushqimit të mëngjesit, ju duhet të hani mëngjes. Nëse nuk hani mëngjes, metabolizmi juaj do të funksionojë ngadalë sepse përpjeket të ruaj energji.Rritja e sëmundjes së trashësisë ka dal në pah tek personat që nuk kanë konsumuar mëngjes. Në mëngjes, përpjekuni që racioni juaj të përmbaj dhe karbohidrate komplekse si drithëra, si dhe yndyrëra dhe protein të shëndetshme si vezët.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!