Humbni peshë shpejtë duke përdorur këto strategji të rritjes së metabolizmit në rutinën tuaj ditore.

Sigurisht që e dini se një seri e ushtrimeve të lehta, pas një ngasjeje të biçikletës ose një orë në ju-jitsu do të rrisë metabolizmin tuaj. Por cilat janë mënyrat më të mira jo vetëm për të rritur metabolizmin, por edhe të ju mbajë të palodhshëm gjatë gjithë ditës? Thjeshtë, metabolizmi  ka të bëjë me proceset kimike nga të cilat qelizat tuaja prodhojnë substanca dhe energji të nevojshme për mbijetesë. Këshillat më poshtë janë të disenjuara për të shkaktuar rritjen e metabolizmit tuaj dhe për një përpjekje për të zhvilluar dhe mirëmbajtur një komponim më të mirë të trupit.

Zhvilloni muskulaturë

Pa dyshim, mënyra më efikase për të rritur metabolizmin tuaj është të filloni të ushtroni dhe mirëmbani muskujt që i keni më të dobët. Muskuli është i përbërë nga indet që do të thotë se i nevojitet energji për tu ndërtuar, përdorur dhe mirëmbajtur. Krahasoni këtë me indin yndyror që pak a shumë qëndron aty si masë e tëpert dhjamore që nuk shkrinë ndonjë kalori në përgjithësi. Mënyra më e mirë për të zhvilluar masë muskulorë është duke ushtruar me pesha. Kjo do të thotë se edhe nëse qëllimi juaj kryesor është shkrirja e yndyrës, ju duhet gjithmonë të keni si pjesë të planit tuaj të ushtrimeve të ushtroni me pesha.

Vëni në funksion ushtrimet e llojit HIIT(High Intensity Interval Training)

Një vrapim në mahallë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për tu ç’stresuar në një pasdite të së Dieles, por, fatkeqësisht, nuk është mënyra më e mirë për të nxitur metabolizmin tuaj që të rritet. Ushtrimet (HIIT) që janë kombinim përpjekjet e ushtrimeve intensive me pauza me qëllim që të shkrini kalori, seritë e distancave të Cardio-s që zgjasin më shumë, mund të ju ndihmojnë në shkrirjen e kalorive në numër më të madh. Kur të keni përfunduar vrapimin ne Treadmill, shkrirjes së kalorive do t’i vie fundi. Megjithatë, me ushtrimet HIIT ju do të vazhdoni të shkrini kalori për 36 orë pasi të keni përfunduar vrapimin. Filloni me ushtrimet HIIT duke vrapuar, ose ngasur biçikletën( mendoni të përpjekeni në 8 nga norma maksimale 10) për 30 sekonda me pauza (me normë 3 nga 10 maksimalen) për 90 sekonda. Përsëritni këto 2 minuta edhe 9 përsëritje të këtilla. Për vetëm 20 minuta ju veç e keni nxitur metabolizmin në mënyrë që ai të rritet.

Konsumoni proteina, posaçërisht në mëngjes

Mos lejoni shitësin në market të ju mashtrojë dhe shes prodhime që nuk ju nevojiten për të arritur qëllimet tuaja në lidhje me metabolizmin. Konsumimi i prodhimeve që kanë drithëra, petulla, pallaqinka, dhe lloje tjera të ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe karbohidrate në mëngjes, është një mënyrë e jo e mirë për të rregulluar sheqerin në gjak dhe sjellë metabolizmin në rrugë të duhur. Në vend të këtyre gjërave ushqimore, hani mëngjës të pasur me proteina që gjenden në ve, biftek të terrur, ose jogurt grek. Proteina( nëse konsumohet me mëngjes, ose në racione tjera të ditës) kërkon mjaft energji për tu zbërthyer dhe tretur. Ashtu që vetëm fakti që konsumoni proteina, mund të ju nxis metabolizmin të jetë më i mirë. Plus, njerëzit që konsumojnë proteina në mëngjes, marrin më pak kalori përmes pjesës së mbetur të ditës. Prandaj jo vetëm që shkrini më shumë kalori duke konsumuar proteina, por edhe do të merrni më pak.

Zgjedhni ushqimet e plota

Siç e përmendëm më lartë, akti i zbërthimit dhe trejtjës së ushqyesve kërkon energji shkrin kalori. Kjo është diçka që njihet si Efekti Termik i Ushqimit(TEF). Por jo të gjitha ushqimet krijohen njësojë.  Disa kërkojnë më shumë energji për ty zbërthyer dhe tretur, se ushqimet e tjera.Duke zgjedhur të konsumoni ushqime të paprocesuara si mishin e lehtë, peshkun, perimet, dhe pemët, ju po i afroheni optimumit të TEF dhe shkrini më shumë kalori për tretje.Kjo është përsë planet e vogëla të mençura të ushqimit ju këshillojnë të shmagni kaloritë e lëngshme. Pijet me shumë kalori dhe ushqimet e mbiprocesuara kërkojnë më pak energji për ty zbërthyer dhe tretur, dhe kështu duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Konsideroni suplementët

Shumë komponime, edhe nëse gjenden në mënyrë natyrale në ushqim ose të përqendruara në suplementë dhe pije energjike, kanë një efekt termogjenik. E tërë kjo do të thotë që ato rrisin nxehtësinë në trup, që do të thotë se metabolizmi juaj do të rritet. Kafeina, taurina, dhe efedrina janë termogjenikë të fuqishëm dhe njohur. Megjithatë, natyrisht ka një të metë që mund të stimulojë metabolizmin në këtë mënyrë. Këto suplemente mund të tejkalojnë gjëndrën e veshkëve, dhe rrit stresin në trup. Ashtu që përdoreni me kujdes dhe sigurohuni që të mos e ribëni kur e shtoni në këtë stimulues.

Qëndroni tërë kohën i hidruar

Uji është një çelës kyç në procesin e tretjes. Para se gjithash, pa ujë, nuk mund të ekstraktoni në mënyrë efikase të gjithë ushqyesit nga ushqimi që e konsumoni. Mendoni për ujin në organizmin tuaj, sikur karburanti në makinën tënde. Pa ujë, metabolizmi nuk do të funksionojë mirë, dhe do të tretet deri sa të mos funksionojë më. Konsumoni 2-3 litra ujë në ditë, gjatë ditëve në të cilat nuk ushtroni. Ky konsumim i ujit do të rrit sasitë që mvaren në nivelin tuaj të aktiviteteve fizike.

Mos e bëni të madhen të vogël

Ndryshimet e vogla si konsumimi i pijeve të ftohta dhe ushqimit të djegëst(rrit termogjenet), duke zvogëluar termostatin(që e shtyn trupin të përdor më shumë kalori për të fituar nxehtësi në trup) dhe jo mërtypjen e teprurar të ushqimit (përsëri, zvogëlimin e sasisë së energjisë që përdoret gjatë tretjes) janë gjëra të vogla që ju mund t’i bëni për të rritur metabolizmin. Përqendroni energjinë tuaj në zhvillimin e muskujve mirë të formësuar, duke konsumuar më shumë ushqim të plotë dhe proteina në dijetën tuaj dhe bërë seri të ushtrimeve HIIT çdo javë dhe ju jeni në rrugë të mirë për të pasur metabolizmin më të mirë se Kate Upton që veshë bikini në pllazhë në mes të gushtit.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!