Fitnesi është gjëja e parë që disa e mendojnë çdo fillim të vitit ose kur kanë ndonjë event që dëshirojnë të duken shumë mirë por është gjëja e fundit që e vendosin në listën e gjërave që duhët të bëhen. Ne e shikojmë fitnesin si një gjë që duhet të bëjmë që te dukemi më mirë, të humbim peshë ose të shtojmë muskuj. Shumë nga ne i japim një domethënie negative fitnesit dhe e përshkruajmë si diçka që duhet të vuajmë në mënyrë që të arrijmë një qëllim të caktuar. “Pa dhimbje nuk ka shpërblim”. Por çfarë nese ne e shikojmë fitnesin me sy krejt tjetër, sikur ta shikojmë si diçka që duhet t’i falenderohem dhe të jem mirënjohës.

gratitude 2

gratitude 1aa

Ne jemi miërnjohës për gjërat e mëdha në jetë si p.sh., një kulm mbi kokë, një punë e cila na paguan faturat dhe një familje që na do. Por, çfarë mendoni për gjërat e vogla si p.sh.,  mundësia që e kemi të ngjitemi shkallëve, të luajmë në fushë me familjen e shoqërinë si dhe aftësinë për të lëvizur? Fitnesi ynë shpeshëhere nuk shikohet si duhet dhe merret si diçka e sigurtë . Si diçka që duhet të fokusohemi kur kemi më shumë kohë e  para. Por çfarë do të bënit nese i humbni aftësitë për fitnes?

Fitnesi nuk është vetëm që ju të mund ti veshni rrobat e juaja të preferuara. Është që të iu tregoj sa mirë ju bën të ndjeheni për lëvizjet që i bëni, si dhe çfarë mund të bëni me trupin e mahnitshëm që e keni. Kur na merren aftësitë tona për ta përdorur trupin, ne pendohemi për gjërat që kemi mundur ti bëjmë e nuk i kemi bërë. Kur i lëndon gjunjët dëshiron që të vraposh. Kur e then krahun dëshiron që të luash me të tjerët. Pse të mos jetojmë pa keqardhje dhe ti bëjmë gjërat vetëm pse mundemi?

gratitude 2aa

Ju sfidoj ta shikoni fitnesin me sy krejt tjetër, ta shikoni me mirënjohje. Hyni në fitnes me një qëndrim pozitiv. Ndihuni falenderues që mund t’i kërkoni trupit tuaj të bëj diqka dhe ai e bën. Bëhuni mirënjohës për  krenarinë që ndjeni pas një sesioni të suksesshëm të ushtrimeve dhe mbi të gjitha vlerësoni momentet mahnitëse që do t’i përjetoni kur jeni mirënjohës për atë çfarë keni.

gratitude 1

Këshillë: A e dini se niveli juaj i fitnesit dhe të qenit fit është ajo që ju ka sjellur deri këtu? Para se të lindnit, ju keni “vrapuar” garen më të rëndësishme të jetës suaj. Në parim, ju keni garuar në garën me distancë sa toka me hënën kundër gjithë popullatës së Amerikës dhe Japonisë së bashku dhe keni fituar. Në garën për mbijetesën e me të fortit ju keni fituar çmimin kryesor – jetën. Tani pysni veten se çfarë  keni ndërmend të bëni me këtë çmim?

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!