Muskujt të barkut me 5 stërvitje që bëhen në dysheme

Përveç që ju japin vitalitet dhe ndihmojnë të bëni jetë të shëndetshme, disa stërvitje që mund t’i realizoni shtrirë dhe sapo të zgjoheni nga gjumi, mund t’u ndihmojnë të keni edhe një bark më të sheshtë dhe trup më ideal.

Ne ju sjellim disa stërvitje të cilat përveç që janë të shpejta e të lehta, janë edhe argëtuese dhe do t’ju ndihmojnë ta ruani vazhdimësinë.

Stërvitja e I

Stërvitja e parë që mund të bëni për të pasur një bark të sheshtë është të shtriheni krejtësisht në dysheme dhe të bëni stërvitjet e barkut. Pastaj, derisa mbani në dysheme pjesën e poshtme të trupit, bëni ngritje të pjesës së sipërme deri në pozitën ulur dhe kthehuni prapë në gjendje plotësisht të shtrirë. Përsëriteni këtë deri sa të ndjeni lodhjet e para.

Stërvitja e II

Më pas ndërroni pjesët e trupit; derisa qëndroni shtrirë me gjithë trupin, tash provoni të çoni pjesën e poshtme të trupit, duke mbajtur të shtrirë në dysheme pjesën e sipërme.

Stërvitja e III

Për t’i dhënë më shumë energji stërvitjes tuaj, provoni që kur t’i ngrini këmbët lartë, t’i lëvizni ato në formë të ngasjes së biçikletës në ajër. Ju po ashtu mund të provoni t’i lëvizni këmbët në formë të lëvizjeve gërshërë në ajër (duke mbajtur drejt duke lëvizur poshtë-lartë).

Stërvitja e IV

Shtrihuni në dysheme duke u kthyer në njërin krah, dhe derisa trupin e mbani të mbështetur mirë në dysheme çoni lartë njërën këmbë (atë të sipërme) dhe uleni, duke e përsëritur këtë disa herë. Pastaj ndërrojeni anën dhe kaloni duke qëndruar në dysheme në krahun tjetër, derisa çoni lartë e poshtë këmbën tjetër, që tash është kthyer sipër.

Stërvitja e V

Duke qenë se marrin vetëm disa minuta këto, këto ushtrime mund t’i praktikoni çdo mëngjes, duke i dhënë vitalitet trupit dhe duke aktivizuar muskujt e barkut, por edhe të këmbëve. Ju mund t’i aplikoni këto edhe në mbrëmje, derisa i jepni organizmit një “lodhje” që do t’u ndihmojë të bëni gjumë të mirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *