Në fillim duhet që të bëni ushtrime kardiovaskulare dhe të filloni me pesha më të lehta, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër magjike.
Ndërtimi i trupit tuaj fillon duke gjetur mënyrën adekuate që t’i ushtroni të gjitha grupet e muskujve në trupin tuaj.
Varet edhe nga njohurit tuaja në lidhje me anatominë e trupit, ndërsa në fillim preferohet që të ushtrohet vetëm katër herë në javë, në mënyrë që të parandaloni ndonjë dëmtim.
Edhe ushtrimet duhet t’i ndani në mënyrën e duhur që të keni rezultate.
Me poshtë gjeni orarin javor se çfarë duhet të ushtroni duke filluar nga e hëna deri të dielën.
E Hënë: Krahët dhe Tricepsi
E Martë: Shpinën dhe muskujt e trapezit
E Mërkure: Pushim
E Enjte: Këmbët dhe Parakrahët
E Premte: Gjoksi dhe Bicepsi
E Shtunë: Pushim
E Dielë: Pushim