Jeni e rregullt në ushtrime, por ende nuk po mund të shihni rezultatet e dëshiruara? Një nga këto shprehitë më poshtë mund të jetë shkaktari që ju nuk keni rezultat pa marrë parasysh ushtrimeve të rregullta.

  1. Mos konsumimi i mëngjesit: Nëse përpiqeni të ruani kalori, duke mos konsumuar racionin e ushqimit të mëngjesit, nuk do të ju ndihmojë aspak ashtu si mendoni ju. Jo vetëm që do të jeni më të uritur për të konsumuar ushqim më vonë, por se një mëngjes i shëndetshëm do të ju jap energji më shumë që ju nevojitet gjatë ditës. Në të vërtetë, shume trajnerë dhe nutricionistë rekomandojnë që të konsumoni karbohidrate sa ma herët gjatë ditës që është e mundur, në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për t’i shkrirë ato gjatë ditës. Kështu që konsumoni racionin e ushqimit të mëngjesit, ushqehuni mirë me proteina, fibra dhe karbohidrate të kompleksuara dhe më pas prisni për racionet tjera t ushqimit pa siklet.
  2. Mos konsumimi i mjaftueshëm i ujit: Sigurohuni që pini ujë gjatë tërë ditës – jo vetëm që do të zëvendësojë lëngjet e pemëve, apo të gazuara, por edhe nivelin e dehidrimit do ta menaxhojë më mirë në trupin tuaj, sidomos gjatë kohës së ushtrimeve, prandaj sigurohuni që merrni një shishe me vete kur të shkoni në fitnes.
  3. Rostiçeri para darkës: Konsumimi i rostiçerive para darkës, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë që mund të ju ndihmojë të humbni peshë, por jo t’a teproni dukë konsumuar shumë rostiçeri. Hani pak rostiçeri që janë poashtu të shëndetshme dhe që kanë pak kalori, si dhe konsumoni perime dhe jogurt grek nga frigoriferi juaj, ose një lëng të shtrydhur pemësh. Nëse keni vetëm rostiçeri të shëndetshme, dhe mezi nuk pritni t’i konsumoni, nuk keni nevojë të hani diçka që nuk përmban ushqyes të nevojshëm për organizmin tuaj.
  4. Hani shumë darkë: Keni ngrënë pak drekë për të ngrënë shumë darkë? Kjo nuk është ideja më e mirë nëse dëshironi të dobësoheni. Ata që hajnë racione të ushqimit të mëdha gjatë ditës, humbnin më së shumti peshë. Pëderisa duhet të jeni e sigurtë që konsumoni sasi të duhur të kalorive gjatë ditës, përcjellni një strategji se sa shumë konsumoni racione të ushqimit gjatë ditës dhe do e shihni se do të ju ndihmojnë të keni rezultate të kënaqshme.
  5. Çështje e sekondave: Kur përpiqeni të humbni peshë, porcionet u ushqimit numërohen. Sigurohuni që hani mjaftueshëm për të qenë e kënaqur përderisa keni vëmendjen ndaj këtyre madhësive të porcioneve. Dhe kur ta keni mbushur pjatën, shijojeni racionin ngadalë dhe dhe me kujdes ashtu që nuk do të ndjeni nevojën të hani dhe më shumë ushqim me pas.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!