Për cdo storie transformimi të fitnesit, progresi nuk mungon. Dhe për të matur këtë progres, mënyra më e mirë mendoni se janë numrat, apo jo?

Nuk do të thotë të jetë ashtu! Numrat mund të na tregojnë shumë dhe peshorja është mënyra më e shpesht e matjes së progresit, por kjo është vetëm një aspekt i suksesit tuaj. Peshorja nuk e treogn të gjithë historinë. Gjithmonë do të ketë luhajte që varen nga ushqimi dhe sasia e ujit të marrë.

Një tjetër arsye pse numri në peshore është i pabesueshëm është sepse nuk luan rol në yndyrat e trupit. Dikush në një program për humbjen e yndyrës mund të jetë i zhgënjyer për të parë se ka humbur pak kilogram në muaj në bazë të peshores, por çfarë nëse ata në të vërtetë kanë fituar masë të muskujve dhe kanë humbur yndyrë në të njëjtën kohë ?

Por si të matni progresin PA numra? Më poshtë mund të gjeni disa nga mënyrat e mundëshme:

1. Ndryshimi i përshtatjes së rrobave
canstockphoto1750908-1
Ju e dini se jeni në rrugë të duhur kur e shihni se rrobat e juaja nuk ju përshtaten më. Nëse keni nevojë të blini rroba të reja sepse ato që keni nuk ju bëjnë më. , atëherë jeni në rrugë të duhur. Nëse numrat në peshore nuk ndryshojnë për javë të tëra atëhere vishni një maicë që nuk e keni përdorë prej kohësh dhe shikoni nëse ajo ju bie tamam. Nëse rehatoheni me të, ju keni humbur yndyra por mos anashkaloni mundësinë e fitimit të masës muskulore.

2. Vëreni ndryshimet në fotografi

Fotografitë mund t’ju tregojnë shumë mirë progresin që keni arritur në trupin tuaj. Ndryshimet e vërteta mund t’i shihni aty, vetëm duke krahasur fotografitë ndër vite. Kjo matje e progresit është shumë e lehtë. Bëni fotografi cdo dy jave në mëngjes, dhe kështu do të keni një seri fotografish që do të mund t’i krahasoni.

3. Fitimi i forcës
scale_scr3_
Progresi nuk është vetëm për estetik. Ai mund të matet edhe me performancë në palestër. P.sh. caktoni vetes rekorde të reja cdo jave. Nëse mund t’i bëni vetëm 20 pompa, shtoni një më shumë për javën e ardhshme. Për të parëprgresin tuaj ju dueht të shtyeni veten drejt limiteve.

4. Ndryshimi i stilit të jetës

Janë disa gjërat që ju mund t’i shihni dhe t’i bëni në baza ditore, dhe për disa njerëz këto gjëra mund të kenë më shumë kuptim se gjithcka tjetër. Ju e dini se po keni përmirësim apo progres kur…

Ngjitni dhe zbritni shkallët më lehtë
Keni disponim dhe vetëbesim më të lartë
Keni energji më shumë
Keni gjumë më të rehatshëm
Punët e shtëpisë nuk ju lodhin dhe nuk ju dhemb shpina
Pesha e fëmijëve tuaj ju duket e rëndë

Nëse i përjetoni këto gjëra, padyshim se ju po keni një sukses në rrugën e qëllimit tuaj.
Matni progresin sic duhet dhe do të shihni reultate.

Sic mund ta shihni, numrat e peshores nuk janë gjithcka. Është mirë të shihni që po humbni peshë dhe numrat në peshore po zvogëlohen, por kërkoni dicka më afatgjate gjatë ushtrimeve tuaja. Në vend se të hipni në peshore cdo ditë me shpresën se do të shihni numra më të vegjël, lejoni që fotografitë, rrobat, fitimii forcës dhe ndryshimi i stilit të jetës të jenë faktorë që tregojnë progresin tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!