Të gjithë që ushtrojnë duhet ta kuptojnë që: Nuk rriteni në gym por rriteni përderisa ripërtërini trupin në gjumë.

Po ashtu bëheni më të shpejtë dhe më të fuqishëm, prandaj duket e arsyeshme që duhet ta bëni ripërterirjen prioritet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me proteinën dhe karbohidratin pas treningut, por në fakt është puna tek pushimi, apo më specifik tek gjumi.

Përderisa shumë prej nesh e ndërtojnë orarin rreth treningut, shumë pak njerëz e bëjnë këtë rreth orarit të gjumit. Shumë nga ne zgjedhin që të rrinë shumë vonë sikur “zombie” duke sakrifikuar kështu gjumin, e që mund të jetë elementi që u mungon për të pasur sukses në fitness. Performanca për ndërtim të muskujve, djegie të yndyrës dhe performanca atletike, të gjitha ndikohen negativisht nga mungesa e gjumit. Ju mund të mos ndjeheni sikur keni një mungesë, mirëpo kilogramët që i ngritni në gym apo kilogramët që i mbani rreth belit tregojnë një storie pak më ndryshe.

FAKTORI I RRITJES

Të sapolindurit flejnë afro 18 orë në ditë, por nuk e bëjnë këtë për shkak të dembelisë. Ata vetëm po e shfrytezojnë avantazhin dhe mrekullitë e hormonit të rritjes. Bebet janë në një fazë të rindërtimit konstant përderisa rriten dhe këtë proces e drejtojnë një ortek hormonesh. Pa sasinë e duhur të pushimit, ato nuk do të ishin në gjendje të sekretojnë sasinë e duhur të hormonit të rritjes (Somatotropina), që është një hormon kritik për ndërtimin e indeve përgjatë gjumit.

Prandaj është e logjikshme që nëse doni të ripërtërini muskujt dhe të i rrisni ata do të ju duhet gjumë i mjaftueshëm në mënyrë që trupi juaj të prodhojë mjaft HR. Gjumi është gjëja më anabolike (që ndërtojnë muskuj) që mund të bëni për të ndërtuar muskujtë tuaj, dhe nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm atëherë nuk jeni duke u rritur në potencialin që trupi juaj ka.

Njerëzit që janë në mungesë të gjumit mund të mendojnë që janë duke djegur më tepër yndyrë se sa ata që flejnë më shumë. Mendimi është që nese jam i zgjuar kam për të djegur kalori; ata kanë të drejtë…por… janë edhe gabim.

Ju mund të keni djegie më efikase të yndyrës nëse flini më shumë. Studimet tregojnë që njerëzit që flejnë më pak se gjashtë orë kanë një rezistencë të dobët ndaj insulinës. Nëse nuk mund ta kontrolloni insulinën, ju do të keni vështirësi të humbni yndyrë, e mos ta përmendim fare rrezikun e lartë për të zhvilluar diabetin e tipit II.

Mungesa e gjumit poashtu e rrit prodhimin e hormoneve katabolike (muskujë harxhues) sikur Kortizoli. Kortizoli rritet sa më shumë që jeni pa gjumë dhe që mund të ndryshojë hormonet stimuluese tiroide, e që është rregullues kyç i metabolizmit. Që të ulni Kortizolin ju duhet të pushoni dhe të flini. Niveli i lartë i këtij hormoni është dëshmuar që rrit yndyrën e barkut tek meshkujt.

HR po ashtu ka influencë në aftësinë e trupit tuaj për të “luftuar” yndyrën, dhe siç diskutuam më herët, gjumi i mjaftueshëm është faktor kyç për të parë benefitet e plota të këtij hormoni mrekulli-bërës.

Mungesa e gjumit po ashtu mund të ketë efekt tek hormoni i urisë, ghrelina i cili mund të iu bëjë që të hani më tepër se sa që duhet. Prodhimi i insulinës dhe aftësia që të reagoni ndaj saj ulet deri në 30%. Sa më mirë që fleni, aq më mirë do të prodhoni hormon të rritjes.

Nëse doni të keni aftësinë që të performoni në nivel të lartë atëherë ju do të duhet të keni pasur gjumë të mjaftueshëm. Mbani mend që ngritja e peshave të larta sa është psiqike po aq sa edhe fizike. Kjo do të thotë që sistemi qendror nervor luan një rol shumë më të madh se sa që mendoni në lidhje me thyerjen e limiteve fizike.

Prej një perspektive fiziologjike, pagjumësia ulë prodhimin energjetik, ndrydh aftësitë për koncentrim si dhe promovon dekoncentrimin, gjë që e bënë shumë të lehtë që të mos keni aftësitë që të ushtroni në potencialin tuaj.

Nëse nuk jeni duke fjetur mjaft atëherë me siguri do të jeni të dëshpëruar në lidhje me sa pak progres jeni duke bërë me ushtrimet tuaja dhe me dietën tuaj, kështu duke rrezikuar që të krijoni anomali akute emocionale.

Pagjumësia kontribon në qarkullimin e lirë dhe të rregulltë të hormoneve të stresit sikur kortizoli, dhe kjo e rrit në mënyrë drastike reagimin tonë emocional. Kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë se pse bëhemi të irritueshëm gjatë periudhave të tilla.

Gjumi i thellë REM (me lëvizje të shpejtë të syve) nevojitet që të ndihmojë trurin të mësojë gjërat e ditës së mëparshme duke përmirësuar memorien dhe duke rimbushur sistemin e personit me neuro-transmiter të cilët janë shpenzuar ditëve të kaluara.

Pa gjumë të thellë REM (rapid-eye-movement, me lëvizje të shpejtë të syve) kujtimet mund të zhduken. Nëse jeni duke mësuar një aftësi të re atletike dhe nuk mund të flini mirë atëherë ajo është njejtë sikur të mos e kishit mësuar kurrë. Mund të iu kujtohen elemente të aftësisë, mirëpo ato nuk do të kenë aftësinë të futen në memorien afat-gjate. Kjo sjellë implikacione të mëdha për atletet elitë.

ZGJIDHJA E PROBLEMIT ËSHTË: GJUMI

Tani e shihni që pagjumësia do të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të ndërtuar muskujt, për të djegur yndyrën, të ngritni pesha të rënda, e lëre më që do të jeni një katastrofë emocionale.

Tentoni që të keni afro 7-9 orë të gjumit të mirë gjatë natës dhe fokusi, disponimi, memoria dhe gjendja fizike e juaj do të jenë superlative fal prodhimit të HR.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!