E gjitha varet nga qëllimet tuja dhe mund të iu befasoj përgjigjja

Është koha e ditës kur je i lodhur, i ndjersitur dhe duke u ndier keq. E keni kryer të gjithë punën që duhet në fitnes dhe tani duhet ti lini kohë trupit të ripërtrihet. Shiko rreth teje, gjithë ata njerëz dukë ngrënë banane dhe ushqime tjera që përmbajnë karbohidrate. Tani shiko edhe më afër, shumica e tyre janë në formë.

Qëllimi 1: Rritja fizike

Të bëhemi real, shumica prej juve dëshirojnë të duken mirë pa bluzë. Si rezultat i kësaj qëllimet e juaja janë të djegni dhjam dhe të ndërtoni muskuj. Cila është gjëja për të cilën të gjithë mund të pajtohemi kur vjen puna të shkrirja e dhjamit dhe ndërtimi i muskujve? Hormonet tona duhët të ndihmojnë. Ne nuk mund të shkrijmë dhjam ose të ndërtojmë masë të paster muskulore nese hormonet tona trupore nuk e urdhërojnë një gjë të tillë.

Në majë te listës është lirimi i insulinës; që do të thotë se trupi preferon të dergoj karbohidratet të cilat i konsumojmë pas treningut në inde muskulore ne vend që ti ruaj si dhjam. Kjo do të thotë që juve ju duhen shumë më pak karbohidrate pas ushtrimeve sesa para ushtrimeve për të kryer aktivitete të ndryshme.

Kjo shtron pyetjen: Pse jemi duke konsumuar aq shumë karbohidrate pas ushtrimeve kur  neve nuk na duhen për aktivitetet pas ushtrimeve? Sidomos pasiqë shumica e këtyre aktiviteteve mund te furnizohen nga yndyrnat. Në të vertetë, nese në i mbushim vendet për rezerva të karbohidrateve sikurse rekomandojnë disa, ne do ta ndalim  djegien e dhjamit që e kemi bërë gjatë gjithë ditës.

Mendoni për sensivitetin e insulinës sikurse një rezervuar me derivate. Nese vendosni shumë derivate në të do të derdhen në tokë. E njëjta gjë ndodhë edhe me trupin tuaj. Vendi i parë që trupi kërkon ti mbajë karbohidratet që i konsumoni është mëlqia. Kur nuk mund ti mbajë aty atëherë i kthen në acik palmitik i cili sillet rreth trupit derisa ruhet si dhjam.

Sa karbohidrate duhet ti konsumoni pas trainingut? Unë sygjeroj që ju të konsumoni 1/4 e karbohidrateve që i konsumoni gjatë dites dhe kjo nuk duhet ta kaloj sasinë e 150 gramëve për ditë.

Qëllimi 2: Shëndeti

Përpos që fitojmë shumë nga konsumimi jo i tepërt i karbohidrateve pas ushtrimeve në anën fizike, ne poashtu përfitojme edhe në anën e shëndetsore. Kjo për shkak të rolit të karbohidrateve dhe insulinës që luajnë rol në zhvillimin e kolesterolit, diabetit dhe sëmundjeve  tjera.

Përkraheni shëndetin dhe mirëqenien tuaj me suplemente për një stil të jetës më aktiv. Ndërto nje bazë të fortë në mënyrë që të arrini rezultate.

Qëllimi 3: Përformanca

Individët të cilët bëjnë treining të gjatë ose disa treningje gjatë ditës sikurse atletet të cilët trajnohen për distanca te largëta janë të vetmit të cilët kanë nevojë për sasi të madhe të karbohidrateve në ditë. Ne të cilët ushtrojmë një herë në ditë për kohë më të shkurtër nuk kemi nevojë edhe aq shumë.

Nese jeni atlet i qëndrueshmerisë, unë ju rekomandoj që të konsumoni gjysmën e karbohidrateve të planifikuara pas ushtrimeve. Nese jeni duke ushtruar për ndonjë event, unë ju këshilloj që të konsumoni 6-7 gram karbohidrate për kilogram të peshës trupore. Për shembull nese peshoni 85 kilogram ju duhet të konsumoni 595 gram karbohidrate në ditë prej të cilave  297.5 konsumohen pas treningut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!