Të konsumuarit ushqimit në sasi të tepërt është mënyrë se si të shtoni peshë të tepërt. Duke bërë zgjedhjen e duhur, me ushqime natyrale dhe barishte mund të kthejnë trupin tuaj në maqinë që shkrin peshë dhe yndyrë.

Njerëzit janë të obsesionuar më yndyrëra. Nga shkrirja e 5 apo 10 kg deri në kontrollimin e trashjes për të mirë, në të gjtihë fshehurazi dëshirojmë të kemi trup të një modeli/e që shohim në revistë. Në rregull, nuk është fshehtësi- është një industri e ndërtuar përreth asaj dëshire! Dhe ju jeni ndoshta shumë kureshtar për të ditur për të.

Ushqimet për shkrirjen e yndyrërave dhe peshës dhe barishtet: a ja vlen me u përdorë? Ose a janë gati për të ju bërë të dukeni bukur kur të shkoni në pllazhë në pushime verore? Përgjigjja është: Ka ushqime natyrale dhe barishte që mund të nxisin shkrirjen e peshës dhe yndyrërave. Tash, nuk do të thotë se pesha juaj do të shkrihet menjëherë nëse konsumoni biber cayenne në çdo racion ushqimi. Jo, do të thotë se nëse shtoni këto katër shkrirës në racionin tuaj të ushqimit, do të ju ndihmoj të rrisni temperaturën e brendshme në trupin tuaj dhe stimuloj metabolizmin, që ndihmon të përdorë qëlizat yndyrore për energji.

Kur të kombinoni këto 4 shkrirës natyral me një dijetë të pastërt dhe të paktën gjysmë ore ushtrime ose vrapim cardio çdo ditë, trupi juaj do të shëndrrohet në një maqinë për shkrirjën e peshës dhe yndyrës së tepërt. Qëlizat yndyrore të tepërta nuk do të durojnë nga “zullumi” që ju sjellin ushtrimet dhe ushqimi I rregullt.

1) Cayenne – Shkrirës yndyrorë me prejardhje nga Amerika e Jugut

Biberi cayenne, është një ndër melmesat më të djegësa që njihen. Me prejardhje nga Amerika Jugore, biberi cayenne është kultivuar, përdorur në ushqime dhe përdorur si barishte që nga shekulli I 17të.

Përse cayenne? Për arsye se përmban përbërës bimor që njihet si Kapsaicin. Kapsaicin sjellë nxehtësinë në këtë biber, ndjenjën e djegëst që ju ofron kur t’a konsumoni. Është tërësisht pjesë natyrale e biberit cayenne, dhe shumë biberë të tjerë, që mund të nxisin dijetën tuaj të humbni peshën e tepërt në trup.

Kapsaicini mund të rrisë metabolizmin, mbështesë sistemin imun, përmirësojë qarkullimin, dhe përkrahë rrijten e nxehtësisë së trupit. Biberi cayenne është një super-ereëz që jo vetëm ju ofron shije pore dhe përkrah shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien! Nëse vërtetë jeni gati për të ngrohur metabolizmin, filloni të përziheni një lugë të çajit me biber cayenne me çerek litre ujë. Shtoni limon për erë më të fortë dhe konsumojeni.

2) Çaji I gjelbërt

Çaji I gjelbërt është e vjetër po aq sa është edhe Kina. Ndoshta jo edhe aq, por ka shërbyer si element kryesor I hidrimit për shekuj me rradhë. Edhe nëse e pini ose merrni në formë të pluhurit(kapsullat e çajit të gjelbërt gjenden çdokund në shitje), kjo barishte e mrekullueshme do të ju ndihmojë shumë.

Përse çcaj të gjelbërt? Sepse një gotë çcaj i gjelbërt ka më shumë antioksidantë se sasia e njejtë e pemëve të freskëta, lëngjeve nga perimet, ose vena. Dhe në të vërtetë, ekstraktet e çajit të gjelbërt që kombinojnë polifenolet si EGCG( shkurtesë për epigallocatechin gallate – që është prej përbërësve bimor nga I cili ka përfitime shëndetsore) dhe kafeinë që ndihmon në mbajtjen e temperaturës së trupit tuaj, rritë metabolizmin, dhe djegë peshë dhe yndyrëra. Pini 3 gota në ditë me çaj të gjelbërt ose mund të merrni në formë të suplementit për të ju dhënë dorën e mbarë në betejën kundër yndyrërave dhe peshës së tepruar.

3) Psyllium

Psyllium është një fibër I tretshëm që vie nga farat e bimës Plantago Psyllium. Siç shihet, funksioni kryesor I psyllium-it është të pastrojë sistemin tuaj prej prodhimeve jo të nevojshme. Por psylliumi mund që gjithashtu të ndihmojë në përpjekjet për të humbur peshë dhe mbështet nivelin e sheqerit në gjak në një nivel normal.

Duke shtuar marrjen e fibrave në dijetën duaj mund të ju mbaj më të pa urritur për një kohë më të gjatë që do të thotë se nuk do të ju marr uria për petulla të ëmbla, pitet, çokolladat, dhe ëmbëlsirat nga djathi. Shumë keq për këto ushqime, sepse dëshirojnë të ju shohin deri sa dështoni. Nëse keni fibra në trupin tuaj, atëherë keni kalorës të veshur në tesha të hekurta për të luftuar yndyrën dhe peshën e tepërt.

Përse psyllium fibrat? Sepse fibra e këtij lloji është mjaft humbës në regjimin e humbjes së peshës. Fibra mund të mos jetë me shije seksi sikur çaji I gjelbërt por do t’a bëj dijetën më të lehtë. Aftësia e fibrës për të pastruar sistemin tuaj mund të ju sjellë tek një shendët përgjithësi më I mirë. Psyllium është një fibër e përshtatshme sepse mund të merret në formë të pluhurit. Përziej psylliumin me ujë sipas këshillave dhe merreni para ushqimit.

4) Farat e lirit

Farat e lirit kanë burime të yndyrëave të shëndetshme dhe fibra. Flaxseeds kanë dhumti të pabesueshme. Mund të hedhni fara të lirit në të mira të gatuara; bluani këto dhe vendos pluhurin në shakes ose mbi drithërat që I hani në mëngjes, ose merrni vaj të farave të lirit, në dyqanin afer jush, për ti zëvendësuar më vajërat e gatimit.

Përse fara të lirit? Sepse ju nevojiten yndyrëra të shëndetshme për të humbur peshë dhe yndyrëra të tepërta. Nëse filloni dijetë pa yndyrëra, trupi juaj do të shtojë më shumë yndyrëra! Mendoni për këtë, shumica e dijetave në modë e kanë të përbashkët – ju në të vërtetë shtoni peshë kur jeni në një.

Si zëvendësim, shtoni fara të lirit në dijetën tuaj për të marrur më shumë fibra dhe yndyrëra të shëndetshme që do të ju ndihmojnë të ju në mbështetjen e prodhimit normal të hormoneve, fuqisë së trunit, shkrirjen e yndyrërave dhe shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

5) Largoni qelizat yndyrore tërësisht jashtë trupit

Barishtët kundër peshës dhe yndyrërave të tepërta janë thënie të natyrës. “ Hej, mos më shtini të bëjë tërë punën! Ulu në fotele, shko në kuzhinë dhe pastaj në palestër.“ Të fituarit e formës më të mirë të mundshme të trupit është e mundur, por nuk ka ndonjë përbërës magjik ose kapsullë që shkrin yndyrën si akullorja në ditët e ngrohta. Duke pasur një dijetë të duhur për humbjen e peshës dhe shkrirjen e yndyrërave të kombinuar me një program të ushtrimeve, ju mund të arrini çdo gjë. Për të pasur rezultat, duhet t’i përvisheni punës dhe të keni durim. Por do të arrini atje.

Dhe përfitimet nga shkrirësit e yndyrërave natyrale mund të ju ndihmojnë të arrini shëndet më të favorshëm dhe menaxhim më të mirë afatgjatë të peshës trupore.

Artikuj të ngjashëm

recent comments

1 Comment

Antonia March 3, 20154 years ago

Jam 14-vjeqare , dhe desha te pyes nese edhe un mund ta ndjek palnprogamin,per humbje peshe.Faleminderit!!

reply

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!