Shprehi për të humbur peshë

Zbuloni disa mënyrë të thjeshta që do iu ndihmojnë të bini shpejt në peshë.

Mbusheni frigoriferin plot

Vetëm njëherë në jave mbusheni frigoriferin plot me fruta, perime, mish të bardhe, peshk, produkte qumështi, pa harruar edhe bukën e zeze ose atë me fara. Nuk do keni me nevoje të blini nga një gjë çdo ditë dhe do konsumoni vetëm ato që keni ne shtëpi.

Digjni kaloritë

Merruni me sport çdo ditë që të digjni kaloritë e tepërta.

Pini ujë herë pas herë

Ashtu si sporti, vetëm uji nuk mund t’iu dobësojë, por do ju ndihmoje të bini në peshe. Ai ndërpret urinë dhe kur bashkohet me fibrat ndihmon kalimin me të lehte të ushqimit nëpër zorrë.

Vini me në pah produktet e gjelbra

Në frigorifer duhet t’i keni gjithmonë para syve produktet që duhet të konsumoni në mënyrë që të kujtoheni me mirë.

Blini ushqimet ne paketime te vogla

Mos zgjidhni produkte me formate të mëdha sepse do konsumoni më shumë. Në kohen që po jetojmë mund t’i merrni ato edhe në sasi të vogla.

Dilni nga shtëpia “te shoqëruara”

E dini se do keni shumë punë dhe do ktheheni vonë? Merrni me vete ujë, ndonjë frute apo edhe ndonjë produkt dietik. Në këtë mënyrë do shmangni ngrënien jashtë.

Kufizoni alkoolin

Alkooli jo vetëm që ka kalori, por nga ana tjetër të bën të humbasësh kontrollin mbi ushqimin.

Respektoni orarin biologjik

Në mëngjes konsumoni ushqime të pasura si: djathi, buka, gjalpi. Në dreke konsumoni vetëm një pjatë të lehtë të përbërë nga proteinat dhe produktet me niseshte si: mishi apo makaronat. Para mbarimit të ditës hani ndonjë frute, pak mjaltë apo një copë të vogël çokollate të zezë. Në darke konsumoni pak proteina dhe perime.

Peshohuni dhe matuni shpesh

Peshohuni dhe matuni shpesh, në të njëjtin vend. Matni madhësinë e gjoksit, krahët, barkun dhe të pasmet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *