Në botën e fitnesit, kreatina njihet për aftësitë për të rritur forcën dhe fuqinë. Vrapuesit sprinter e marrin për të pasur fuqi më të madhe të vrapimit, futbollistët e marrin për të pasur fuqi më shumë në futboll, dhe bodibilderët e pëdorin për të rritur forcën dhe madhësinë e muskujve duke ushtruar intenzivisht në palestër. Kreatina është një nga suplementet më të mira që atletët mund të marrin. Por, a e dini se ka edhe përfitime të tjera nga kreatina?

Çfarë është Kreatina?

Kreatina është një përbërës që përmban azot që ruhet në formë të fosfokreatinës në indin muskulor dhe pjesa tjetër gjendet si kreatinë e lirë. çdo ditë, trupi merr 1-2% të kreatinës në që ruhet në trup, përafërsisht 2 gramë, që sekretohet në formë të urinës.

Nga e marrim kreatinën? E gjejmë ate në peshk dhe mish. Një gjysë kilogrami I mishit të pazier përmban përafërsisht 1-2 gramë kreatinë. Dhe, mund të përfitojmë 1-2 gramë kreatinë nga glycinet e amino-acideve, arginina dhe metionina. Për arsye se burimet dijetale të kreatinës gjenden në mishin e peshkut, disa raporte tregojnë se vegjetarianët kanë më pak kreatinë në organizëm dhe indet muskulore se jovegjetarianët.

1

Si e merrni këtë suplement?

Nëse dëshironi të merrni këtë suplement, merrni 0.3 gramë kreatinë për kilogram të peshës suaj, për 5-7 ditë me rradhë(për shembull, 5 gramë në 4 herë në ditë) për të ngopur sasinë e kreatinës në trup. Pas kësaj periudhe, merrni 3-5 gramë për ditë për të mirëmbajtur këto burimë në organizëm.

Si mund të përmirësojë shëndetin tuaj kreatina?

Kreatina mund të rritë performancën në atletikë:

E dijmë që mund të rrisë për një përsëritje të ushtrimeve të gjoksit në bench, dhe bëjë atletin më eksploziv. Por, a e dini se mund ta kuptoni këtë edhe si rritje vetëbesimit tuaj? Kur dukeni bukur, ndjeheni më mirë. Dhe, aktiviteti fizik në vete është një nga dhuntitë më të mira që ka natyra.

Kreatina mund të ndihmojë në metabolizmin e lipidive:

Hulumtimet për kreatinën dhe metabolizmin e lipideve janë në fazat fillestare. Megjithatë, një studim I bërë ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e tërësishëm të të kolesterolit(yndyrës në gjak) dhe kolesterolit lipoprotein. Shprësa është në studimet e ardhshmë që do të studjojnë ndryshimet në lipidet e gjakut me kreatinën që merret si suplement.

2

Bllokimi I zemrës:

Kreatina mund të përmirësojë disa simptoma një njerëzit me probleme të zemrës. Marrja e këtij suplementi mund të përmirësojë qëndrueshmërinë e ushtrimeve dhe sipas një studimi, kreatina e marrur ka ndikuar në përmirësimin e funksionimit të zemrës.

Dobësimi I muskujve:

Disa studime tregojnë që marrja e kreatinës mund të përmirësojë forcën e muskujve dhe aktivitetet e përditshme në njerëzit më muskuj të dobësuar(distrofi muskulare).

Sëmundja e Parkinsonit:

Studimet për sëmundjen Parkinson në njerëz tregojnë që kreatina mund të ndihmojë në zvogëlimin e shkallës së përparimit të sëmundjes. Kreatina mund të përmirësojë forcën dhe rezulatatet nga terapia fizike në njerëz me sëmundje të Parkinsonit.

Këshilla shtesë për të qenë sa më të shëndetshëm

  • Kontrollohuni më shpesh tek mjeku dhe bëni analizat dhe testet mjeksorë, në varësi nga mosha që keni. Parandaloni sëmundjet.
  • Merrni multivitamin. Ju garantojmë që ju nuk merrni çdo ushqyes që ju nevojitet nga ushqimi që hani(përderisa nuk merrni ushqime të llojllojshme të gatuara mirë).
  • Merrni vaj të peshkut(vetëm Omega 3) osë konsumoni yndyrëra të peshkut.
  • Mbani stresin në nivel sa më të ulët.
  • Bëni ndonjë hobi që ju pëlqen.

Kreatina mund të ju ndihmojë të ndërtoni një trup të shkëlqyer. Në të vërtetë, ky është përfitimi më I madh dhe mirë që mund të merrni nga të marrurit e kreatinës. Mund të ju ndihmojë të ushtroni intenzivisht në palestër duke ju sjellë substrat të nevojshëm për prodhimin e energjisë. Dhe kur të ushtroni intenzivisht, ju do të fitoni peshë dhe fuqi. Por, kreatina bën më shumë se vetëm të ju ndihmojë për të ndërtuar një trup të fortë.

Mund të ndihmojë shumë njerëz që vuajnë nga sëmundjet e molisjes. Në të vërtetë, seancat klinike tregojnë vetëm se si kreatina mund të ndihmojë njerëzit që kanë sëmundjet e Huntington, Parkinson, miopati, sklerozë dhe më shumë.

Studimet tregojnë që kreatina si monohidrat është e sigurtë për t’u marrur kur mirret në doza të ditore të duhura për 1-5 vjet. Nuk është logjike të merret në doza të larta, mbi nevojat e trupit tuaj, sepse teprica e mbetur sekretohet pasi të jetë ruajtur në muskuj dhe është e ngopur. Nuk ka informata që ajo shkakton dehidrimin ose efekte të tjera të dëmshme në shëndetin tuaj.

4

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!