Nëse jeni adhurues të fitnesit, keni një storie të suksesit në humbje të peshës apo dicka të ngjashme, ju duhet të dini se mund të keni momente negative gjatë këtij rrugëtimi. Mund të keni njerës që ju kanë inat mu për këtë. Nëse nuk keni pasur deri tani, jini të sigurt se do të keni në të ardhmen.

Në cdo industri, ka njerëz që nuk kënaqen me suksesin tuaj dhe dëshirojnë të ju shohin duke dështuar. Ata do të flasin keq për ju dhe do të krijojnë thashetheme. Nëse keni dëshirë të dini si të përballeni me këta njerëz, kjo është një këshillë për ju.

Vazhdoni rrugën e suksesit dhe mos dëgjoni ato cfarë flitet për ju, mos lejoni që negativiteti i të tjerëve të ketë ndikim te ju.

Sigurisht nuk është e lehtë të mendoni për këtë, dhe patjetër që ka ndikim, po me kalimin e kohës do të mësoheni, dhe do të përqendroni të gjithë energjinë tuaj në gjëra pozitive.

haters_ scr3
Pse njerëzit e bënë këtë?

Në jetë, 50% e njerëzve do të jenë të lumtur për ju, ndërsa 50% jo. Kjo është se si shkon jeta në cdo aspekt. Njerëzit i kanë frikë asaj që nuk e kuptojnë, dhe për publikun në përgjithësi industri a e fitnesit nuk është shumë e njohur. Frika qon në nervozizëm dhe nervozizmi në urrejtje.

Xhelozia është një tjetër arsye për veprimet e njerëzve. Pse? Sepse ata nuk kanë motivin, dëshirën dhe njhuritë për të bërë atë cfarë ju bëni, apo janë dembel dhe ndihen keq për atë cfarë janë , kështu që ata tentojnë të hudhin poshtë atë cfarë ju po bëni. Ju jeni pasqyra e personit që ata duan të bëhen.

Juve ju mbetet të dini qëllimin e rrugëtimit tuaj. Nëse me të vërtet e dini këtë, atëherë është mirë për ju dhe kjo ju ndihmon të inspironi dhe motivoni të tjerët. Ju definoni veten. Nëse keni qëllime të mirë dhe dëshironi një verzion më të mirë të vetes apo dhe t’ju ndihmoni të tjerëve, bëjeni këtë.

Mbani qëllimin tuaj
haters_ scr2 (1)
Mos lejoni ata të jenë mbi ju. Respektoni veten dhe vendimet e juaja dhe moslejoni mendimet e tyre dhe urrejtjen të hyjë në jetën tuaj. Rrethoni veten me njerëz pozitiv dhe me qëllime të njëjta. Thuhet se 5 njerëzit me të cilit rrini më së shumti, në një formë apo tjetër caktojnë rrugëtimin e jetës tuaj. Ndërtoni një sistem të shëndosh dhe pozitiv, ju gjithmonë keni nevojë për ata njerëz, të cilët ju inkurajojnë në cdo hap.

Mbani kokën lartë, jini të vetëdijshëm për atë cfarë bëni. Nëse nuk mund të përballoni kritikën, atëherë gjeni metoda të tjerë për të transmetuar mesazhin. Duani veten, kjo është e thjeshtë. Ju e dini se kush jeni, ju dini forcat tuaja dhe dobësitë. Kur të pranoni dobësitë e juaja dhe duani veten për atë se cfarë jeni, ju do të keni fuqi të përballeni me gjithcka tjetër.
Ju nuk mund të kontorlloni cfarë të tjerët thonë për ju, ju vetëm mund të dini si të përballoni atë dhe si t’i përgjigjeni këtyre situatave. Nëse dëshironi të jeni ende më të mirë, gjeni inspirimin, motivimi, edukimin…kjo është zgjidhja. Bëni atë cfarë ju bën të lumtur sepse jeta është e shkurtër të bëni dicka më pak.
fitness-06

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!