Ndryshimet e mëdha mund të jenë të vështira. Nëse jeni përkushtuar për shëndetin, dhe jeni i vetmuar në këtë vendim, ja pakëz ndihmë.

Më poshtë I gjeni 4 mënyrat për të parandaluar negativitetin të ju mposht.

Ndryshimi është I frikshëm për çdokënd. Vendimi juaj për të qenë më pi përtatshëm dhe shëndetshëm, mund të ju bëjë të ndjeheni I pasigurtë, ngopur, dhe me ankth. E di nga përvoja personale që ndrrimi I mënyrës së jetesës mund të jetë I frikshëm dhe dëmshëm. Nëse jeni fillestar në fitnes, gjëja e parë që duhet të dini se kush janë pengesat tuaja kryesore.

Kur kam filluar fitnesin për herë të parë në vitin 2007, jam ndjerë I vetmuar, pasigurtë, dhe frustruar. E kam provuar edhe planin për humbjen e peshës. Për ti bërë gjërat më keq, u ndjeva I humbur kur kam ëndërruar për dukje fizike dhe nuk doli të jetë ashtu siç ka pritur. U desh të filloja përsëri, që emocionalisht ishte e paqartë.

Problemet që shfaqen në fillim të përvojave në fitnes, janë zakonisht të shkaktuara nga një stuhi me valëzime nga dy probleme: frika nga humbja, dhe mungesa për vetëvlerësimin. Ky kombinim të shpie në një ndjenjë frustruese të izolimit. Ju jeni përkushtuar për ndryshimin dhe papritmas ndjeheni se ju ka shkuar huq ky përkushtim dhe keni mbetur pa miq. Për ata që janë të ri në palestër, është si çdokush në klub fillon në mënyrë të qetë. Ankthi të bën të mos arrish qëllimet që nga fillimi.

Kështu që, si e shmangni vetëshkatërrimin para se që të filloni? Pra duke aplikuar këto 4 këshilla:

1) Kujtoni “Përsen” tuaj

Edhe nëse keni ndonjë darsëm apo pushim veror në plan, ose vetëm dëshironi të ndjeheni komfor në rrobat që keni blerë në shopping, ju duhet vazhdimisht të ja kujtoni vetës përse keni filluar. Ju vendosni një qëllim. Kur ato fjalët “Nuk mundem” fillojnë të dominojnë fjalorin tuaj, është koha të kontrolloni intuitat tuaja. Nëse keni humbur krejt qëllimin përshkak të dyshimit në vetëvete dhe brengosjes, gjejeni, nënvizojeni dhe vendoseni në vendin e vet.

Dëshira juaj për të mbizotëruar sa më mirë qëllimin, peshon më shumë në negativitet. Jeni në luftë me vetvetën. Përderisa brendësia juaj arrinë të ketë sukses me superfuqitë mbi ankthet, ju do të mbeteni në një vend. Edhe pse ju dyshoni dhe mund të ndjeheni I barabartë me fuqi, mbani në mend se 54% e dëshirës peshon më shumë se 46 % të frikës. Teknikisht, është një fitorë për ju. Edhe pak vetbesim ju ndihmon.

2) Ju jeni I vlefshëm si qëllimet tuaja

Ju, lexues I Transformohu.com, jeni I mrekullueshëm, pashëm, punëtor, I shquar, elastic dhe mu meritoni për të arritur qëllimet. Ju jeni shumë më I ashpër se që mendoni se jeni. Nuk mund të ju them sa herë kam dëshuar njerëzit të thonë “ Oh zot, nuk e di a mundem ose duhet të bëjë këtë” ose “dëshiroj ta provoj, por frikohem se do të dukem budalla”. Kur thuani gjëra të tilla, ju I tregoni vetvetës se jeni I pavlerë, në përpjekën që mendoni se do të dështoni.

Dëgjoni: Të gjithë njerëzit kan të drejtë të provojnë më mirë. Nuk brengosem nëse jeni patologjikisht I trashë. Nuk brengosem nëse keni për ti humbur vetëm 5 kg. Nëse bëni plan për dijeta të mëdha, duke ndryshuar mënyrën e ushtrimeve, ndërruar palestrat, ose duke filluar më një trajner personal të ri, lëkundeni atë ankth. Mos e leni të fitoj.

Ju duhet të besoni në zemrën tuaj që jeni I vlefshëm në ëndrrat që ndjekni. Ndaluni së menduari se çfarë të tjerët mendojnë, bëjnë, ose thëjnë ndogjë që nuk ka lidhje me ate se çfarë bëni ju. Rrethoni dhe pranoni frikën për një çast, pajtohuni me te, lëreni të shkoj. Është më çlirim emocional që të mendoni se keni frikë, por ajo nuk shihet askund. Beso në vetvete dhe aftësitë tuaja, për të përparuar. Ta dini se nuk do të jetë e menjëhershme.

Heren tjetër ju po ushtroni ose keni ngecni me ndryshimin e mënyrë së jetesës, dhe për një çast thuani “Nuk e di, nuk mund ta bëj këtë. Nuk mund ta bëj këtë… Nuk mundëm..” Shtypni susten STOP. Mendoni mirë Do të befasoheni me ndryshimin në fuqi, forcë, dhe dëshirë pozitive që do të ndodhë. “Unë mundem” do të ju ndihmoj të ndjeheni I fuqishëm dhe mentalisht më I ashpër.

3) Jepini vetës një shancë të sinqertë

Së fundmi, një mik më ka thënë “Artor, kam qenë mirë për një muaj. Por më shiko duke rënë nga vagoni dhe humb përparimin tim. Ohh, paj”.

Hej! Mos flisni per vetën ashtu. Mos filloni me pritjet që nuk do t’I arrini sepse po tentoni t’a mbroni vetvetën nga zhgënjimi. Kur ta bëni këtë, ju vendosni vetën buzë një grope të madhe. Duhet të ngjiteni në një far mënyrë, kështu që mos lejoni pasigurinë të flas. Mësoni ta njihni, dhe shkundni. Bësoni në vetvetën. Besojini programit tuaj. Festo fitoret e vogëla që I shihni në pasqyrë dhe në shkallë.

Në pot ë njëjtën shenjë, ju kam premtuar që do t’a pësoni keq. Do të bëni gabime, humbni ushtrimet, dhe jepeni pas trajtimeve të vonshme. Planifikoni mentalisht dhe emocionalisht tani. Duke ja falur vetvetës dhe ripërtrirja janë elemente kyçe për të qenë I sukseshëm. Nuk ka rëndësi sa kohë keni ndjekur qëllimet tuaja, kam ushtruar dhe bërë shfaqje për 4 vjet e gjysmë dhe ende gaboj në baza ditore. Vetëm pse nuk ju shkohet një natë në palestër, nuk do të thotë që keni shkatërruar gjasat për sukses. Nuk jeni aspak të dëmtuar më shumë se ndonjë tjetër.

4) Krijo shoqëri më njerëz pozitiv

Sa njerëz negative ndikojnë në jetën tuaj? Nëse ju kujtohet vetëm një, është koha të ndryshoni shoqërinë.

Në vend se të jeni I rrethuar me negativitet, gjeni njerëz që janë duke kaluar nëpër ndryshimet e njejta që po kaloni ju. Ia kam dalë të shoqërohem me disa njerëz të shquar të cilët kanë çdo herë gjëra të mira dhe pozitive për të thënë. Mbështetja e tyre ka bërë ndryshimin në sukseset e mija. Flisni me njerëz që janë të lumtur dhe pozitiv dhe në gjendje për të parë dritën ne fund të tunelit. Zbuloni njerëz ambicioz dhe depërtues që janë të gatshëm për të ju ndihmuar. Me këso njerëz në shoqërinë tuaj, do të përfitoni edhe ju.

Njerëzit që arrijnë në jetë, do të ju marrin edhe juve drejt atyre arritjeve. Anasjelltas, njerëzit që ankohen dhe dorëzohen do të ju ndalin edhe juve. Largoni zemërimin, njerëzit negative dhe investoni kohë për të njohur njerëz pozitiv që besojnë në ju. Ju asnjeherë nuk do të shikoni prapa!

Përqafoni frikën me një përshëndetje “Lamtumirë”

Tani jeni gati. Gati për të marrur atë hap, provojeni atë shansë, dhe bëhuni ai që keni dashur. Asgjë nuk mund të ju pengoj përveç ankthit, frikës, dhe dyshimeve. Kur të keni mësuar sit ë luftoni me vetvetën, do të keni një jetë shumë më të lumtur dhe shëndetshme. Paçi fat të gjithë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!