Ka një oqean të tërë me informacione rreth vajit të peshkut, dhe mësoni më shumë për të mirat që ka vaji I peshkut.

Nëse ndonjëherë keni bërë hulumtim në lidhje me suplementët, keni parë informata të shumta për të mirat që sjellë konsumimi I vajit të peshkut në formë të suplementit.

Mund të tingëllojë qësharake por nuk ka asgjë më të mirë se ky suplementë I pabesueshëm. Ju intereson të dini më shumë? Bëhuni gati për pak shkollë. Do të ju tregoj për përparësitë dhe mangësitë e këtij suplementi dijetal shumë të njohur.

Të trashurit

Vaji I peshkut përmban acide yndyrore (EFAs) që kanë dëshmuar të sjellin një mori të mirash. Pasi janë më së shumti të hulumtuara dhe të rëndësishme, ne do të përqendrohemi në dy acided yndyrore Omega 3: EPA dhe DHA.

Këto acide etiketohen si të rëndësishme sepse ne kemi nevojë për këto acide për funksione të ndryshme, por trupi jonë nuk mund t’i prodhojë ato. Për këtë arsye, duhet t’i marrim ato përmes ushqimit ose suplementëve.

Përderisa ka një numër të suplementëve EFA, si liri dhe vajrat e tjera, vaji I peshkut është një nga burimet më të mira në dispozicion.

Për kënd është vaji i peshkut?

Suplementët e vajit të peshkut sjellin llojllojshmëri të gjerë me të mira për shëndetin. Për këtë arsye, ato janë jashtzakonisht të nevojshme për njerëzit në përgjithësi dhe mund të ndihmojnë çdo kënd duke filluar nga atletët deri tëk personat që qëndrojnë kryesisht ulur.

Bodibilderët dhe atletët e shohin vajin e peshkut tërheqës për shkak të të mirave që sjell kompozimi I tij në trup, por çdo kush që dëshiron të ketë shëndet më të mirë mund të jetë I interesuar në yndyrërat që gjenden në vajëin e peshkut.

1

Klasa për shkencë

Siç e përmenda, komponentet kryesorë të vajit të peshkut janë EPA dhe DHA. Në trup, EPA dhe DHA ruhen në qelizat dyshtresore fosfolipide për përdorim në të ardhmen. Nëse konsumoni mjaftueshëm EPA dhe DHA, mund të ndryshoni komponimin e yndyrërave që përbëjnë dy shtresa në qelizat tuaja. Kjo mund të ketë ndikim të thellë në proceset që I përdorin ato lipide të ruajtura(yndyrërat).

Më trajtim të veçantë është natyra e EPA dhe DHA si antioksidantë, I mprehtë dhe anti-inflamatorë. Pasi që ushtrimet intenzive dhe me pesha shkaktojnë rritjen në inflamacionin dhe oksidimin, të zvogëluarit e kësaj qështje mund të jetë përfituese për ju në përmirësimin nga rigjenerimi prej ushtrimeve. Kur zhvillohet, hulumtimet ende nuk kanë ekzaminuar këtë anë të suplementimit me EPA dhe DHA.

Ndoshta më interesante për njerëzit që po kërkojnë të zhvillojnë muskujt, suplementimi me EPA dhe DHA është sygjeruar për të mbështetur sintetizimin e proteinave në muskuj dhe kufizimin e shkatërrimit të proteinave. Kjo mund të ketë domethënie në më pak lëndime të muskujve dhe më shumë rritje të muskujve.

Tani mbani në mend se çfarë do të ju shpjegojë, sepse do të ju trëgojë “algjebër” për ju.

Matematika e muskujve

Formula e rëndësishme për rritjen e muskujve është rritja e indeve të buta, dhe baraspeshës së proteinave, që është shkalla e sintetizimit minus shkalla e degradimit. Pasi që EPA dhe DHA mund të rrisin sintetizimin dhe zvogelojnë degradimin, ato mund të ndriçojnë qirin dhe ndihmojnë në shtytjen për ndërtimin e muskujve gjatë ushtrimeve.

Përveç kësaj, EPA dhe DHA janë sygjeruar për përkrahjen e funksionimit të insulinës dhe rritjen e kapjës së glukozës dhe acideve yndyrore në qelizat muskulore. Kjo mund të ndihmojë në ndarjën e ushqyesve drejt muskulit dhe larg yndyrërave, duke përmirësuar komponimin në përgjithësi dhe sjellur më shumë fuqi për muskujt gjatë ushtrimeve.

EPA dhe DHA janë sygjeruar në rritjen e punës së zemrës dhe vëllimin e rrahjeve të zemrës, që mund të ndihmojë në mbështetjen e qarkullimit të shëndoshë të gjakut dhe performancë të ushtrimeve, edhe pse kjo nuk është ekzaminuar drejtpërdrejt.

2

Plotësohuni

Suplementë të ndryshëm të vajit të peshkut kanë përqëndrime të ndryshme të EPA dhe DHA. Për të përfituar nga komponimi I trupit dhe të mirat e metabolizmit të muskujve të këtyre dy acideve yndyrore, sigurohuni që konsumoni përreth 2-4g EPA dhe DHA të kombinuara për çdo ditë.

Ka dëshmi që konsumimi I vajit të peshkut me mish mund të rris reagimin anabolk ndaj mishit. Për më shumë, konsumimi I vajit të peshkut me mish mund të përmirësojë ngritjen e vajit të peshkut, edhe psë ky është arsyetim personal.

Vaji I peshkut- në veçanti EPA – ka dëshmuar të punoj në mënyrë sinergjike me HMB për të zvogëluar shkatërrimin e proteinave. Pasi që EPA mund të rrisë sintetizimin e proteinave në muskuj, ajo mund të jetë e nevojshme për t’a marrur me leucinë, BCAA ose Whey proteinë, që poashtu mbështet sintetizimin e proteinave në muskuj.

Natyrisht, që mund ta konsumoni vajin e peshkut me suplementët themelorë (siç për shembull janë multivitaminat).

Kërkoni vetëm për vaj të peshkut

Pasi që shumica e të mirave që sjellin nga marrja e vajit të peshkut janë nga përmbajtja e EPA dhe DHA, kërkoni për suplementët që përmbajnë përqëndrim të lartë të këtyre acideve yndyrore.

Vaji I peshkut pranohet mirë nga shumica e njerëzve, edhe pse pak njerëz mund të përjetojnë nga efektet anësore që shfaqen nga konsumimi I vajit të peshkut. Këto efekte anësore mund të jenë: gjakderdhja e jashtme nëse merrni doza të mëdha të vajit të peshkut – më shumë së çfarë ju është rekomanduar të konsumoni. Kjo ndodhë për arsye të aftësisë që ka vaji I peshkut të dobësojë trombocitet në përqëndrime të mëdha.

Një përqindje e vogël e njerëzve janë alergjik ndaj vajit të peshkut dhe nuk duhet t’a konsumojnë ate.

Ndoshta efekti anësor më I zakonshëm është vuajtja gastrointestinale nga konsumimi I vajit të peshkut. Shumë njerëz poashtu përjetojnë vjellje të pakëndshme kur të marrin kapsulla të vajit të peshkut. Nëse është e vërtetë, provoni ndonjë prodhim tjetër që ka kapsulla për zorrë te mbuluara që duhet të zvogëlojë rënien e efekteve që mund të shkaktojë vaji I peshkut.

Si çdoherë, këshillohuni më mjekun tuaj, para se të filloni të konsumoni ndonjë suplementë të ri.

Peshqit e pjekur

Peshqit janë burim I shkëlqyer I yndyrërave të rëndësishme, posaçërisht EPA dhe DHA. Edhe pse ju pëlqen zhytja në detin e thellë, marrja e vajit të peshkut në formë të suplementit është mënyra më e mirë për të përfituar nga të mirat e ndërtimit të muskujve dhe mirave shëndetësore të acideve yndyrorë.

5 prodhimet më të mira të vajit të peshkut

Optimum Fish Oil Softgels

NOW Ultra Omega-3

MRM Smart Blend

Controlled Labs Orange OxiMega Fish Oil

Source Naturals ArcticPure Ultra Potency Omega-3 Fish Oil

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!