Faqja e Internetit Transformohu, të cilën mund ta përdorni dhe të keni qasje në domenin www.transformohu.com, e cila është në pronësi të Kompanisë ”Transforohu.com” L.L.C, me adresë si në vijim:

Transformohu bart të gjitha të drejtat e autorit mbi logon Transformohu, duke i përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale për të gjitha imazhet vizuale me mbishkrimin apo logon e Transformohu Web-in tonë.

Transformohu.com bart të drejtat e autorit si dhe të drejtat tjera dhe për çdo riparaqitje të ndonjë informacioni apo kopjim, transmetim apo botim duhet patjetër të ceket që informacioni është marrë nga Web-i jonë, pasiqë ato janë në pronësinë ekskluzive të Kompanisë ”Transformohu.com” L.L.C.

Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme, të cilat përcaktohen në mënyrë të detajuar dhe të cilat kushte janë primare për hyrjën dhe kyqjen në Web-in tonë.

Kushtet e përgjithshme do të zbatohen sipas shitjës online në tërë territorin e Republikës së Kosovës apo te Shqiperise.

Transformohu ju informon se përshkrimi i çdo produkti, karakteristika e veçantë e tij si dhe çmimet e vendosura janë të vërteta dhe të sakta.

Transformohu rezervon të drejtën e ndryshimit dhe përditësimit të faqës së saj dhe se këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen edhe për porositë të cilat janë kryer para datës së publikimit.

Personat të cilët dëshirojnë që të bëjnë blerje/porosi online në faqën tonë duhet t’i përmbahen procedurës së rregullt, e cila është e përshkruar në faqën tonë.

Klienti është i detyruar për të dhënë të dhënat e tij të vërteta dhe të sakta personale për identifikimin e tij.

Çdo informacion i klientit rregjistrohet në sistemin e Brendit Transformohu dhe ato do të shërbejnë si provë e komunikimeve dhe porosive të bëra nëpërmjet webfaqës sonë.

Çmimet të cilat janë të paraqitura në skaj të çdo produkti janë çmime Neto me TVSH

Njëherit ju informojmë që për çmimet e përcaktuara për produktet tona nuk përfshihet kostoja e dërgimit të produktit në adresën e klientit, ne rastin kur produkti i blere eshte pakete fizike.

Transformohu bart të drejtën e ndryshimeve të çmimeve në çdo kohë.

Porosia e klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të personave përgjegjës të Brendit Transformohu.

Pagesat për çmimet e produkteve duke i përfshirë edhe taksat e dërgimit në adresën adekuate do të paguhen në momentin e kryerjës së porosisë.

Klienti mund të zgjedh mënyrën e pagesës së produktit me debit/credit kartele, paypal, në llogarinë bankare të Transformohu, ose me cash..

Ndërsa,  Klienti e merr përsipër që të konfirmoj identitetin e tij në rastin e marrjës së porosisë së dërguar nga ana jonë.

Në rastin e marrjës së porosisë Klienti duhet të nëshkruaj që ka marrë porosinë pa asnjë vërejtje dhe se nuk mund të kërkoj asnjë rimbursim apo modifikim të produkteve apo programit blere.

Rimbursimet mund të bëhen në çdo kohë deri në momentin kur klienti e pranon programin, kur produkti i programit është nën posedimin e klientit rimbursimet nuk mund të bëhen më.

Klikimi i “Pajtohem” me Termet dhe Kushtet e blerjes së produktit nga Transformohu.com nënkupton që klienti është “ligjërisht i lidhur me kontratë” të formës elektronike dhe se pajtohet me termet dhe kushtet e blerjes dhe përdorimit të produktit.

Në këtë rast, shpërndarja e planprogrameve të blera të Transformohu.com, botimi i tyre publik pa licensën apo lejen e Transformohu.com, shpërndarja e pa autorizume e produkteve të planprogrameve, apo kopjimi i formatit të programeve të Transformohut me qëllim të stërshitjes apo të shpërndarjes tek personat e paautorizuar rezulton me vepër të kundërligjshme e cila është e dënueshme me ligj deri në 120,000 euro dëmshpërblim.

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!