A jeni duke u përpjekur të ndërtoni muskuj me pak ose asnjë rezultat? Lexo për 5 shtojcat ushqimore që do të ju ndihmojnë të ndërtoni muskujt.

Shëtisni paksa nëpër faqen e Transformohu.com, dhe do të shihni plotë shtojca ushqimore që mund të ju ndihmojnë në rritjen e muskujve, por jo të gjitha shtojcat bëjnë punë për të gjithë njerëzit. Përshkak të natyrës së veçantë të të gjitha trupave tonë, disa atletë do të reagojnë ndryshe ndaj shtojcave të ndryshme ushqimore. Përshkak të këtyre dallimeve, janë një numër I shtojcave nga të cilat keni përfitim më të madh, do të nënvizoja 5 shtojca ushqimore që do të ju ndihmojnë për të rritur muskujt.

1) Kreatina

Kreatina shfaqet si substancë në qelizat e muskujve tanë, fillimisht përreth indit muskulor-skeletor ku afërsisht 95 % e kreatinës trupore mund të gjendet. Pjesa e mbetur ruhet në pjesë të tjera të trupit.

Ky metabolit natyral është riprodhuar si monohidrat kreatine për qëllime ushqimore dietale. Përdoret për prodhim dhe rregullim të energjisë së qelizave.

Përfitimet nga marrja e kreatinës janë:

  • Promovimi I indit muskulor të ligur
  • Rritja e vëllimit të qelizave muskulore
  • Rigjenerim më I shpejtë I muskujve pas ushtrimeve
  • Rritje e sintetizimit të glikogjenit
  • Rritje e intenzitetit të lartë të përformancës së ushtrimeve

Atletët preferojnë Kreatinën kur ushtrojnë me pesha dhe bodibilding, përshkak të ritmit të shpejtë që muskujt e ligur marrin masë më të shpejtë. Gjithashtu, për shumë është e lehtë të mos ju lejon të merrni kreatinë, sepse prodhohet në mënyrë natyrale nga trupi. Kur një atletë nuk merr këtë shtojcë ushqimore, nivelet e kreatinës në trup kthehen në shkallë normale brenda 3-4 jave.

Doza e këshilluar: 5-10 gram. Konsumoni gjysmën e e sasisë ditorë me racion ushqimor para ushtrimeve dhe gjysmën tjetër pas ushtrimeve.

2) Beta Alanine

Ky është një amino-acid I parëndësishëm që konsumohet nga trupi përmes ushqimit që është I pasur me proteina si psh mishi I pulës. Arsyeja që ky amino-acid e rrit performancën është përshkak të aftësisë së tij për të rritur nivelet ndërmuskulore të karnozinës. Kjo rritje e Beta Aminine përmes ushqimit sugjeron që nivelet e karozinës rriten deri në 60 % për një kohë prej 4 javësh.

Kjo është e rëndësishme sepse gjatë ushtrimeve intenzive trupi jonë mbledh sasi të lartë të hidrogjenit që shkakton pH të bie. Ky aciditet (acidi laktik) mund të shkaktojë lodhje të tmerrshme, duke zvogëluar performancën e muskujve se bllokon sistemin nervor që kontrollon muskujt, dhe mund të vie tek dështimi I muskujve për të performuar më tej ushtrimet. Duke mbajtur nivel të karozinës për marrjes se Beta Alanine, bodibilderi është I aftë të vonojë mbledhjen e hidrogjenit dhe aciditeti që më pas, vonon lodhjen e muskujve dhe dështimin e tyre për të përformuar ushtrimet.

Përfitimet shtesë nga Beta Alanine:

  • Përmirësim I qëndrueshmërisë
  • Përmirësim I forcës
  • Lodhje e përgjysmuar
  • Përmirësim I tretjes së ushqimit në trup
  • Bashkevepron në mënyrë të mirë me Kreatinën.
  • Rritje e performancës për atletët pavarësisht kohëzgjatjes së intenzitetit të ushtrimeve.

Doza e këshilluar: 2-3 gram para çdo seance të ushtrimeve është e mjaftueshme nëse jeni një peshëngritës profesional, dhe 2-3 gram shtesë pas ushtrimeve, ka treguar të ketë sukses në procesin e rigjenerimit.

3)Whey Protein

Ka qenë vazhdimisht e propozuar që peshëngritësit dhe trajnerët mund të përmirsojnë performancën dhe rritjen e muskujve nëse konsumojnë proteinë whey. Whey protein furnizon trupin me sasi të mëdha të proteinave me nivel të lartë të kalciumit, magneziumit, si dhe mineralet tjera që treten lehtë në formë të lëngshme.

Whey merret para dhe pas ushtrimeve për të përmisuar rigjenerimin dhe rivendosjen e muskujve. Nëse jeni të fokusuar në rritjen e muskujve apo humbjen e peshës, proteina Whey mund të shpejtojë rritjen e muskujve apo humbjen e peshës. Më poshtë gjeni disa përfitime nga marrja e proteinës whey.

Tretet lehtë

Trajnerët e peshave dhe atletët që nuk kanë aq kohë, konsumojnë proteinë whey, menjeherë pas ushtrimeve për të përfituar nga përbërësit e kësaj protein që shpejt thithen nga trupi. Përshkak se këtë përbërës përmbajnë një numër të vitaminave dhe mineraleve që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, kjo është një shtojce ushqimore e mirë për të gjithë ata që kanë një jetë të ngarkuar.

Lactose Intolerant

Ndokush që vuan nga lactose intolerant e din që shtrëngimet dhe jorehatia që sjell marrja e proteinës Whey çdo ditë. Proteinat Whey janë kryesisht të përbëra nga kombinimi I proteinave të vesë, sojës, dhe kazeinatit të kalciumit. Kjo do të thotë që nuk ka efekte anësore me prodhimet e qumshtit të pastër.

Përmirësim I rregullimit të muskujve

Kur të përfundoni një ushtrim me ngritje peshe intenzive ose një ngjarje sportive që trupi nevojitet të duket bukur. Në mënyrë për të arritur këtë, duhet të keni ushqim specifik. Proteina është e rëndësishme për ndërtimin dhe rregullimin e muskujve dhe vie së bashku me Whey protein. Kur merret menjëherë pas ushtrimeve, proteina shkakton një rigjenerim të shpejtë të muskujve.

Shtytësi natyral për oreks

Nëse konsumoni një dietë që ka proteina në nivel të lartë, mund të largoj urinë që ndjeni, duke bërë më të lehtë që të konsumoni me pak kalori pa vuajtur nga uria. Proteina whey, mund të jetë si zëvendësim I ushqimit ose si një ushqim I shpejtë në mës mëngjesit dhe drekës.

Amino acidet

Trupi jonë ka nevojë për sasi të proteinave cilësore dhe amino acide, në mënyrë që të funksionojë. Proteina Whey përmban sasi të mëdha të amino acideve, që ndihmojnë në sintetizimin e proteinave.

Metabolizëm I rregulluar

Të konsumuarit e sasive të mëdha të proteinave është si një mbushje me rryme e telefonit mobil. Kur konsumohet gjatë ditës, shërben si burim I energjisë për të mbajtur metabolizmin në nivel të lartë. Me një metabolizëm të përmirësuar ju djegni më shumë kalori dhe zvogëloni urinë.

Doza e këshilluar: Konsumoni 30-40 gram të proteinave Whey me rradhë. Më së miri është të konsumohet para dhe pas ushtrimeve, por mund të merret edhe si zëvendësim I ushqimit kur nuk keni se me çfarë të ushqeheni. Mos u bazoni shumë vetëm në konsumimin e proteinave, edhe pse janë të përsosura për tu marrë pas ushtrimeve, por prap se prap mundohuni të merrni sa më shumë proteina përmes ushqimit të rregullt.

4) Amino Acidet e degëzuara (BCAA)

Një shtojce tjetër ushqimore që përdoret nga peshëngritësit dhe bodibilderet është BCAA(Amino acidet e degëzuara) për të përmirësuar rezultatet nga ushtrimet. Nga 21 amino acide në trup, 3 njihen si BCAA: leucinë, izoleucinë dhe valinë. Këto të triat janë elemente kryesore të proteinës dhe kombinohen për të formuar 30% e muskujve skeletor në trup.

Trupi përdor BCAA për të ndihmuar në rigjenerimin e muskujve. Sikur proteina whey, BCAA shtyen përbërësit që indet muskulore të lejojnë përmirësimin e rigjenerimit të muskujve. Trupi do të përdorë BCAA gjatë kohës kur ju ushtroni, kështu që marrja e këtyre amino acideve, mund të ju kthejë të njëjtit përbërës të humbur gjatë ushtrimeve intenzive. Kjo shtojcë ushqimore zvogëlon dhimbjet nga lodhja e muskujve dhe përmirëson rigjenerimin e metabolizmit.

Ka disa dëshmi në të mirë që BCAA mund të ndihmojë në përmirësimin e kohëzgjatjës së ushtrimeve duke mbajtur muskujt të mbushur – diçka që ndihmon në mbajtjen e gjërave të rënda për një kohë të gjatë, si psh: çanta kur shkoni në male, notimi maratonik, ose ndonjë lloj ushtrimi tjetër I gjatë.

Doza e këshilluar: 3-5 gram pasi të zgjoheni në mëngjes, dhe 3-5 gram para dhe pas ushtrimeve.

5) Glutamina

Glutamina është e njohur për aftësitë për të ndalur dobësimin në indet muskulore gjatë ushtrimeve intenzive që mund të ndihmojë fuqi dhe kohëzgjatje të ushtrimeve. Ata peshëngritës do ta kuptojnë se mund të ngrisin pesha më të rënda për një kohë më të gjatë dhe ushtrojnë më shpesh. Shtyrja përpara e kufijve të muskujve natyrisht që inspiron trupin të prodhojë më shumë muskuj të ligur si kompenzim.

Glutamina poashtu ka një numër të përfitimeve që lidhen me marrjen e saj në formë shtojceje:

  • Ruajtja e indeve muskulore lejon që trupi të shkrijë yndyrëra shtesë, ashtu që sa më muskuj të ligur, trupi juaj ka një metabolizem më efektiv. Kur ushtroni për të humbur peshë, trupi do të shpërndaj muskujt kështu që është e rëndësishme të zvogëloni këtë humbje të muskujve.
  • Glutamina ka treguar rezultate pozitive me përmirësimin e sistemit imunitar në shumë njerëz që marrin ketë shtojcë ushqimore. Kur ju ushtroni intenzivisht, nuk vë stresin vetëm në muskuj por në tërë sistemin imunitar. Glutamina rigjeneron jo vetëm shëndetin në indet muskulore, por ushqen sistemin imunitar poashtu, duke u siguruar për një rigjenerim të shpejtë të trupit në tërësi.
  • Glutamina njihet për aftësinë për të përmirësuar rritjen e nivelit të hormoneve në trup. Ky është një fakt I rëndësishëm për të gjithë ata që fokusohen në ndërtimin e muskujve, ashtu që studimet kan sugjeruar që vetëm 2 gram glutaminash mund të nxisin rritjen e hormoneve.
  • Indet muskulore kanë nevojë per azot, dhe glutamine përbëhet nga përfafërsisht 20% azot, që e bën si furnizuesin më të mirë të indeve muskulor me azot. Kur rradhitet me agjentët tjerë për rigjenerimin dhe ndërtimin e muskujve si kreatina dhe proteina whey, ka një rritje të rëndësishme për të arritur qëllimet tuaja.

Doza e këshilluar: 5 gram pasi të zgjoheni nga gjumi; 5 gram pas ushtrimeve dhe 5 gram para se të bini me flejt.

Përfundimi

Natyrisht që rezultatet mund të arrihen gjithmonë pa këto shtojca ushqimore, por procesi I arritjes së rezultateve pa këto shtojca ushqimore është më I ngadalshëm. Këshilla ime për dijetën tuaj është ta vëni atë në vijë dhe ti jepni rëndësi të madhe. Do të befasoheni për të mirë se si trupi juaj do të reagoj ndaj ushtrimeve me pesha, kur ta keni vendosur në vijë kryesore dijetën tuaj.

Rezultatet që fitoni nga marrja e këtyre shtojcave ushqimore dallojnë, posaçërisht se çdo person ka ushtrime të ndryshme dhe nivele të ndryshme të intenzitetit të ushtrimeve. Nëse dijeta juaj është në vijë dhe ju ushtroni me intenzitetin më të madh, jam I sigurt që këto shtojca ushqimore do të ju ndihmojnë të kaloni në fazën tjetër.

Kur kërkoni për shtojce ushqimore për të rritur programin intenziv të ushtrimeve dhe filloni ndërtimin e shpejtë të muskujve përmes rigjenerimit të përmirësuar të muskujve dhe rritjes së përdorimit të këtyre shtojcave ushqimore, duhet të ju permbaheni këtyre top 5 shtojcave ushqimore: Whey, BCAA, Kreatina, Glutamina dhe Beta-Alanina.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!